LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-Politika 2021, PS bën histori dhe skandale, opozita e përçarë, faktori Berisha

30 Dhjetor 2021, 16:32 Nga DOSJA
DOSJA-Politika 2021, PS bën histori dhe skandale, opozita e

TIRANË– Viti 2021 ishte një nga më të bujshmit në sferën politike, por nëse mendoni se e kemi fjalën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, jeni gabim! Flasim për balanca të prishura, aleanca të kthyera në armiqësi, e një dorë të hekurt nga Amerika që tranzon kënetën e poltikës në vend, duke dikutuar ndryshime të mëdha që priten në vitin që vjen. Padyshim që shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha ka zbehur çdo lëvizje tjetër politike në vend, duke lënë pas dore edhe çështje të tjera të rëndësishme, siç është për shembull shkatërrimi i aleancës mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, varkë që kur u “mbyt” mori me vete edhe presidentin Ilir Meta. Dosja.al ka zgjedhur që këtë fundvit të përmbledhë një rezyme të gjitha zhvillimet më të rëndësishme, duke parashikuar edhe të ardhmen që na pret, por që me aq sa historia ka treguar; vetëm në politikë nuk mund të bësh parashikime.

ZGJEDHJET PARLAMENTARE- 25 prilli, PS krijoi histori, PD-LSI nuk funksionuan

Pandemia nuk ndali asnjë nga palët politike që të ndiznin motorrat si kurrë më parë! PS kërkonte që të bënte histori me mandatin e tretë, që nuk është marrë deri më sot nga asnjë forcë politike në Shqipëri, ndërsa nga PD-LSI, të dyja së bashku, por me lista të ndara kërkonin rotacionin dhe rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Por nuk ndodhi! PS, pavarësisht të gjithë kontestimeve dhe skandaleve me vjedhjen e votave që u vërtetuan edhe nga misioni i OSBE në Shqipëri, sërish socialistët do të udhëheqin vendin për 4 vitet e ardhshme! Të paktën në letër. Me 74 karrige në Kuvend, maxhoranca ka fuqi të plotë për të kaluar ligje edhe pa opozitën që është më e përçarë se kurrë. Por PS këto zgjedhje nuk kishte përballë vetëm opozitën, por edhe presidentin Ilir Meta, aq sa Rama anashkaloi nga çdo përplasje publike rivalin e tij kryesor Lulzim Bashën, duke u marrë gjerë e gjatë me Metën. Duke nisur që nga akuzat për shoqërimin me persona që sipas Ramës kishin hesape të hapur me “OFL-në”, deri tek paralajëmrimet e Metës se votat do të mbroheshin me sfurqe, palët nuk pushuan për asnjë moment. Provokimi i Ramës dhe siguria e tij se do të fitonte edhe mandatin e tretë, bënë që Meta të vendoste një bast të fortë për karrierën e tij politike, që ende nuk e ka mbajtur.

Nëse Rama merr mandatin, unë lë timin në Presidencë,”-tha kreu i shtetit por tani kur kanë kaluar disa muaj, ende qëndron në detyrë, duke lajmëruar se do të jetë deri më 2022. Aq e fortë ishte përplasja mes palëve, saqë Meta u “përplas” edhe me ambasadën amerikane! Pretendimet e tij për eliminime, duke zgjedhur dhe lokacionin (mali me Gropa) bënë që ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, t’i “tërhiqte veshin”, duke vendosur paqen me zor mes tyre. Ndërkohë që paralelisht, bashkë me kolegun e saj, Luigi Soreca shkonte qendër më qendër votimi e më pas numërimi për të parë nga afër si po ndiqej procesi. Mesazhi ishte i njëjtë: Tom Doshi të mos futet në Kuvend! Në fund “ultimatumi” u plotësua, por pa e ditur që shumë shpejt do të vinte i radhës, tashmë për kahun tjetër politik, duke paralajmëruar edhe shumë të tjerë më pas.

Ndërkohë që Basha bënte fushatë, e njëkohësisht reklamonte librin e tij “Misioni im”, Rama hyri në garë me shumë “ushtarë” më pak. Pandemia e koronavirusit i mori jetën kandidatit për deputet në qarkun e Fierit, Bashkim Finos, ndërsa me kryebashkiakun Dritan Leli, u kap vetë!

“Zhduku mos të të shoh në Bashki!,”-është mesazhi që Rama i dërgoi personit që i besoi Vlorës, pasi ky i fundit nuk pranoi që të garonte për zgjedhjet parlamentare. Por rezultoi vendimi i gabuar! Rama u kujdes vetë personalisht që të degradonte në çdo cep të Vlorës figurën e tij, duke i lënë vetëm karrigen, e asgjë tjetër. Palët duket se i kanë ndarë rrugët “për mort, e dasmë”, pa mundësinë e një shlyerje dëmi! Megjithatë Rama i zëvendësoi shpejt humbjet! Nga “gjiri” i Lëvizjes Socialiste për Integrim mori dy persona me ndikim absolut në Durrës e Berat. Nasip Naço iu bashkua skuadrës së Blendi Klosit, duke fituar bindshëm Beratin, ndërsa Lefter Koka në Durrës u kujdes që socialistët të ruanin rezultatin…Megjithatë në fund pas arrestimit nga SPAK, i mbeti Ramës si “dopio 6-a” në dorë.

INCIDENTET NË ZGJEDHJE? Sigurisht, jemi në Shqipëri!

Zgjedhje dhe qetësi janë dy fjalë që nuk shkojnë bashkë në një fjali, sidomos kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Kësaj herë ndodhi më e rënda që mund të ndodhte; vrasja e një personi! Në qendër të qytetit të Elbasanit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ky i fundit u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi i forcave RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili ishte pjesë e grupit të Strukturës së Mbrojtjes së Votës, ndërkohë që mbetën të plagosur 4 persona të tjerë. Një ditë më pas, më 21 prill, Luan Tare, anëtari i lëvizjes Socialiste për Integrim u dhunua në mënyrë barbare. Vetë Tare ka dëshmuar se është rrahur nga vëllai dhe nipi i kryebashkiakut socialist të Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Gjithashtu u përgjak edhe selia e PD në Kavajë. Më 19 prill aty mbeti i plagosur Bledar Okshtuni, sekretar pranë zyrave të Partisë Demokratike. Ndriçim Jonuzi (Tahiri), një person me precedentë të theksuar kriminalë u fut në zyrat e PD-së, aty ku i shoqëruar nga Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, dhunuan dhe plagosën Okshtunin, duke bërë që tensionet të arrinin kulmin. Megjithatë, si me magji, çdo gjë u shuajt ditën e zgjedhjeve, ku në asnjë moment nuk pati inicidente. Ama vetëm gjatë votimit! Gjatë numërimit në shkollën “1 maji” plasi keq sherri, fillimisht verbalisht, ndërsa më pas diplomacia u harrua dhe “kërcitën” karriget.

FAKTORI BERISHA- Emri që trazon vendin

Pas zgjedhjeve duket se socialistët po shijonin fitoren, e kryedemokrati Lulzim Basha siç bën gjithmonë pas votimeve të humbura në rang kombëtar, fiton ato në seli. Kësaj herë mundi me sukses Fatbardh Kadillin, Edith Harxhin, Agron Shehajn dhe Ibsen Elezin. Duke mundur kundërshtarët, për të cilët nuk kishte asnjë pikë dyshimi që do ta bënte, Basha rifuqizoi pozitat e tij në krye të Partisë Demokratike, duke “rritur në detyrë” të besuarit e tij. Ndërkohë që demokratët ishin të zënë me organizimin e brendshëm dhe analizimin e humbjes qark më qark, Amerika po bënte gati një mesazh që do të trondiste demokratët dhe aktualitetin politik. Më 19 maj, një mesazh në platformën “Twitter” nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vendosi që: Sali Berisha dhe familja e tij e kanë të ndaluar që të shkelin në territor amerikan, pasi akuzohen për korrupsion! “Bomba” ra, e jo ajo tek mali me Gropa që kërkonte presidenti Ilir Meta.

Menjëherë Berisha vendosi që të padiste për shpifje në Francë sekretarin Blinken, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha priste herë pas here në selinë e tij ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Në negociata për të marrë sa më shumë detaje që çuan në marrjen e vendit, Basha u përball me një mesazh të qartë nga AMERIKA: PD nuk duhet të hajë bar! Duke kthyer kështu një nga frazat më të përdorura nga diktatori Enver Hoxha! Presioni, standardi i vendosur nga PS me rastin Tom Doshi dhe Vangjush Dako (të paktën sa për sy e faqe) bënë që edhe kryedemokrati Lulzim Basha të shkonte në të njëjtën rrugë. Më 9 shtator, një ditë para rikthimit në Kuvend, Lulzim Basha përjashtoi (përkohësisht) liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Kaq mjaftoi! QË nga ajo ditë demokratët janë të ndarë në dy kampe; berishistë dhe bashistë! Berisha nisi menjëherë aksionin “Foltore” kundër Bashës, ndërsa të gjithë ata që i bashkoheshin, ndëshkoheshin nga Basha. Belind Këlliçi dhe Arbana Vokshi u fshinë me një të rënë të lapsit nga drejtimi i FRPD-së dhe LDG-së, dy forume të demokratëve. Qëllimi i “Foltores” ishte thirrja e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm për shkarkimin e Bashës. Pas debateve për protokollimin e firmave, e mosnjohjen e nismës së Berishës nga PD zyrtare, Kuvendi u mbajt. Më 11 dhjetor, në stadiumin “Air Albania”, me 4934 delegatë votuan Statutin e ri bashkë me primaret, u shkarkua dhe Basha. Po ashtu, u krijua edhe Komsioni i Themelimit, që ka më detyrë të organizojë zgjedhjet e reja për kryetarin e PD më 22 mars të vitit që vjen. Në këto të fundit është zotuar të marrë pjesë edhe Berisha. Mirëpo edhe Basha nuk qëndroi i qetë! Në Kuvendin e mbledhur një javë më pas nga vetë ai, 5004 delegatë votuan që Berisha të përjashtohej nga të gjitha funksionet e tij në PD. Paralelisht, Berisha po mbante një referendum, në të cilin 98% e 44 mijë demokratëve votuan ‘pro’ shkarkimit të Bashës. Por as votimi nuk u njoh nga Basha. Më 23 dhjetor, Basha mblodhi gjithashtu edhe Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për të zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë për të hequr “berishistët” rreth tij. Tani, edhe pse Basha merr masat e tij, Berisha nuk heq dorë nga vetja. Më 5 janar, është afati i fundit për numrin një të Partisë që të lërë zyrën e tij, ndryshe mbështetësit e Berishës do të sillen si përmbarues për ta nxjerrë “butësisht” nga zyra. Se sa “butësisht” do të ndodhë, kjo mbetet për tu parë…

PRISHJA E BALANCAVE PD-LSI

Basha nuk ka prishur bilancat vetëm me Berishën, por duket se një krisje që tashmë nuk ka asnjë mundësi “të ngjitet” më kurrë. Të paktën kështu deklaroi kryetarja e Lëvizjes Socilaliste për Integrim, Monika Kryemadhi! E gjitha nisi nga një deklaratë e Gazmnet Bardhi, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, i cili deklaroi se Opozita do të gjendej në një pozitë më të favorshme pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse LSI-ja do të kishte pasur vullnet për të bashkëpunuar e për tu futur me një listë të përbashkët në zgjedhje. Ai tha se Partia Demokratike është angazhuar plotësisht, duke theksuar se LSI-së i ishin ofruar 15 mandate të sigurta vetëm për listën e përbashkët, gjë që sipas tij ishte refuzuar me argumentin se ata do të fitonin të vetë 34 mandate. Bardhi nuk e la me kaq, por tha se edhe pas një analize të bërë nga vetë ai në qarkun e Elbasanit, ku kishte konkluduar se LSI nuk merrte asnjë mandate, nuk i bindi sot. Kundërshtimi i parë për këtë deklaratë erdhi nga Petrit Vasili. Ky i fundit ndërhyri në studio dhe në një lidhje me Skype tha se në mënyrë absolute nuk ka ndodhur një bisedë e tillë mes PD-së e LSI-së e aq më tepër për premtim mandatesh. Bardhi këmbëngulte që gjithçka kishte ndodhur në zyrën e kryedemorkatit Lulzim Basha e ndoshta jo në prezencë të Vasilit, por ky i fundit foli edhe në emër të kryetares Monika Kryemadhi. Ndërsa kjo e fundit, shtoi se PD kishte blerë vota, e se bashkë më socialistët kishin planifikuar “eliminimin” politik të LSI-së, duke e prerë shkurt se nuk do të kishte asnjë mundësi bashkëpunimi as me Berishën. Ndërsa për çudi la të hapur një mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se forca politike që ajo drejton dhe Partia Socialiste duhet të qartësojnë shumë çështje në raport me veten dhe qytetarët shqiptarë nëse do të donin që në të ardhmen të bashkëpunonin. Dera u la e hapur, por a do të trokasë Rama në të ardhmen?

LARGIME E RIKTHIME

“Trekëndëshi i Bermudës” për të cilin Basha flet në çdo dalje publike, duket se do të plotësohet shpejt. Presidenti llir Meta ka paralajëmruar rikthimin e tij në krye të LSI-së pas përfundimit të mandatit në krye të shtetit. Por ky vit ka pasur edhe largime. Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi vendosi që të largohej përfundimisht nga politika fill pas zgjedhjeve, vendim që nuk u paralajmërua nga askush! Ditën e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, një nga figurat më të rëndësishme në PS vendosi që të “varë këpucët në gozhdë”, e deri më tani, nuk ka pasur asnjë dalje publike. As për të komentuar rrugëtimin e tij. Mesa duket vendimi ka qenë i prerë dhe i parevokueshëm.

SKANDALET

Nuk ka sesi të jetë qeverisje e Ramës, pa skandale! Janë dy elementë të një binomi që nuk mungojnë kurrë. Fillimisht ishte darka tek Nusr’eti, më pas patronazhistët, për të kaluar tek publikimi i të dhënave personale. Para zgjedhjeve, një databazë me të dhënat e thuajse 1 milion qytetavëve kishin detaje të përsosura lidhur me mënyrën e votimit, personin përgjegjës për individin dhe preferencat politike. Skandali tronditi vendin, por jo Ramën. Ai doli publikisht në fushatë duke u shprehur se të dhënat nuk ishin të PS edhe pse ata kishin një axhendë të ngjashme. Ndërsa akuzoi presidetin Ilir Meta si “dorën” që fshihej pas skandalit. Muaj më vonë, të dhëna të tjera dolën në shesh, duke përfshirë rrogën, numrin e telefonit dhe targat e makinave. Edhe për këtë, Rama nuk mbajti përgjegjësi, duke fajësuar Sali Berishën. As kësaj here faji nuk ishte i tij. Ndërkohë që shqiptarët as në shtëpitë e tyre nuk janë të sigurtë. Mendoni se mbaruan me kaq? Jo! Një darkë zyrtare në Dubai i ka bashkuar ministrin Arben Ahmetaj, Arbjan Maznikun, Belinda Ballukun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, në restorantin e njohur në të gjithë botën “Nusret”. Duke nënvlerësuar çmimet marramendëse, Ahmetaj doli vetë dhe tha se e gjitha ishte pjesë e zakonit për të pritur mikun, ndërsa me kalimin e kohës skandali u harrua, e sigurisht që qeveria nuk u rrëzua. 5 ditë para zgjedhjeve, drejtori i Kadastrës, Artan Lame doli në një përgjim ku udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve. Çmenduria në këtë vend arrin deri në atë pikë sa Lame e pranoi se ishte ai personi në video, por tani pretendon se problematikat ishin zgjidhur me ligjin e ri. Madje-madje sfidoi “përgjuesit” duke i kërkuar që të gjenin një kategori ndërtimesh, e përmendur në përgjim, që të mos jetë e zgjidhur me ligj. Ndërsa më 28 nëntor, një foto skandaloze u publikua në grupin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë! Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Bujar Çela uroi olegët e tij për festën e 109-vjetorit të Pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha. Kërkoi falje? JO! Skandal pas skandali, kaozë pas kaoze, asnjë nga socialistët nuk e pësoi, madje 3 ditë zgjati zhurma më e madhe. U bënë disa “meme” pastaj “e shkuar e harruar”. E kujtoi vetëm si rezyme në fund të vitit.

Rama ura lidhëse me Kosovës dhe Serbisë-dështimi me Greqinë

Në fillim të këtij viti, Rama u përfol gjërë e gjatë si personi që do të bënte mrekullinë; do të shërbente si negociatori për të ulur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, gjë që rezultoi se nuk I shte e vërtetë. Por vesi del me shpirtin, thotë një fjalë e urtë popullore, e tani po përpiqet që ta bëjë me Kosovën e Serbinë. Edhe pse këmbëngul që të Kosova t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur” sërish nuk ka sukses! Homologu i Kosovës, Albin Kurti e ka vendosur; nuk do të ndodhë! Edhe pse ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, u shpreh gjatë në takimin që zhvilloi me liderët e rajonit se e ardhmja është vetëm Procesi i Berlinit, Rama këmbëngul në zgjidhjet paralele. Vetëm me Serbinë e Maqedoninë e Veriut ndërr nisma, nënshkruan marrëveshje. Por kjo edhe për pak kohë. Shkupi zyrtar do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare me shumë gjasë këtë vit pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, por s’dihet sa dashamirës me nismën do të jetë pasardhësi i tij. Prej tij do të varet e gjitha; a do të jetë dështim, apo ka ndonjë shans që pas gjithë propagandës sikur këto tre vende po “shpikin rrotën” do të ketë ndonjë përfitim. Shanset janë të paktë, megjithatë asnjëherë jo 0!

ÇFARË NA PRET

Politika nuk resht kurrë së prodhuari lajme! Vitin që vjen, fillimisht do të nisin diskutimet brenda socialisteve për të miratuar Statutin e ri, por lajmi mbetet pëprplasja në PD. Më 5 janar skadon “ultimatumi” I Berishës, për Lulzim Bashën. A do ta marrë Berisha selinë? A do të ketë përplasje? A do të zhvillohen zgjedhje të reja brenda PD më 22 mars siç është paralajmëruar? Koha do ta tregojë! Ndërkohë që këtë vit pritet që presidenti të dekretojë edhe ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Në vend, janë jo pak por 5 bashki, nuk udhëhiqen më prej kryetarëve të përzgjedhur në garën e vitit 2019. I pari prej tyre që kurrë nuk hyri në zyrë është i zgjedhuri në Shkodër, Valdrin Pjetri. Në vazhdën e “ngrënies së kokave të kryebashkiakëve të lidhur me krimin”, e iniciuar nga Gazment Bardhi, Pjetrit iu zbulua një vendim kundër tij në Itali. Gjatë kohës që ai kryente studimet në Itali, në vitet 2001-2002, ishte dënuar me gjobë për lëndë narkotike, vendim të cilin e kishte fshehur në formularin e vetëdeklarimit që depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Por më pas, Gjykata e Tiranës vendosi se Pjetri në përputhje me ligjet italiane nuk kishte pse ta deklaronte dënimin e marrë nga vendi fqinj, duke dalë i pafajshëm. Megjithatë Bashkinë më të madhe të veriut, bastionin e Partisë Demokratike ndër vite e humbi.

Pas tij, edhe ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u shkarkua me vendim të KQZ-së në formë unanime, me 5 vota pro, pasi ai nuk pati deklaruar identitetin e rrëmë që kish përdorur në Greqi si Jorgo Totos, me të cilin kishte qenë i ndaluar nga policia greke. Por edhe në Shqipëri, ai ka pasur akuza për falsifikim dokumentash dhe aktualisht është kthyer në një person të kërkuar nga drejtësia. Pas kaq kohësh, ai ende nuk është zbuluar ku ndodhet. Edhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj duhet që të lërë postin pasi gjithashtu është dënuar në Greqi për dhunë të ushtruar ndaj punëdhënësit të tij, me pretendimin se nuk i kishte dhënë paratë e ditës së punës.

Por ka pasur dorëheqje edhe nga radhët e socialistëve. Edhe e zgjedhura e Durrësit, Valbona Sako dha dorëheqjen pas gafave që bëri publikisht duke luajtur me jetët e njerëzve që humbën jetën nga tërmeti tragjik i vitit 2019. Që prej largimit të saj, Bashkia ka ndërruar dy drejtues. Pas saj, Dionis Imeraj la postin për të garuar si deputet për qarkun e Dibrës. Por bashkë me “ëndrrën” për t’u futur në Kuvend, humbi edhe postin në Bashki. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare si pasojë e një infarkti.

Sa i përket kreut të shtetit, Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës ku do të shprehet në lidhje me shkarkimin e presidentit Meta nga Kuvendi. Seanca ku do të merret vendimi për fatin e Metës është caktuar në datën 18 Janar të 2022, vit që përkon dhe me përfundimin e mandatit të Metës si president. Në rast se Kushtetesja vendos për shkarkimin e tij, palët do të duhet që të ulen për dialog në mënyrë që të zgjedhin një emër të ri. Emra ka pafund, por asgjë konkrete. Do të kemi gjithë vitin para për ta zbuluar!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama ilir meta lulzim basha politika ne shqiperi sali berisha edi rama ilir meta lulzim basha politika ne shqiperi sali berisha


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë