All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Dosja ‘Taçi’, Salianji: Keni pasur kontakte me përfaqësues të mafies italiane?

23 Nëntor 2021, 10:27 Nga DOSJA
Dosja ‘Taçi’, Salianji: Keni pasur kontakte me
All - Paragraf - 1

TIRANË-Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë, deputeti i Partisë Socialiste Ervin Salianji ka kërkuar sërish informacion për përgjimet që kanë të bëjnë me dosjen ‘Taçi’. Ai pyeti dejtorin e parandalimit të pastrimit të parave nëse kanë pasur kontakte me përfaqësues të mafias italiane, Cosa Nostra.

DEBATET:

Salianji: Zonja zv.ministre tha Shqipëria është në zonën gri sikur të jetë arritje. Për ta kuptuar ne dhe publiku çfarë do të thotë që Shqipëria është në monitorim të shtuar, për shkak të arritjeve të qeverisë apo dështimeve dhe kthimit në një vend që është destinacion për pastrimin e parave. Një pyetje për drejtorin, ka raporte dhe publikime në media ku flitet për para të pajustifikuara në bumin e ndërtimin e Tiranës. Shumë e cilësojnë Tiranën si lavatriçe të parave të pista, a keni të dhëna, a ka hetime për këto raportime në media? Nuk ka nevojë për raportime se duket qartë në sytë e të gjithëve. Drejtori i parandalimit të pastrimit të parave është në konflikt që emërohet nga ministri? Ju personalisht keni pasur kontakt nga përfaqësues të mafias italiane, Cosa Nostra, apo nga ministri apo zv.kryeministri për të lehtësuar pastrimin e 18 mln eurove të raportuara në media nga fashikulli gjyqësor i anti-mafias italiane? Ky projektligj është i kërkuar edhe nga partnerët, a keni të dhëna si është sot situata?

Elvis Koçi:(Drejtori i parandalimit të pastrimit të parave): Shqipëria është në listën gri për efektivitet jo për mungesa ligjesh. Matja e efektivitetit kryhet përmes 12 fushave. Duhet të përmbushim tre fusha, e para ka lidhje me mbikëqyrjen. Përmirësimi i mbikëqyrjes së disa profesioneve të lira. Janë miratuar në Parlament ndryshimet për ligjin për noterin. Ka pas një ligj për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, që besoj do kthehet në Parlament. Janë përmirësuar rregulloret e brendshme të autoritetet mbikëqyrëse të ndryshme. Ka përmirësim pjesa e hetimeve dhe dënimeve për pastrim parash. Rezultatet janë pozitive dhe besoj do vazhdojnë edhe këtë 4 mujor. E pjesa është pjesa e sekuestrimeve dhe konfkismimet, sekuestrimet janë në nivele të kënaqshme. Do demonstrojmë që është konfiskimet janë në nivele të mira dhe besoj do konfirmohemi nga ekspertët dhe do dalim nga lista gri. Ekspertët japin mendimin e tyre në janar, duhet të konfirmohet mendimi i tyre dhe të planifikojnë një vizitë në vend, dhe në Plenaren e qershorit shpresojmë të marrim zyrtarisht daljen nga lista gri. Sa i përket bumit të ndërtimeve nuk kemi bërë matje, por ka një bum ndërtimesh në gjithë botën, edhe në Amerikë dhe Evropë. Sa i përket emërimit të drejtorit, në ligj bëhet me propozim të ministrit dhe me vendim të Këshillit të Ministrave. Ata që emërohen me VKM nuk janë nëpunës publik.

Naço: Do ju lutesha bëjini pyetjet me shkrim dhe jo të ndërhyni sa herë të doni ju.

Xhaferraj: Kjo është puna jonë, për pyetje për ripyetje.

Naço: Sa herë ta merrni fjalën do tju ndërpres mikrofononin. Sa herë e merrni fjalën sikur është kooperativë… Nuk mund ta merrni fjalën sa herë të doni ju.

Xhaferraj: Je kryetar komisioni nuk je pedagog këtu të japësh përgjigje.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ervin salianji komisioni i sigurise 23 nentor 2021 ervin salianji komisioni i sigurise 23 nentor 2021

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet