SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Mikael Qosja i shpallur në kërkim për rolin e tij si vëzhgues në atentatin me tre viktima në Elbasan, ku mbetën të vdekur, Endrit Dylgjeri (Alibej), 34 vjeç, Arben Dylgjeri 54 vjeç si dhe të shtetasit turk të identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç, e ka nisur ‘karrierën’ e tij që në vegjëli. Dosja.al ka zbardhur rekordet kriminale të Qosjas, i cili njihet ndryshe edhe si Markelian Qosja, Mikael Kamani apo Mikael Stefo.
Ndalesa e parë për Qosjan, që u mor me organizimin, përgatitjen, gjetjen e ‘killerave’ dhe ndjekjen e viktimave në vitin 2018, u bë mesditën e 17 qershorit të vitit 2008. Rreth orës 13.00, Mikael Stefo, 22 vjeç në atë kohë u arrestua teksa qarkullonte me mjetin e llojit “Benz” me targa TR 0309 P, me drejtues Emiljano Ramazanin, (i vrarë më 20 korrik të vitit 2020 në Elbasan), në atë kohë 28 vjeç, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spajkores” në lagjen “5 Maji”, Elbasan. Ramazani dhe Stefo u akuzuan për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes se narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.
Kjo ngjarje zbulon edhe miqësinë e vjetër të Stefos me babain e katër vajzave, i njohur ndryshe dhe si Ili, që u ekzekutua tek ‘Rrethorrotullimi i Luleve’, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim Nuredin Dumani (Lexo këtu Dosjen e plotë).
Por, Qosja nuk e ka ndalur këtu veprimtarinë e tij. Këtë herë me mbiemrin Kamani, i veshur si polic, bashkë me dy persona të tjerë të identifikuar si Ferdinand Dedja, (i dënuar më parë për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe Alban Dedja, në bashkëpunim me një 15-vjeçare, i shumëkërkuari grabiti banesën e një biznesmeni më 19 janar të vitit të shkuar. Të armatosur me pistoleta e thika, nën pretekstin e një kontrolli, të katër personat arritën të gjejnë e të marrin paratë në një sirtar të dhomës së gjumit, rreth 250 mijë lekë të reja, si dhe të gjitha bizhuteritë me vlerë 200 mijë lekë të reja.
Ndërsa familjarëve u thanë që të izoloheshin në bodrumin e shtëpisë. Kur autorët u larguan, familjarët e gjendur të shokuar përballë kësaj ngjarjeje lajmëruan policinë pasi vunë re mungesën e parave. Kamani, Alban Dedja, Ferdinand Dedja dhe 15-vjeçarja që i ndihmoi u arrestuan pesë muaj pas ngjarjes, por në rrethana të paqarta, Mikaeli vijonte me aktivitetin e tij.
Në vitin 2019, Mikael Qosja është dënuar me 2 milion lekë të vjetra gjobë, pasi ka goditur me grushta një punonjës të policisë rrugore në Elbasan. Për të njëjtën arsye, gjykata e Elbasanit e ka dënuar edhe njëherë tjetër Mikael Qosja me me 1.2 milion lekë të vjetra.
Pavarësisht rekordeve që ky person mban mbi shpinë, 35-vjeçari arrit që në vitin 2018 të vëzhgonte tre shënjestrat e atentit të ndodhur në Bradashesh, Endrit Dylgjeri (Alibej), 34 vjeç, Arben Dylgjeri 54 vjeç si dhe të shtetasit turk të identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç.
Aktualisht Qosja ka gjetur strehë në Dubai. Dosja.al raportoi një ditë më parë se personazhet që po e mbrojnë janë të njohur në botën e krimit në Elbasan, të ashtuquajtur edhe si “grupi i Dubait”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Tifozët Kuq e Zi kanë marrë një nismë të veçantë. Ata kanë vendosur që të ndërtojnë dy qendra shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak , ...
TIRANË- 15 të vdekur dhe 1089 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në ...
DIVJAKË– Pas 5 ditësh nën ujë, sipërfaqet e tokave bujqësore në Tërbuf të Divjakës janë kulluar.Uji është larguar nga një mijë hektarë tokë e mbjellë...
TIRANË– Vajza e cila u godit nga efektivja e policisë në Kombinat pasi nuk kishte maskë me vete ka treguar për ‘JOQ’ se nuk ishin të vetmet pa maskë në rru...
FIER– Gazetarja Klodiana Lala, ka nxjerrë detaje të tjera në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.E ftuar në News24, Lala ka thënë ndër të tjera se kr...
TIRANË-Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në një video shihet një vajzë që është goditur me shuplakë ...
LAÇ– Banorët e një pallati 5 katësh e kanë kaluar natën jashtë nga frika e shembjes së tij. Kronika e ‘TopChannel’ tregon transformimin që ka pësuar rrug...
TIRANË– Kreu i Policisë së Vlorës, Artion Duka ka zhvilluar sot seancën dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, në kuadër të procesit të Vettin...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për përgjimet e publikuara pak ditë më parë n...