AktualitetSociale

DOSJA TËRMETI/ Shuarja e 51 jetëve, orët e ankthit dhe shpresa për t’i gjetur gjallë, historitë tronditëse të 26 nëntorit, lëkundjet që shuan shumë ëndërra

Fllimisht u raportua se një tërmeti 6.4 i shkallës Rihter kishte goditur vendit. Nga tërreni, në orët e para të ditës vinin informacione se kishte banesa të shembura dhe njerëz të lënduar.
Featured image of article: DOSJA TËRMETI/ Shuarja e 51 jetëve, orët e ankthit dhe shpresa për t’i gjetur gjallë, historitë tronditëse të 26 nëntorit, lëkundjet që shuan shumë ëndërra Monente nga tragjedia e 26 nentorit

SHQIPËRI- Errësirë, ende pa zbardhur dita e 26 nëntorit, akrepat e orës shënonin 03:55 minuta, gjithë Shqipëria e mesme u trondit nga disa lëkundje të forta sizmike, të cilat zgjatën 30 sekonda, ishin sekondat e tmerrit për shqiptarët. Banorët e qarqeve si Tirana, Durrësi, Kurbini u zgjuan të tronditur, braktisën shtëpitë, u vendosën nëpër makina, shumë të tjerë u larguan drejt julgindjes ose veriut të Shqipërië. Puna në redaksitë e vendit, në spitale, Polici, në sektorët e ushtrisë nisi atë mengjes vjeshte, me intesitet të lartë, ku në orët pasuese pati edhe ankth dhe dëshpërim.

Por çfarë kishte ndodhur?

Fllimisht u raportua se një tërmeti 6.4 i shkallës Rihter kishte goditur vendit. Nga tërreni, në orët e para të ditës vinin informacione se kishte banesa të shembura dhe njerëz të lënduar. Rreth orës 5 e 30 të mëngjesit u raportua për viktimat e para, tre jetë të humbura. Fatkeqësit numri i viktimave rritej nga ora në orë. Shqipërinë po e mbulonte trishtimi, zia dhe ankthi. Qeveria, shtet fqinje, aleatët, u ‘ngritën në këmbë’,në ndihmë shqiptarëve të prekur nga tërmet. Pas tre ditësh kërkimesh ekipet e kërkimit-shpëtimit, nga gërmadhat nxorrën të pajetë 51 persona, 47 u shpëtuan dhe mbi 900 të tjerë u plagosën. 27 nëntori u shpall ditë zie kombëtare. Deri më 31 mars është vendosur Gjendja e Fatkeqsisë Natyrore për qarqet Tiranë, Kurbin dhe Durrës. Ndërkohë vjon puna për akomodmn dhe mbështetjen për rreth 13 mijë përsona të prekur nga tërmeti.

51 viktimat, familjet që u shuan

51 viktima, të rinj, gra, burra, fëmijë, ky ishte bilanci i tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Familjet që patën më shumë viktima ishin Cara, Lala, Gregu, Çupi dhe Reçi. 8 anëtarë të familjes Lala humbën jetën në zonën e Kënetës në Durrës, pas shembje së vilës katër katëshe. Kristi Reci, e njohura tashmë si e fejuara e Gregor Ramës, humbi jetën bashkë me familjen e saj në pallatin 6 katësh që u shemb në Durrës. 3 anëtarët e famijes Gregu u shuan në Thumanë. Por jo vetëm kaq…

Emrat e 51 viktimave:

Në Durrës

1) Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2) Sahadete Lala 79 vjeç
3) Griselda Lala- 22-
4)Marjeta Lala 31 vjeç
5) Emilio Lala
6) Enis Lala 2 vjeç
7) Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë
8) Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit që u nxorr nga vila 4 kateshe në Kenetë
9) Diena Karanxha(Meçja) 30 vjeç.
10) Esiela Karanxha 8 vjeç
11)Roza Meçja – 59 vjeç nëna e Dienës që vdiq me vajzën 8 vjeçe nën rrënojë.
12) Bajram Hajdarmataj 54 vjeç (kryekomisari), Shembja e Kavalishencës Durrës
13) Sadik Qato 85 vjeç
14) Isa Abazi 32 vjeç
15) Shemsedin Abazi 36 vjeç
16) Flatar Zenelaj 64 vjeç
17) Eviola Brishka 28 vjeç – Balerina tek hotel “MiraMare”
18) Sotiraq Misha 41 vjeç
19) Kristi Reçi – 25 vjeçe
20) Eduart Reçi – 54 vjeç
21) Dolora Reçi – 49 vjeç
22) Klaus Reçi – 21 vjeç vëllai
23) Nafije Rexhepi 74 vjeç është nxjerrë nga rrënojat tek Pallati 2 Gjelat në Durrës
25) Xhulieta Gjonaj – e nxjerre nga rrenoojat tek Pallati “2 gjelat” ne Durres

Në Thumanë

26) Ariela Lala 4 vjeç
27) Selvie Lala 75 vjeç
28) Bukurie Leka 70 vjeç
29) Hasan Albert  Cara 18 vjec 
30) Almir Albert Cara 29 vjec
31) Erisa Albert Cara 25-vjeçe
33) Fatmira  Cara (nëna e tyre) 44 vjeç
34) Stela Cara (e fejuara e Almir Carës) 25 vjeç
35) Anthi Cara nusja e xhaxhait të Albert Carës
36) Sadajana Cara
37) Përllumb Greku 57 vjeç
38) Çelike Greku 57 vjeç
39) Saimir Greku 31 vjeç (babai, nëna dhe djali)
40) Sardi Çuka 18 vjeç
41) Fatmira Çuka 44 vjeç
42) Hajrie Vata 65 vjeç
43) Rolejt Vata 7 vjeç (gjyshja dhe nipi)
44) Hajredin Çupi 66 vjeç
45) Lutfie Çupi 55 vjeç
46) Klement Çupi (Klevis) 34 vjeç
47) Kastrito Cakoni 46 vjeç
48) Drita Cakoni 15 vjeç
49) Aderina Kabili 21 vjeçe (Shpëtoi nga tërmeti babai i saj Haxhi Kabili)
50) Suada Hysa 18-vjeç

Lezhë

51)Kristijan Preçi 26 vjeç – I sapodalë nga burgu

Kurbin

50.Ersid Hoxholli 32 vjeç u hodh nga ballkoni gjatë tërmetit në Kurbin. 51. Xhesika Biqiku 20 vjeç (ndërroi jetë në spitalin e Traumës)

Histortë prekëse, orët e ankthit dhe shpresa për t’i gjetur gjallë

Gjyshja e vdekur dhe nipi i gjallë në prehërin e saj

Momenti nga shpëtimi i fëmijës

 

Një nga historitë më të trishta të tragjedisë së 26 nëntorit ishte ajo e një voglushi të familjes Vata, që i përlotur u shpëtua nga ekpet e kërikmit-shpëtimit pak orë pasi tërmeti goditi vendin. Ai u gjet gjallë në prehërin e gjyshës së tij, Hajries Vatës 62-vjeç, cila kishte ndërruar jetë. Ky vogëlush mundi të shpëtonte, por humbi humbi jetën vëllai i tij Rolejt Vata, I cili u gjet i pajetë nga rrënojat në orën 00:30 të 28 nëntorit, dy ditë pas tërmetit

Jetët e humbura të familjes Gregu

Pëllumb Greku 57 vjeç, bashkëshortja e tij Çelike 57 vjeç dhe djali i tyre Saimir

Pëllumb Greku 57 vjeç, bashkëshortja e tij Çelike 57 vjeç dhe djali i tyre Saimir 31-vjeçar, humbën jetën nga tërmeti. Të vetmit që shpëtuan ishte djali i madh i familjes, i cili ndodhej në Francë dhe gruaja e Sajmir, që kishte shkuar bashkë me vajzën për vizitë tek prindërit. Në këtë familje humbën jetën shumica e anëtarëve dhe në varrim vajtonte e vetme gjyshja. E veshur me shami të bardhë dhe rroba të zeza, ajo shpërthu në vaj. “O djalë, të vishja teshat unë ty, nga më ike”, ishin fjalët e saj. Edhe rrëfimi i gruas së 30-vjeçarit,Klotildës,  i cili doli i gjallë nga rrënojat, por që ndërroi jetë pas disa orësh në spital, ishte trishtues. Ajo tregoi Sajmiri kishte aplikuar për vizë amerikane, për të shkuar në SHBA, që të fitonte më shumë për vajzën dhe se kshte shumë ëndërra të clat u shuan mëngjesin e 26 nëtort.

Dy fustane të bardhë i veshën nënë e bijë për në banesën e fundit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Diena Meçaj Karanxha dhe vajza e saj Esiela

Diena Meçaj Karanxha dhe vajza e saj Esiela, kjo e fundit vetëm 9 vjeç ishin dy viktima të tjera të tërmetit. Ato u veshën me fustan në bardhë dhe u përcollën për në banesën e fundit. Të dyja, në krahët e njëra-tjetrës u nxorën nga rrënojat të pajeta në një pallat të shembur 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në lagjen 18 në Durrës. Endërrat dhe jeta u tyre u prenë në mes. Nën rrënoja mbeti dhe nëna e Dienës, Roza Meçaj, e cila ndodhej me to në banesë kur ndodhi tërmeti.

 

Gregor Rama humbi njeriun e zemrës

Gregor Rama dhe Kristi Reçi

Mes personave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, ishte edhe njëriu i zëmrës së Gregor Ramës, Kristi Reç. Ishte vetë, djali i kryeministrit, i cili në rrjetet sociale, ndau këtë lajm të hidhur. Një postimet e fundit të tij për 25-vjeçaren, ai ka treguar se ndihet  hidhëruar.

“Zemra e një burri është shumë e ngjashme me detin, ka stuhitë e veta, ka tërheqjet e veta dhe në thellësitë e veta gjenden dhe perlat.”, shkruajti ai në një ndë rpostimet tij në Instagram. Gregu ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit të dashurës së tij, e cila u shua bashkë më famljen në këtë tragjedi. Edhe kryeministri Ed Rama foli publikisht për vdekjen e Kristi Reçit, ku ndër të tjera u shpreh: “Kjo humbje, thjesht e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën”.

Shuhën vëllezërt nga Kosova, kërkuan ndhmë nën rrënoja

Isa dhe Shemsedin Abazi

Isa dhe Shemsedin Abazi ishn dy vëllezërit nga Kosova, të cilët u gjetën të pajetë nën rrënojat e hotel “Tropikal” në Durrës, teksa ndodheshin për punë në këtë qytet. Të rinjtë kishin arritur të kërkonin ndihmë me anë të celularit, por pas mbi 10 orë nën rrënoja, ata nuk mundën të mbijetonin. Lanë pas fëmijët e gratë. Vite më parë, familja Abazi është prekur nga një tjetër tragjedi,pasi djali tjetër u godit për vdekje me thikë në Prishtinë.Tashmë në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë, i cili kujdeset për jetimët dhe kunatat e tij.

Famlja Lala që u shua, hezitim në minuatat e fundit për të dalë nga banesa

Amelia Lala, Sahadete Lala, Griselda Lala, Marjeta Lala, Emilio Lala, Enis Lala, Dionisa Lala, Ilir Lala.

Humbën jetën nga shembja e vilës 4 katëshe në zonën e Kenetës në Durrës Amelia Lala, Sahadete Lala, Griselda Lala, Marjeta Lala, Emilio Lala, Enis Lala, Dionisa Lala, Ilir Lala.  Vetmi i mbjetuar ishte Ramë Lala, vetëm 17 vjeç. Pas ceremonisë së varrimit të tetë anëtarëve të familjes,  vdiq nga hidhërimi edhe Fiqirete Lala, 64 vjeçe, e afërmja e tyre. Sipas fqinjëve, anëtarët e familjes Lala hezituan të dilnn nga banesa. Pas lëkundjeve të tërmetit të orës 02:00, ata ishin shprehur për fqinjët se fëmjet ishin të vegjël dhe nuk do të dilnin banesa. Viktimat nuk besnonin se mund të kishte sërish lëkundje të forta. Ata u mblodhën të gjthë në katin e dytë dytë banesës pas tërmetit të pare, aty ku në orën 03:44 humbën jetën.

Klement Çupi, 17 orë nën rrënoja, i buzëqeshur piu edhe cigaren e fundit

Klement Çupi

Klement Çupi dha shpirt 17 orë pas qëndrimit nën rrënoja. Gjatë qëndrimit nën gërmadhat e banesës së tij, ai bisedoi me ekipet e kërkim-shpëtimit, madje piu edhe cigaren e fundit dhe u nda nga kjo jetë.  “S’e ndjej gjysmën e trupit”, ishin fjalët e tij,  teksa fliste shpresonte të dilte gjallë nga ferri ku ndodhej.

Luani, heroi i heshtur i tërmetit

Luan Kapaj

Luan Kapaj ishte një nga zjarfikësit që qëndroi me orë të të tëra në krye të detyrës për të ndihmuar njerëzit që ndodheshin me gërmadhave. Gjatë punës Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, por Kapaj refuzoi maskën e oksigjenit dhe iu i rikthye punës. “Po të mos jesh ti mirë nuk ndërhyn dot njeri tjetër atje. qetësohu”, sihin thirrjet mjekëve ndaj tij. Ky i fundit pranoi, por është ngitur nga barela piu  pak qumësht dhe i është rikthyer punës. Me ato pak mjete, ai hoqi për orë të tëra, gurë dhe inerte dhe ishte një nga personat që shpëtuan 47 jetë njerëzish.

Masat e qeverisë shqiptare dhe orët e gjata të Ramës në terren, takimet me banorët

Numri i viktimave po rritej, zia po mbulonte Shqipërinë. Vendet fqinje dhe ato europiane u solidarzuan.Shqipëria nuk mund ta përballonte e vetme këtë tragjedi. Ekipet e para të kërkim-shpëtimit që mbërritën në vend, ishin ato kosovare. Atyre iu bashkuan ekpet e Kroacisë, Greqisë, Francës, Gjermanisë dhe shumë vendeve të tjera botës. Shqiptarët kudo në botë u solidarzuan, duke dërguar veshje, ushqime, apo edhe ndihma financare për të prekurit. Rama deklaroi publikisht se e vetmja faqe ku mund të dhuroje para,  ishte e-albania.dhuro. Ndërkohë nisin edhe puna në terren me banorët që kishin ngelur pa një strehë. Fillimisht shumë prej tyre u akomoduan në çadra, e më pas vendosën në hotelet e vendit, pronarët e të cilëve hapën dyer për të prekurit.  Rama ka premtuar se me nisjen e Viti të Ri, të gjithë të prekurit, banesat e të cilëve, janë cilësuar nga ekspertët si të pabanueshme, do të zhvendosur në banesa të reja, të marra me qera. Qerja do të paguhet nga shteti, deri në momentin që banorët të futen në shtëpitë e rindërtuara.

Për afro një javë pas tërmetit, çdo mëngjes në orën 7:00 mblidhte qeverinë dhe jepte urdhrat për ministrat. Tashmë me propozimin e Kryeministrit është vendosur edhe Arben Ahmetaj si ministër për Rindërtim dhe njëkohësisht është krijuar edhe Komiteti i Rindërtimit. Nuk kanë munguar edhe pjesëmarrja e Ramës në konferencat me donatorë të huaj, si ajo e Turqisë, ku kërkoi ndihmë për tërmetin. Po kështu më fund të janarit në kryeqytet do të zhvillohet konferenca e donatorëve të huaj, ku pritet të mblidhen ndihma për Shqipërinë. Deri në mes të janarit pritet të publikohet nga qeveria fatura e saktë e dëmeve nga tërmeti.

Kryeministri Rama, zhvilloi edhe takme maratonë në terren, ku pati përplasje, debate por edhe humor me banorët e prekur. Pa nga afër situatën katastrofike dhe u njoh me problemet e banorëve. Shpesh bënte thirrje që të mos përhapej panik.

Ultimatumi i Ramës për ndërtuesit, arrestimet e para

I prerë, Rama disa herë në mbledhjet e qeverisë u bëri thirrje ndëtuesve që duhet të merrnin përgjegjësitë për dëmet e tërmetit. Rama iu bëri thirrje atyre që të paraqiteshin sa më parë pranë Shtabeve të Emergjencave për të bërë një deklaratë për të marrë përsipër riparimet e pallateve. Ai tha që që të mos hezitonin, pasi më vonë do të përballen me ligjin. Ndërkohë theksoi se të gjithë ata që kishin bërë shkelje në ndërtimet e godinave, do të hetohen dhe nëse ka shkelje do të çohen në qeli.

Pak ditë pas tërmetit, nisën edhe arrestimet e para. “Arrest në burg”, kjo është masa e sigurisë së dhënë për 9 të arrestuarit për tërmetin. Në qeli janë:  Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, Albrend Qetka,specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës,  Kujtim Hasa,  shefi i shërbimeve të Kavalishencës, Kujtim Hasa, drejtor i Kavalishencës.Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy shtetas nga Kosova, Defrim Celami, specialist,Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive.

Shto Koment