Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Planet e njoftuara të zotit Trump për të zhvendosur 9,500 trupa nga Gjermania, një nga aleatet më të forta të Shteteve të Bashkuara, në Poloni dhe vende të tjera, kanë ngjallur zemërimin e zyrtarëve gjermanë dhe shqetësime në Kongresin amerikan për një tërheqje të mundshme nga skena botërore.
Në fjalimin e tij përshëndetës në ceremoninë e diplomimit të Akadamisë Ushtarake, Presidenti Trump u tha mbi 1,000 kadetëve që po diplomoheshin, të pozicionuar në mënyrë të tillë, që të respektonin distancën fizike, se detyra e ushtarit amerikan nuk është të rindërtojnë vende të tjera, por “për të mbrojtur, dhe mbrojtur me forcë vendin tonë nga armiqtë e huaj”.
“Po e mbyllim epokën e luftrave të pafundme”, tha zoti Trump. Nuk është puna e forcave amerikane “të zgjidhin konflikte të lashta në toka të largëta, për të cilat shumë njerëz as që kanë dëgjuar ndonjëherë”, tha ai.
Si president, zoti Trump ka tërhequr trupat nga Siria dhe u ka kërkuar aleatëve në gjithë botën të paguajnë më shumë për angazhimin e forcave amerikane për t’i mbrojtur ata.
Në një rast relativisht të rrallë kritike nga partia e tij, 22 anëtarë republikanë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Armatosura, i shkruan presidentit Trump, duke i thënë se shkurtimi i trupave në Gjermani, do të dëmtonte sigurinë kombëtare dhe do të nxiste agresionin rus.
Zoti Trump shkoi në West Point, në një kohë tensionesh me udhëheqës ushtarakë amerikanë lidhur me faktin nëse duhej të përdorej ushtria për të kontrolluar protestat kombëtare, pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, në duart e policisë më 25 maj.
Kreu i Shtatmadhorisë, Mark Milley tha të enjten se veproi gabim kur shoqëroi Presidentin Trump më këmbë nga Shtëpia e Bardhë në sheshin Lafayette aty pranë, që u përmbyll me presidentin duke pozuar me biblën në dorë para një kishe, pasi autoritetet përdorën gaz lotsjellës dhe plumba plastikë për të shpërndarë protestuesit.
Edhe Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper shprehu mendim të kundërt nga zoti Trump, lidhur me dislokimin ose jo të trupave në shërbim aktiv, për të fituar kontroll ndaj qyteteve ku mbahen protestat.
Zoti ka shprehur besimin tek Sekretari Esper dhe nuk u ka dhënë rëndësi komenteve të gjeneralit Milley.
Në komentet e së shtunës, Presidenti Trump e preku vetëm shkarazi debatin mbi padrejtësitë sociale në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kadetët ishin shembull i larmisë së Amerikës.
“Ju keni ardhur nga ferma dhe qytete, nga shtete të mëdha dhe të vogla, nga çdo racë, besim, ngjyrë dhe bindje. Por kur erdhët këtu, u bëtë pjesë e një skuadre dhe një familjeje, për t’i shërbyer me nder kombit amerikan”, tha ai.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SPANJË– Nga dita e nesërme, 15 qershor 2020, Europa do të rihapet pjesërisht duke i lejuar britanikët të udhëtojnë jashtë vendit për të bërë pushimet gjatë...
ATLANTA– Në mesin e pandemisë Covid-19 , Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me protesta masive kundër dhunës dhe diskriminimit të policisë ndaj qyteta...
RUSI– Në 24 orët e fundit, Rusia ka regjistruar 8.706 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të sëmurëve mbi 528 mijë, që prej fillimit të sh...
SHBA-Vrasja e një tjetër afroamerikani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkaktuar sërish tubime nga qindra njerëz për të vënë drejtësi.Në Atlanta, policia...
SHBA– Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një tjetër qytetar afroamerikan është qëlluar për vdekje nga policia. Mediat e huaja kanë shkruar se 27-vjeçari...
KOSOVË– Lindita, infektologe, dhe Murati kirurg i fëmijëve, kanë punuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë gjithë kohës së pandemisë.Frika e ...
AFRIKË– Pas vdekjes së Presidentit të Burundit, Pierre Nkurunziza, mediat e huaja kanë raportuar se mjekët kanë dalë në përfundimin se Kreu i parë i shteti...
KINË– Koronavirusi mesa duket nuk do të zhduket lehtë nga bota, ndërkohë që po vret ditë pas dite me mijëra njerëz. Pa asnjë rast me Covid-19, në Pekin jan...
Amerika është një nga vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,142,224 të infektuar dhe janë shënuar 117,527 viki...
ZVICËR- Ardian Shajkofci ka shpikur një pajisje autonome, e quajtur CoronaSense, e cila mundëson matjen e temperaturës së punonjësve ose vizitorëve. Pajisj...