LIVE UPDATES
Ekonomi

“I huaji po lexonte artikullin e kronikës së zezë”/ Mjeku Flamur Topi publikon tregimin: Më ‘kaplon’ një ndjenjë f

16 Janar 2020, 12:29 Nga DOSJA
“I huaji po lexonte artikullin e kronikës së zezë”/

TIRANË- Mjeku i njohur, Flamur Topi ka publikuar një pjesë të tregimit të tij, “What country are you from Mr…”, pjesë e librit “Një natë jetë”, në të cilën ai tregon përjetimet e tij në udhëtimet jashtë vendit ku përballet me diskriminimin, për shkak të përfshirjes së disa shtetasve shqiptarë në krime apo trafikime të ndryshme.

Në këtë tregim, mjeku Topi rrëfen momentin sesi është përballur me frikën që kishte për të treguar se ishte shqiptar, në një kohë që një bashkëkombas i tij kishte kryer një krim të rëndë në një vend të Bashkimit Europian.

Ndjeva të turbullohesha. Jo më larg se një ditë më parë, bashkatdhetari im, një djalosh rreth të tridhjetave, kishte hyrë në një shtëpi fshati ku banonin krejt të vetmuara ëmë e bijë. Nën kërcënimin e thikës i kishte lidhur dhe ua kishte mbyllur gojën paq me scotch; kishte gërmuar në tërë shtëpinë për para dhe sende me vlerë, e pasi i kish gjetur këto, në vend t’ia mbathte e t’i gëzohej “pasurisë”, i kishte vajtur mendja edhe të bëjë seks me dy femrat e gjora e të pambrojtura. Kishte përdhunuar në fillim të ëmën në sy të së bijës e pastaj i qe kthyer vajzës. Por kjo, ndërsa ulërinte nën zë (për shkak të letrës ngjitëse të duct tape) kishte rezistuar, madje edhe e kishte gërvishtur në fytyrë agresorin. I trembur për këto gërvishtje, se mos për shkak të tyre e zbulonin, bashkudhëtari i kish dhënë fund mosjepjes së vajzës së gjorë me dhjetë thika në trup, përmes një egërsie e tërbimi të pa shoq.  E shokuar, tek ua kallëzonte krimin monstruoz njerëzve të policisë, gruaja e gjorë ish goditur papritur nga infarkti e në gjendjen e rëndë psikike në të cilën ndodhej, s’i kishte bërë dot ballë. Kishte humbur jetën edhe ajo. M’u duk se i huaji i kabinës atë artikull të kronikës së zezë po lexonte. Madje pata përshtypjen se fotografia me ngjyra, të cilën unë e shihja së prapthi e të përmbysur, ishte pikërisht ajo e nënës dhe e vajzës së gjorë”, shkruan Topi.

(Lexo tregimin e plotë)

Nga Flamur Topi

Çdo herë që ndodhem jashtë vendit, më kaplon një gjendje e bezdisshme inferioriteti dhe fajësie. Besoj, ju shkon në mendje përse! Me bëmat dhe paudhësitë e tyre (thënë butësisht) bashkatdhetarët ma kanë ulur kokën dhe krenarinë, më bëjnë të skuqem e gati të belbëzoj sa herë që më duhet t’i përgjigjem pyetjes së zakonshme: Ëhat country are you from Mr…? (Angl.) Nga ç’vend jeni ju zotëri…?
Me ankth e drojë po i bija kryq e tërthor trenit ekspres të mëngjesit, që do të nisej pas pak. Kërkoja një kabinë boshe ku të isha fillikat pa atë bashkëbiseduesin e rastit përballë, që në një çast, herët a vonë, do të të drejtojë pyetjen e pashmangshme: Ëhat country are you from Mr…?
Më në fund e gjeta “strehën time”. U futa brenda, e mbylla me çelës dhe zura vend pranë dritares. Mbylla sytë e bëra sikur flija. Ashtu symbyllur dëgjoja çapet e udhëtarëve të fundit, ndoshta të vonuar, që ndalnin këmbët për disa çaste në prag të kabinës sime. Gjithnjë të sjellshëm, ngurronin një copë herë, si të druanin se më prishnin gjumin dhe bënin tutje. Ndërkohë, treni u nis. Korridori u qetësua më në fund dhe unë hapa sytë. E, megjithatë, shqetësimi se dikush nga çasti në çast do të trokiste në kabinën time, do të ulej përkundrejt e do të më bënte pyetjen Ëhat country are you from Mr…? S’më ndahej, më qëndronte pareshtur si shpata mbi kokë…

Prej një ore sodisja përtej dritares peizazhin e vendit të huaj që të linte të pamend për bukuritë natyrore dhe punën e njerëzve. Dendësia e zonave të banuara po rritej e pas nëntëdhjetë minutash treni ekspres hyri në periferinë e një qyteti disamilionësh.

