LIVE UPDATES
Bota

Shqiptari në Zvicër shpik pajisjen, konsiderohet si shpëtim në luftën kundër koronavirusit

14 Qershor 2020, 07:28 Nga DOSJA
Shqiptari në Zvicër shpik pajisjen, konsiderohet si shpëtim

ZVICËR- Ardian Shajkofci ka shpikur një pajisje autonome, e quajtur CoronaSense, e cila mundëson matjen e temperaturës së punonjësve ose vizitorëve. Pajisja është e menduar për biznese, shkolla ose organizime për të parandaluar shpërndarjen e Covid-19. Shkencëtari i ri, në një intervistë për albinfo.ch flet lidhur me shpikjen e tij, rrugën e deritashme jetësore e profesionale si dhe ambiciet për të ardhmen.

Disa ditë më parë, ishit i ftuar në emisionin Forum për të folur rreth shpikjes tuaj të matësit termik për bizneset. Para se të hyjmë në thellin e temës, a mund të prezantoheni shkurtimisht, do të thotë të flisni rreth përvojës suaj por edhe për origjinën dhe historinë e migrimit të familjes suaj?

Pas përfundimit të shkollës së lartë në Saint-Maurice (Valis, Zvicër), kam kryer një Bachelor në bio-inxhinieri në EPFL (Lozanë, Zvicër). Pastaj kam filluar një doktoraturë në elektronikë dhe trajtim të sinjalit në fushën bio-mjekësore në EPFL dhe Idiap Research Institute (Martigny, Zvicer). Mendoj të përfundoj tezën e doktoratures në fund të këtij viti. Kam lindur në Martigny nga një babë me origjinë shqiptare dhe një nënë nga Fribourg-u. Babai është vendosur në Zvicër në 1987 dhe qëndron këtu nga 1987.

Cila është shpikja juaj. A mund ta përshkruani për lexuesit tanë?

Është një pajisje autonome, e quajtur CoronaSense, e cila mundëson matjen e temperaturës së punonjësve ose vizitorëve. Pajisja është e menduar për biznese, shkolla ose organizime për të parandaluar shpërndarjen e Covid-19. Ajo paraqitet si një kuti e vogël, e vendosur në këmbë ose kundrejt një muri ndaj të cilës përdoruesi paraqet ballin. Pas një sekonde, pajisja sjell një diagnozë duke krahasuar të dhënat e pranuara në një databazë të masave tjera dhe parametrave tjera siç është temperatura e mjedisit, moti, distanca mes aparatit dhe përdoruesit si dhe matjet e mëhershme. Është e mundur që të integrohen bexhet e hyrjes së kompanisë për njoftime personale.

Cila është risia dhe dobitë që sjell shpikja juaj? A është patentuar?

Është sistem i thjeshtë por efikas i cili përqendrohet në elementin më thelbësor, që është saktësia e diagnozës. Risi kryesore është ndjekja e personalizuar e temperaturave. Në fakt, për arsye të dallimeve fiziologjike, temperatura e trupit dallon në mes të individëve. Pajisja ime mundëson ruajtjen e një gjurme për secilin person dhe vendosjen e një nivelit të alarmit individual të temperaturës. Po ashtu, pajisja është e lidhur përmes valëve dhe mund të dërgoj njoftime përmes email, sms, mund të hap dyer ose të dërgoj alarme. Për më tepër, është e mundur nxjerrja e raporteve orare ose ditore. Funksione me komplekse janë të programueshme nga një bazë të kontrollit e cila është e thjeshtë për t’u përdorur. Nuk e kam patentuar sepse nuk kemi të bëjmë me një shpikje teknike në veti por një kombinim i besueshëm dhe i përballueshëm i teknologjive ekzistuese.

A është shpikja juaj e përballueshme nga pikëpamja e çmimit, për bizneset e vogla dhe të mesme?

Me çmim më të ulet se 800 CHF, është shumë e përballueshme nëse e krahasojmë këtë pajisje me të tjerat që janë në dispozicion (punonjësit e sigurimit ose kamerat termike që kushtojnë më shumë se 4000 CHF.)

Cili është rreziku i mundshëm edhe për punëtoret, nëse ua matim temperaturën kundër vullnetit të tyre? A mund të ketë konflikt të mundshëm me sekretin mjekësor dhe mbrojtjen e të dhënave personale?

Temperatura gjithmonë matet në mënyrë vullnetare sepse duhet të paraqiteni para pajisjes dhe të pritni një sekondë që të gjitha masat të kryhen. Edhe pse të dhënat e matura nuk kanë vlerë mjekësore të tyre (nuk merren nga një mjek), kam insistuar në konfidencialitetin e të dhënave. Në fakt, ato ruhen brenda kompanisë dhe jo në cloud dhe të gjitha llogaritjet bëhen nga pajisja dhe jo nga ndonjë shërbim të jashtëm. Prandaj nuk ka mundësi që të dalin të dhënat. Për më tepër, të dhënat e një bexhit mund të kriptohet për të garantuar anonimitet. Megjithatë, në disa situata, për shembull nëpër shkolla, do të ishte e dobishme që të vendoset një emër në matjen e temperatures.

A mbani raporte me kulturën dhe vendin e origjinës tuaj?

I mbaj përmes babait tim dhe lidhjeve të tij. Po ashtu, shkojmë në pushime në Kosovë dhe Shqipëri për të (ri)zbuluar kulturën e anës së babait.

A besoni se mund të punoni një ditë për kompani shqiptare?

Jam sigurisht i hapur për të punuar me biznese të të gjitha nacionaliteteve.

Cila është e ardhmja e karrierës suaj?

Prioriteti im, përveç prodhimit, zhvillimit dhe mirëmbajtjes së CoronaSense, është të përfundoj doktoraturen time në shtator. Pastaj, mendoj të orientohem ne industri por nuk e di a do të më çojë era në universin premtues por të pamëshirshëm të start-upëve apo në atë të kompanive të vendosura mirë.

(Marrë nga Albinfo.ch)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora adrian shajkofci shqiptari ne zvicer adrian shajkofci shqiptari ne zvicer

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet