Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Akademiku Rexhep Qosja ka shkruar sot se mediet kosovare, si T7 dhe gazeta “Express” e disa portale të tjera janë duke propaganduar botërisht urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë, më shumë sesa ç’kanë bërë dikur zyrtarë të Serbisë. Përmes një postimi në Facebook, Qosja shkruan se: “Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!” Ndër të tjera Qosja thekson se institucionet e larta në Kosovë, duhet të marrin masa, pasi sipas tij kjo mund të sjellë pasoja të rënda mes Tiranës e Prishtinës.
POSTIMI I PLOTË I REXHEP QOSES:
URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA
As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.
Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!
Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.
Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!
Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!
Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore. Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!
(a.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ditën e sotme Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së B...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me aleatët duke kërkuar edhe njëherë zgjedhje të parakohshme. Para mediav...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka depozituar sot një padi shtesë për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një reagim në Facebook, t...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës në zonat e prekura nga tërmeti në Durrës, që kanë nisur dhe rregullimin e dëmeve. Rama ka thënë se zona...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot zonën e plazhit në Durrës, e cila ndodhet në fazën e parë të rindërtimit të godinave që u prekën nga tërmeti ...
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje zërat për shpërndarjen e Parlamentit. Në një reagim në Facebook, Blushi shkrua...
Korçë- Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve nga Korça, teksa u pyet nëse Ilir Meta mund ta shpërndajë parlamentin, tha se kjo është absurd...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shfaqur krenarinë e tij përpara socialistëve në grupin ku komunikojnë të gjithë në “Whatsapp”, për paratë që u mblodhën në...
BRUKSEL- Shqipëria ka arritur që të mbledhë 1.15 miliardë Euro nga Konferenca e Donatorëve, ku një pjesë e madhe e tyre janë hua. Ambasadori i Bashkimit Evropia...