Ishte koha për “të fjetur”. Bëra sikur dremisja me veshët “ pincë” për të rrokur edhe zhurmën më të vogël përtej derës së kabinës.

Një kohë treni u ndal. Zërat dhe zhurmat e udhëtarëve që përshkonin korridorin u shtuan dhe dikush trokiti lehtas në kabinë. S’u ndjeva. E kisha ndarë mendjen të mos e hapja. Por, po kaq i vendosur, në mos edhe më shumë, qe i huaji. Ngulmonte me të trokiturat e pareshtura (tani të forta e këmbëngulëse) sa po më çmendte. Unë po, s’ndihesha, si të bëja gjumin e rëndë të vdekjes (sa i pasjellshëm po tregohesha). S’duhej të kishte vende të lira në kabina të tjera sepse burri s’po më shqitej.

Një çast të trokiturat pushuan. Dëgjimi im i mprehur rroku zhurmën e njohur të shkyçjes së kabinës. Në gjuhën vendase i porsaardhuri falënderoi konduktorin dhe me një psherëtimë lehtësimi u fundos në kolltukun e sfungjertë. Një copë herë heshtje. Isha thuajse i bindur se pasagjeri po më vëzhgonte. Unë po s’hapja sytë. Luaja gjithnjë rolin e njeriut në gjumë të thellë. Ca më vonë dëgjova një si fëshfërimë letrash (mbase të ndonjë gazete) e prapë s’pipëtiva. Uroja me vete që bashkudhëtari të kishte një rrugë sa më të shkurtër për të bërë.

Ja që gjërat s’mund të shkonin deri në fund ashtu siç do të kisha dashur unë. Kur s’kishin kaluar as tridhjetë minuta nga nisja prej stacionit të dytë, tingëlloi celulari. Në fillim nuk desha të përgjigjesha. Të rënat e telefonit ngulmonin. Nëse nuk flisja mund të më pandehnin për të vdekur a ndoshta të sëmurë rëndë në gjendje kome e gjërat të përkeqësoheshin krejt papritur.
Hapa sytë… Bëra sikur sapo më kishte dalë gjumi.

– Alo! Kush jeni? Hë, Leko?! Si?… Jo, jo, nuk jam në Tiranë!… Kishe ndonjë problem?…

Pas dhjetë minutash bisedë me Lekon, gjatë së cilës bashkudhëtari i kabinës më ndiqte syçapëlyer, duke u përpjekur të hamendësonte kombësinë time, a ndoshta i habitur edhe me kohëzgjatjen e bisedës sonë, (sa para që paskan!) e mbylla celularin. Sapo u mata të mbështetem sërish në shpinoren e kolltukut të kabinës e të mbyllja sytë, burri (kurioz a ndoshta i etur për muhabet) si për dreq, pa u matur shumë, më bëri që në fillim pyetjen e padëshirueshme për mua: Ëhat country are you from, Mr…?

Ndjeva të turbullohesha. Jo më larg se një ditë më parë, bashkatdhetari im, një djalosh rreth të tridhjetave, kishte hyrë në një shtëpi fshati ku banonin krejt të vetmuara ëmë e bijë. Nën kërcënimin e thikës i kishte lidhur dhe ua kishte mbyllur gojën paq me scotch; kishte gërmuar në tërë shtëpinë për para dhe sende me vlerë, e pasi i kish gjetur këto, në vend t’ia mbathte e t’i gëzohej “pasurisë”, i kishte vajtur mendja edhe të bëjë seks me dy femrat e gjora e të pambrojtura. Kishte përdhunuar në fillim të ëmën në sy të së bijës e pastaj i qe kthyer vajzës. Por kjo, ndërsa ulërinte nën zë (për shkak të letrës ngjitëse të duct tape) kishte rezistuar, madje edhe e kishte gërvishtur në fytyrë agresorin. I trembur për këto gërvishtje, se mos për shkak të tyre e zbulonin, bashkudhëtari i kish dhënë fund mosjepjes së vajzës së gjorë me dhjetë thika në trup, përmes një egërsie e tërbimi të pa shoq.

E shokuar, tek ua kallëzonte krimin monstruoz njerëzve të policisë, gruaja e gjorë ish goditur papritur nga infarkti e në gjendjen e rëndë psikike në të cilën ndodhej, s’i kishte bërë dot ballë. Kishte humbur jetën edhe ajo.

M’u duk se i huaji i kabinës atë artikull të kronikës së zezë po lexonte. Madje pata përshtypjen se fotografia me ngjyra, të cilën unë e shihja së prapthi e të përmbysur, ishte pikërisht ajo e nënës dhe e vajzës së gjorë.

– Albania! – iu përgjigja shkurt dhe i ngrysur, si njeriu që s’do ta zgjasë bisedën e kërkon ta lënë të qetë në hallet e veta.

– Almania?! – thirri tjetri i gjallëruar befas, ku s’qe e vështirë të dalloheshin tone të qarta simpatie, ngrohtësie, respekti e nderimi të veçantë… Oh, Zot!… Sa shumë e dua dhe e respektoj vendin tuaj të madh!

Ah, po! Tani m’u bë krejt e qartë! Pa më të voglin dyshim, i huaji thjesht për një dëgjim të keq të germës B, të cilën e kish marrë si M, kish ngatërruar fatalisht Albanian me Almanian, dy vende krejt të ndryshëm. Nuk kisha forcën, as kurajën, por edhe dëshirën më të vogël për ta sqaruar. Nga ana tjetër, pata kureshtjen dhe tundimin e çuditshëm për të mësuar se gjer në ç’shkallë do të më respektonin mua almanianin, sepse sa për albanianin, nga ana tjetër, eh, këtë e dija mirë…

– Ç’profesion kini? Me çfarë merreni? – pyeti i huaji me ngrohtësi, madje me simpati, të cilën ai e shfaqte krejt hapur.

– Doktor! – ia preva shkurt.

– Oh, pa shih! Sa mirë! Sa bukur! Nuk ka profesion më të dashur e më të respektuar se juaji! Ju, almanianët, kini mjekësi vërtetë të zhvilluar!…

– Çfarë specialiteti? – pyeti pas një pauze.

– Kardiolog! – iu përgjigja.

– Një specialitet i shkëlqyer! Sidomos sot, ne kohërat moderne, Infarkti po godet miliona njerëz në botë… Eh, ç’më kujtoi ky emër sëmundjeje infarktin e së gjorës grua, që s’mundi të durojë dhimbjen për vajzën e vrarë barbarisht e pastaj të përdhunuar nga një shqiptar!… Ja, sapo e lexova! Oh, Zot! Sa kriminelë, sa të egër e të pashpirt, sa perversë që janë këta shqiptarët! Sa për mua, i urrej në kulm!… Merre me mend! Ia dolën mbanë të spostojnë gjer Mafian tonë e të vijnë në krye!…

S’pipëtija! Me siguri një çehre më shkonte e një më vinte. Si po e duroja vallë një gjendje të tillë të rëndë përçmimi, fyerjeje, urrejtjeje e dhunimi?!… Por në çast mendja më shkonte fill e tek krimi makabër. E ç’kisha për të thënë paskëtaj? Si do të mund të justifikohesha?…

– Merreni me diçka tjetër? – pyeti përzemërsisht dhe gjithnjë miqësor bashkudhëtari.

Kisha ç’të thosha. Ishte rasti i mirë ta largoja bashkëbiseduesin sa më shumë të qe e mundur nga diskutimi për krimin e tmerrshëm të ditës që shkoi, e, në mënyrë të pashmangshme, edhe nga biseda për shqiptarët.

– O Perëndi! Sa të zot, sa të mençur, sa të talentuar, sa krijues jeni ju almanianët! – thirri i huaji si i mahnitur. Doktor po, shkrimtar po, gazetar, skenarist për filma të ekranit të kinemasë, piktor, poet! Gruaja, mjeke e njohur! Djemtë, mjekë të ardhshëm! Një familje ideale mjekësh! Më besoni sinqerisht! Ju çmoj, ju çmoj shumë! Ju respektoj, ju nderoj dhe ju dua! – thirri gati i entuziazmuar në fund të rrëfimit të CV-së sime… Po në cilin qytet të Almanias jetoni, sepse pa dyshim, në personalitetin dhe formimin e një intelektuali të fuqishëm e poliedrik sikurse ju, rol të rëndësishëm luan edhe mjedisi ku lind e rritesh. Në Mynih? Në Hamburg? Berlin? Bon?… Më thoni ju lutem, ku? Almanian e njoh mirë dhe e dua, e dua shumë, paçka se për ironi të fatit, gjuhën e saj burrërore e të rreptë s’e mësova që s’e mësova kurrë!…

Duhej t’i jepja fund tragjidokomedisë! Fundit, më jepej rasti të mësoja epilogun e saj, mënyrën si do të reagonte i huaji ndaj keqkuptimit fatal.

– Qyteti im quhet Tirana! – iu përgjigja prerazi dhe ftohtë me tonet e bashkëbiseduesit që kërkon t’i presë urat me tjetrin sa më shkurt të qe e mundur.

Burri më vështroi si i shastisur. Ngriti supet, hapi ca më shumë sytë dhe mohoi me kokë si njeriu që mundohet por s’i vjen që s’i vjen ndërmend një emër i caktuar e vuan shumë për këtë.

– Tirana thatë? E çuditshme! S’e kam dëgjuar kurrë! Mos është diku afër Ëurzburgut? Mannheimit? Darmstadtit, Ludvigshafenit, Ansbachut?!…

I panjohuri përmendi një sërë emrash të qyteteve gjermane. Ishte radha ime të mohoja me kokë.

– Më falni, po në cilën pjesë të Almanias është? Në veri? Jug? Qendër? Ku pikërisht?…

– Zotëri! Kam përshtypjen se më kini keqkuptuar që në fillim, thjesht për dëgjimin e deformuar të një germe të vetme! Pra, unë jam nga Albania dhe jo Almania! Kryeqyteti i vendit tim është Tirana dhe banorët e saj thirren prej të huajve albanezë, albanianë, ose shqiptarë!

I huaji shtangu. U pre, u ngrys, u errësua në fytyrë, u nxi!… I zhgënjyer thellë, humorprishur, thuajse i tronditur, si i mekur,  mezi mundi të pyesë:

– Mos doni të thoni se jeni bashkëkombës i kriminelit për të cilin sapo folëm? (Oh, Zot, çfarë cinizmi!…) Pra, ju jeni shqiptar?

Pohova në heshtje me kokë, pa ia shqitur sytë.

– E pabesueshme! Jo! Jo! Ju nuk jeni shqiptar! Nuk jeni! Ju nuk mund të jeni! Shqiptarët janë fare ndryshe… Vallë, ju, miku im i shtrenjtë almanian, po bëni një shaka të hidhur me mua?!… Në është kështu, jam gati t’ia plas të qeshurit e të gajasem!…

Tërë dëshpërim vura lehtësisht buzën në gaz. Më vinte të qeshja e njëkohësisht të qaja së brendshmi (ngashërimi më i dhembshëm)… Për plot tridhjetë minuta kisha qenë nënshtetas gjerman. Kisha ndjerë thellë qenies sime të dyzuar e fobike, ngrohtësinë, dashamirësinë, admirimin, simpatinë, vlerësimin dhe respektin për mua, qytetarin evropian të klasit të parë!… Në të njëjtën ditë dhe orë, vetëm tridhjetë minuta më pas, po unë kisha provuar e ndjerë përçmimin, fyerjen, cinizmin, ftohtësinë, gati-gati urrejtjen për mua, shqiptarin…

Oh, Perëndi! – po thosha me veten. Ç’gjë më shumë u dashkam të bëj për njerëzinë, ç’kontribute të tjera duhet të jap, si u dashka të jem ndryshe, autor i këtij rrëfimi shpirti , për të qenë njëlloj i vlerësuar, të paktën i respektuar si gjithë qytetarët e tjerë të Evropës së lirë. Më thoni, pra, ç’më mungon, ç’gjë tjetër paskërka më shumë almaniani brenda “lëkurës” së të cilit përjetova tridhjetë minuta të jashtëzakonshme dhe tronditës tjetërsimi… Por prapë, mbytur nga dëshpërimi, pikëllimi dhe dhimbja për bëmat e rënda a paudhësitë foshnjarake të vëllezërve të mi (si qenër të mbajtur lidhur në zinxhirë për pesëdhjetë vjet e pastaj lëshuar të “lirë” udhëve të botës), rënduar prej një kompleksi torturues inferioriteti e fajësie, unë nuk them: “Ah, të isha një qytetar gjerman, italian, grek, francez, anglez, suedez a çfarëdo!… Kurrë s’kam për ta thënë dhe as dëshiruar kam!… Ndjehem mirë kështu dhe këtu! Pasardhës i denjë i ilirëve, racës dhe vendit të përzgjedhur, bekuar me plot dashuri e bujari nga vetë Perëndia…

Si një kufomë e freskët, burri u ftoh dalëngadalë, u bë akull dhe… nuk foli më… Disa minuta më vonë, kinse i lodhur, mbylli sytë…

“Një ditë, zotëri, ka për të qenë ndryshe! Krejt ndryshe! thashë me vete tek e lija në vetminë e tij të huajin e ftohtë që “flinte” e dukej si i vdekur… Kërkoja një kabinë boshe në trenin ekspres të mëngjesit ku s’do të më bënin pyetjen ankth: “What country are you from, Mr…?

Shkurt 2007

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale flamur topi nje nate jete tregimi flamur topi nje nate jete tregimi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë