LIVE UPDATES
Insights

‘Turp për ty dhe tutorin tënd’, ish-deputeti Azgan Haklaj ‘shpërthen’ kundër Ermal Mamaqit: Tropojën s’e kanë ba

30 Janar 2020, 07:28 Nga DOSJA
‘Turp për ty dhe tutorin tënd’, ish-deputeti Azgan Haklaj

TROPOJË- Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut shkruhet në Kanunin e Lek Dukagjinit. Tropojanët të hapën shtëpinë dhe zemrën, ju u cenuat nderin Mamaq.  Që në fillim të këtij reagimi desha të theksoj se Mamaqi as mamaqët, as ata që i kanë nxitur, tutori apo producenti politikë i mamaqëve, e ata që kanë bashkëpunuar me të nuk mund të fyejnë e turpërojnë Tropojën e tropojanët.

Tropoja është djepi i qytetrimit. Aty janë rrënjët dhe pikëprerja iliro- dardane 2000 vjet para Krishtit. Ajo shtrihet në prehër të Alpeve ku ngrihet Shkelzeni madhështor, qendra e Shqipërisë Etnike. Studiuesja Edit Durham thotë “Nëse doni të takoheni me perenditë e Eskilit shkoni ku takohet Drini me Valbonën”. E Drini me Valbonën takohen në Tropojë. Tropoja- Malësia e Gjakovës është djepi i Eposit  të Kreshnikëve. Aty Ajkuna vajtoj Omerin.

Eposi i Kreshnikëve duhet të ishte pranuar në Unesko përkrah Vedave Indiane, Eposit të Gilgameshit, Dioskurëve të Greqisë, Nibelungëve të Gjermanisë,  Këngës së Rolandit të Francës, Këngës së Sidit në Spanjë, por u sabotua qellimisht nga Ministria e Kulturës. Reagimi i zbehtë për aktin e shëmtuar, rrembimin e Lahutës nga serbët e deshmoj mësëmiri këtë. Tropoja është djepi i historisë kombëtare, kallzuesi më autentik i betejave për liri, çlirim kombëtar e demokraci. Nga aty e nisën turravrapin për në Besëlidhjen e Lezhës në vitin 1444 të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), Pal- Nikoll- Lek Dukagjini, Pjetër Shpani me të bijtë.

Tropoja ishte mbështetësja kryesore e kryengritjes popullore kundër Perandorisë Osmane, të udhëhequr nga Rilindasi Europian Pjetër Bogdani në vitin 1689. Aty shpërthyen kryengritjet kundër Perandorisë Turke e reformave të Tanzimatit, kryengritje të udhëhequra nga Binak Alija e Sokol Rama në vitet 1844-1845, të cilat i shkaktuan pushtuesve otomanë 1500 të vrarë duke i thyer keq në brigjet e Valbonës.

Kryengritjet e Malësisë së Gjakovës, Rrafshit të Dukagjinit kundër reformave centralizese të Tanzimatit në vitet 1839-1856-1876 që kishin si qëllim forcimin e pushtetit perandorak u pasuan nga Kryengritja e Pollogut në Maqedoni e udhëhequr nga Dervish Cara në vitet 1845 -1847, dhe Kryengritjet e Jugut të Shqipërisë të udhëhequra nga Zenel Gjoleka, Rrapo Hekali, Hodo Aliu në vitin 1847.

Këto kryengritje u shtypën me zjarr e hekur nga ekspeditat e ushtrive Osmane të udhëhequra nga Harejdin Pasha por kurrë shpirti liridashës i popullit shqiptar. Fati i Harejdin Pashës nënshkruhet fatalisht për të dhe ushtrinë e tij pushtuese në malet e Dibrës.

Nga Tropoja fluturuan si shqiponjë drejt Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Mic Sokoli, Zmajl Hyseni, Haxhi Zeka, Ali Ibra, Col Delia dhe mijëra luftëtarë drejt Gjakovës në aksionin për vrasjen e Ali Pashë Maxharrit dhe drejt Betejës së Nokshiqit në mbështetje të Jakup Ferrit, Ali Pashë Gucisë, Bajram Bali Nokshiqit, Kadri Bajrit, Çel Shabanit, Kajë Selmanit,( motrës së Zhuj Selmanit) për mbrojtjen e Plavë Gucisë.

Nga Tropoja e nisën turravrapin Haxhi Zeka e Bajram Curri drejt Lidhjes së Pejës “Besa- Besë”.  Tropoja u ba vatër e betejave kundër xhonturqëve në vitet 1908-1909-1910. Nga Tropoja u nisën si era maratonomakët e lirisë Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini drejt kuvendeve të Deçiçit të Ded Gjon Lulit, kuvendeve të Junikut e Shkupit, në Kryengritjen e Përgjithshme që do të kurorëzohej me shpalljen e Pavarësisë në Nëntorin e Dytë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorën historike nga Plaku i Urtë, Ati i Kombit Ismail Bej Vlora me 28 nëntor 1912.

Nga Tropoja fluturoi dragoi i Alpeve Bajram Curri në vitin 1920 drejt Kongresit të Lushnjes që sot kremton 100 vjetorin, ku u emërua ministër pa porofol i Qeverisë së Sylejman Delvinës. Në Bujan të Malësisë Gjakovës është organizuar Konferenca e Bujanit me dt 31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944 dhe u vendos bashkimi i Kosovës me Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore por u tradhëtua nga mamaqët bolshevikë shqiptaro- jugosllavë. Nga Tropoja e nisi fluturimin Shqipja Dardane Tahir Sinani, ( Komandanti i Njësitit Arbëri) drejt Kosovës, Preshevës, Shkupit, Kumanovës e Tetovës

Ajo ka qenë barrikadë e Invadorëve të shumtë, keshtjellë e pamposhtur, historikisht fushëmejdani e përcaktimit të fateve kombëtare, qysh nga kreshnikët e Jutbinës Muaji e Halili e Gjergj Elez Alia kundër krajlive të Serbisë dhe bajlozëve të detit, deri tek luftrat gjakatare me demat e terbuar të Kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviçi.

Shumë bijë të Tropojës e dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. E tutori i Mamaqit kuislingu, sivëllau i Petenit mytesarifi i Erdoganit Edi Rama u përpoq të ndajë trojet iliro-dardano arbërore për ti bërë sherbimin e fundit Gebëlsit të Millosheviçit Aleksandër Vuçiçit. Ky skenar ogurzi s’u lejua, kjo ëndërr djallëzore shterroj  në Samitin e Berlinit.

Kalorësi i Lirisë, dalëzotësi i Atdheut, dorëzani i Pavarësisë së Kosovës, Pashaporta Europiane e saj  Ramush Haradinaj ia doli ndonëse i vetëm të ndalë këtë plan djallëzor të pagëzuar si korrigjim kufijësh. Esat Pasha i Dytë, Bimbashi Rama nuk u ndal, shenoj aktin tjetër të tradhëtisë, sëbashku me sivëllaun Vuçiç krijuan miniShengenin Ballkanik, me qellim aneksimin e Kosovës, dhe krijimin e bajpaseve të Serbinë për daljen e saj në Adriatik e jetësimin e Jugosllavisë së re apo Serbisë së madhe.

Despot Rama pasi uzurpoj të gjitha pushtetet, invadoj të gjitha institucionet kushtetuese ashtu siç bënë mamaqët bolshevikë në Kongresin e Permetit 24 – 28 maj 1944 ku  ideuan shkatërrimin e Shtetit Modern Shqiptar. Slloganin bolshevik “Të gjithë pushtetin sovjetëve” e adaptuan “Të gjithë pushtetin komunisëve”. Kmerët e kuq me dhunë e terror pak muaj me vonë, menjëherë, sapo u çlirua Shqipëria instaluan diktaturën komuniste të Polpotit Enver Hoxha, atit shpirtëror të Mamaqit dhe tutorit të tij Edi Rama.

Kuislingu Rama me panternalizmin e tij që buron nga delirët satanikë pushkatoi Kauzën Çame, u përpoq të ndante Kosovën, e të shkëmbente trojet e shqiptarëve,  shiti asetet kombëtare, dhuroj pasuritë strategjike për interesat e tij utilitare me qëllim mbajtën e pushtetit me çdo kusht. Tani Mamaqi  po i shërben Padrinos në platëformën e tij denigruese si hakmarrje ndaj atyre që ia rrëzuan baballarët nga pushteti në vitet 90 e sot ju kanë bërë barrikadë në skenarët e tij për shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri e projektet djallëzore kundër Kosovës e Çështjes Kombëtare.

Ata po hakmerren ndaj Tropojës sepse nga aty nisi fluturimi i korifejëve të demokracisë Sali Berisha, Azem Hajdari, Besnik Mustafaj dhe qindra djemëve dhe vajzave, studentëve liberatorë, dallandysheve pranëverore të dhjetorit të vitit 1990 që sëbashku me uraganin popullor të Tiranës përmbysën  diktaturën komuniste të mamaqëve, formuan Partinë Demokratike dhe institucionalizuan pluralizmin, demokracinë e shtetin e së drejtës.

Nga Tropoja janë martirët Bashkim Mella, Halit Haxhia, Sabaudin Isufi, Krishti i demokracisë Shqiptare Lek Çokaj që dhanë jetën heroikisht për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, demokracisë, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Shqipërisë në vitin 1997 nga  dhuna, krimi e terrori i bandave të çaushëve, kateshëve, dardhëve, barëve  të Partisë të vetëpagëzuar si Rilindje të mbështetura nga armiqtë e Shqipërisë, me qëllim të realizimit të ëndrrës shoviniste të mbetur përgjysmë, ndarjen e Shqipërisë.  Mamaq, shkrimtari i madh Tolstoi na ka lanë një maksimë: “Nga malet e larta zbresin mendje të kthjellta. Në metropole lindin talente, në qytete lindin gjeni.”

E nga Jezerca, Shkelzeni, Maja e Hekurave, nga Alpet e Tropojës zbritën hyjnitë Nderi i Kombit Dervish Luzha e Rexhep Beli. Dua ti kujtoj Mamaqit dhe mamaqëve se Tropoja është vend i dijes, ajo zën vendin e parë në Republikë të numrit të arsimuarve me shkollë të lartë në proporcion me numërin e popullsisë.

Ajo krenohet me poetët, shkrimtarët dhe artistët e përkryer të skenës dhe ekranit, kengëtarët brilantë e baletmaestrat e shkëlqyer, akademikët, doktorrët e shkencave, gjeneralët e zotë, biznesmenët e suksesshëm, sportistët e talentuar, ku në të gjitha ballafaqimet kombëtare e ndërkombëtare janë vlerësuar me vende nderi. Qindra libra janë shkruar nga tropojanët e më to mund të bëhet një biblotekë mjaft e pasur. Prej dy dekadash në Tropojë shtrohet Sofra Dardane, Festivali Kombëtar më i madh i trojeve shqiptare.

Kjo sofër ka për meny këngët dhe vallet më të bukura shqipe. Ky Kuvend panshqiptar i artit tradicional për tre net ngjet në skenë rreth 1000 artistë, evokon historinë tonë të lavdishme dhe kthen Tropojën në kryeqytet të kulturës shqiptare, i dhuron publikut artëdashës tre net magjike.

Sapo erdhën në pushtet tutorët e Mamaqit e hoqën nga projektet shtetërore të ministrisë së kulturës dhe u përpoqën me të gjitha mjetet e mënyrat për ta penguar organizimin e këtij referendumi artistiko- qytetar, por në fakt kanë deshtuar me turp. Sofrën Dardane nuk ka termet që mund ta rrëzojë, cunam që mund ta shkulë, vullkan që mund ta mbulojë, tajfun që mund ta fshijë sepse ka mbështetjen e qytetarëve artëdashës tropojanë, të Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjerë, ka bekimin e vetë Zotit. z Mamaqi Kanuni i Lek Dukagjinit është monument kulture. Kur nuk ekzistonte Tirana që sot feston 100 vjetorin e shpalljes kryeqytet Tropoja kishte një korpus ligjor që sherbente si e drejtë zakonore.

Kanuni i anatemuar nga mamaqët e soji i juaj nuk inkurajonte e frymëzonte krimin, përkundrazi e parandalonte atë. Ai ishte Kushtetuta e Malësisë, kur nuk qeveriseshin shumë shtete përendimore, madje vetë Amerika. Na gjej Mamaq ku shkruhet trillimi juaj intrigues e denigrues e përbaltës. Turp për ty, për ata që të kanë sponsorizuar në marrzinë tënde dhe për ata që kanë rënë në kurthin tend. Tropojën nuk e kanë përbaltur dot krajla e zhupana, perandor bizantinë e sulltanë otomanë e po e baltos ti Mamaqi i Sulltan Ramës. Në Kanunin e Lek Dukagjinit shkruhet: ” Shtepia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Tropojanët të hapën shtëpinë dhe zemrën Mamaq. Ju u shpërdoruat mikëpritjen duke u cenuar Nderin. Nderi është më i shenjtë se vetë jeta.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog edi rama ermal mamaqi filmi i ermal mamaqit i love tropoja edi rama ermal mamaqi filmi i ermal mamaqit i love tropoja

Sondazh

Poll
Insights 26 Janar 2020, 18:30

A është Zamiri komunist?

TIRANË- Tellalli i Zamirit ka nxjerre sot disa fleterrufe ku nder te tjere me shpall edhe mua “neo-marksist”. Me neo-Marksist nuk besoj se Zamiri ka parasy...

Insights 25 Janar 2020, 15:27

Davos: Eshtë koha për veprim!

Mjaft më me fjalime. Kërkohet veprim. Asnjëherë në historinë 50 vjeçare të Forumit Ekonomik Botëror në Davos nuk janë shprehur kaq hapur dhe në mënyrë ra...

Insights 25 Janar 2020, 11:34

Koment: Merkel mbetet e varur nga Erdogani

GJERMANI-Opozita në Gjermani e ka të lehtë: Ajo mund të kërkojë nga kancelarja, Angela Merkel „fjalë të qarta“ kundrejt Turqisë. Këtë e kërkoi tani edhe politik...

Insights 24 Janar 2020, 12:16

Si të iket nga “kultura e korrupsionit”?

Emërimet politike, fenomeni i nepotizmit dhe korrupsionit, vazhdojnë t’i ngufasin institucionet e Kosovës dhe në përgjithësi shoqërinë, thuhet në raportet...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet