LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Basha flet pas takimit me Metën: Më bindi që po bëhet grusht shteti, s’ka forcë në tokë që ndal rrotacionin pol

18 Shkurt 2020, 11:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Basha flet pas takimit me Metën: Më bindi që po bëhet

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me aleatët duke kërkuar edhe njëherë  zgjedhje të parakohshme. Para mediave Basha tha se rrotacioni politik dhe ardhja në pushtet e opozitës është e pashmangshme.

Në fjalën e tij kreu i PD ka folur dhe për takimin me Metën, duke thënë se e ka njohur me prova dhe fakte tronditëse  të kapjes së institucioneve nga maxhoranca. Njësoj si Presidenti dhe Kreu i PD ka thënë se po tentohet që të bëhet një grusht shteti. 

DEKLARATA E PLOTË

Zoti Basha keni zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin e Republikës, ndërsa tani mblodhët në selinë e PD, aleatët tuaj. Çfarë diskutuat?

Lulzim Basha: Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së zyrtarëve të lartë të maxhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E kemi thënë, dua ta përsëris, kapja e Gjykatës Kushtetuese është objektiv i Edi Ramës. Edi Ramës i duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur dhe liruar kriminelët, me të cilët ka marrë pushtetin. I duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm që është produkt i bashkëpunimit të tij me krimin dhe është investuar në mënyrë të hapur dhe kriminale për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ky është, ashtu siç e cilëson edhe Presidenti i Republikës një grusht i pastër institucional, një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me të vërtetë me ushtri dhe me tanke, por bëhet me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë. Ndaj, ne kemi diskutuar gjerësisht për këtë dhe për të tjera hapa të maxhorancës në shkelje të Kushtetutës, të cilat bëhen për të rrezikuar të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë dhe për të favorizuar krimin dhe kriminelët. Dhe dua t’ju them se ne kemi një papajtueshmëri të plotë me këtë zhvillim dhe do të marrim çdo vendim si opozitë, duke i bërë thirrje çdo qytetari, përtej bindjeve politike, që hapa të tillë që shkatërrojnë themelin e demokracisë, Kushtetutën, të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe me rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie Kushtetuta, bie garancia elementare, çdokush është i rrezikuar, çdo prind, çdo fëmijë, i punësuar në administratë apo në sektorin privat, student apo pensionist, të drejtat e tyre janë të rrezikuara.

Dua të shtoj se ky nuk është një zhvillim surprizë. Ky zhvillim vjen në gërmadhat e një demokracie të asgjesuar në një vend pa parlament, me një parlament ilegjitim, në një vend pa pushtet vendor. Prandaj, dua të konfirmoj vendosmërinë tonë për të ndjekur pikë për pikë udhërrëfyesin e Europës, udhërrëfyesin gjerman për daljen nga kriza, me zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më parë, të cilat mund të arrihen duke përfunduar reformën zgjedhore dhe duke iu dhënë shqiptarëve besimin dhe mekanizmin se këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të garantojnë që problemet që e kanë sjellë vendin deri këtu, të mos manifestohen më.

Zoti Basha, ju thatë që qytetarët duhet të refuzojnë shkeljen e Kushtetutës. Nga ana tjetër edhe institucioni i presidentit sot foli për shpërndarje të parlamentit. Mund të na thoni çfarë po u kërkoni qytetarëve? Të dalin, të bashkohen, po i thërrisni në protestë, sepse keni një pikë bashkimi me Presidentin dhe jo vetëm tek grushti i shtetit?

Shikoni, për ne ky parlament është shpërndarë. Më 18 shkurt të vitit 2019 për ne ky parlament është shpërndarë, nuk ekziston më. Dua ta them fare qartë. Çdo ligj i këtij parlamenti i ndërmarrë nga një maxhorancë ilegjitime dhe në mungesë të një Gjykate Kushtetuese për ne është nul dhe void, është i pavlefshëm. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhja. Njerëzit presin zgjidhje dhe kjo zgjidhje nuk mund të jetë thjesht kalkulim i partisë sime apo i koalicionit opozitar, sepse mendoj se të gjithë e kanë të qartë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Rotacioni është i pashmangshëm. Gjithë beteja e oligarkisë, kriminelëve dhe Edi Ramës, është ta fusë rrugën drejt rotacionit të pashmangshëm në labirinte që ta zgjasin ose mundësisht ta shmangin. Ne nuk do ta pranojmë këtë. Nuk do të ketë forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin, ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve. Natyrisht, që detyra jonë është që të angazhojmë të gjithë qytetarët për këtë ndryshim. Për këtë arsye po veprojmë në disa rrafshe: rrafshi i pare, që ju e keni parë, është të jemi me ta, t’i dëgjojmë drejtpërdrejtë. Sepse mbi bazën e një shkëmbimi të tillë do të kemi dhe propozimet tona për daljen nga kriza, e cila sot ka rrezikuar bukën e mbi 50 përqind të shqiptarëve. 1 në 2 shqiptarë është sot nën kërcënimin e urisë kronike, pra nuk ka mjaftueshëm para për të blerë bukën e gojës. Në të tjera rrafshe, si është shëndetësia, arsimi, tashmë dhe siguria publike që është përtokë, sepse ditë për ditë ka atentate mafioze. Sepse krimi është më i fortë se kurrë, për arsyen e thjeshtë, sepse krye-KÇK është Edi Rama me qeverinë e tij. Dhe natyrisht, të shtyjmë përpara procesin për të cilin kemi një bashkëpunim dhe një bashkërendim me partnerët tanë perëndimorë. 9 pikat e Bundestagut janë të panegociueshme. Të panegociueshme nga BE, të mbështetura nga SHBA. Ka një opozitë të bashkuar që padyshim sot është maxhoranca morale, e cila po shtyn në realizimin e këtyre pikave, edhe për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë, edhe për t’i dhënë fund krizës politike, edhe për t’i dhënë fund krizës ekonomike. Dhe këtu ne nuk do të lejojmë asnjë forcë, sado e motivuar të jetë, siç është i motivuar krimi i organizuar që do të ruajë privilegjet, do të ruajë qindra milion euro të trafiqeve të drogës. Siç janë të motivuar oligarkët, një grusht njerëzish të cilët po e vjedhin këtë vend. Dhe siç është i motivuar ai që i ka sjellë këta në sofrën, në tepsinë e pushtetit, kreu i qeverisë dhe qeveria e tij. Kjo është sot kontradita: A do jetë Shqipëria e tre milion shqiptarëve apo 2 milion e gjysmë sa kemi mbetur pas eksodit që ka shkaktuar Edi Rama, apo Shqipëria e 12 oligarkëve, hajdutëve dhe Edi Ramës?

Po jua them qartë dhe prerë: ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët. Unë do të vazhdoj t’i dëgjoj ata dhe pas kësaj do të shpalosim ofertën tonë. Ne do të bëjmë gjithçka të garantojmë një proces zgjedhor përmes një reforme zgjedhore, për të cilën jemi tërësisht të angazhuar, por nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rotacionin. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Ia kam thënë para një muaji, po ia përsëris: nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin. Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, për hir të stabilitetit, për hir të këtyre familjarëve, fëmijëve të tyre, duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët. Boll kanë paguar kosto, 30 vjet kosto rotacion pas rotacioni. Do të bëj gjithçka që kjo të vijë me koston më të vogël për shqiptarët. Por bashkimi ynë do të jetë i madh. Do të jetë i pandalshëm. Do t’i tregojë vendin secilit prej asaj duzine të qelbur hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë se me makinacione dhe me paratë e krimit do të ndalin rotacionin. Rotacioni është i pashmangshëm.

Basha pati një takim me Presidentin Ilir Meta paraditen e sotme në Presidencë, ku sipas zëdhënësit të kësaj të fundit, Tedi Blushi u diskutua mbi ngjarjet të cilat, Meta i quan skandalet e fundit anti-kushtetuese. Më tej Blushi shtoi se Meta ka bërë të qartë se do bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe shpartalluar grushtin e shtetit dhe do japë përgjigjen shembullore për këdo. 

(F.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet ilir meta lulzim basha rotacioni politik takimi meta basha basha mbledh aleatet ilir meta lulzim basha rotacioni politik takimi meta basha

Sondazh

Poll
Politike 18 Shkurt 2020, 10:49

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim kreun e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha. Takimi është bërë publik nga zëdhënësi i Presidentit dhe...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës