LIVE UPDATES
Bota

Borrell: Të mendojmë përtej kufijve të BE

30 Janar 2020, 17:11 Nga DOSJA
Borrell: Të mendojmë përtej kufijve të BE

KOSOVË- Joseph Borrell, i cili sot viziton Kosovën, e bëri të qartë së fundmi në Berlin: Bashkimi Europian duhet të flasë me një zë. Borrell synon të tregojë më shumë vëmendje për shtetet përtej kufijve të Bashkimit Europian.

“Çfarë vendi i bukur këtu” tha Joseph Borrell për rezidencën e Ministrisë së Jashtme në Berlin në liqenin Tegel në veri të të qytetit. I ngarkuari i BE për politikën e jashtme e socialdemokrati katalanonjas, Joseph Borrell kreu vizitën e parë në Berlin (28.01). Pas mirëpritjes me fjalët “mirëserdhe Joseph“, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e cilësoi si ” të kujdesshme dhe të mirëpeshuar” çdo gjë që ka ndërmarrë Borrell deri më tani në funksionin e ri. Joseph Borrell vetë thotë, se nuk i mungon puna si fytyra e re e politikës së jashtme të BE dhe pranon, se “nuk di nga t’ia fillosh.  Libia, Iraku, Siria, zona e Sahelit apo Venezuela? “Kemi përpara një sërë sfidash, kur bëhet fjalë për të ruajtur një sistem multilateral”, tha Borrell në Berlin. Ai e ka vendosur si qëllim të ruajë bashkëpunimin ndërkombëtar, dhe më pak “deals”-marrëveshjet e ndërmjetme mes shteteve. “Ne duhet të jemi më të bashkuar si Bashkim Europian, ne duhet të zhvillojmë një qëndrim të përbashkët për botën.”

Grindja për hapjen e negociatave

Por nga ky unitet u vu re pak në muajt e fundit. Shembull: Ballkani Perëndimor: A do t’ia zgjasë BE dorën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur perspektivën e anëtarësimit me çeljen e negociatave, si e kërkoi sërish tani Angela Merkel? Franca deri më tani ka qenë kundër. Për ekspertin e partisë liberale, FDP, Bijan Djir-Sarai zgjidhja e bllokadave të tilla është një nga detyrat kryesore të Joseph Borrell. Djir-Sarai mban qëndrim të ashpër ndaj paraardhëses së Borrelit, Federica Mogherini. “Pasi Federica Mogherini ishte një dështim i plotë në politikën e jashtme, shpresoj që zoti Borrell të jetë në gjendje të pozicionojë më qartë zërin e Europës në politikën e jashtme. Në një botë që po bëhet më komplekse është urgjentisht e nevojshme që Europa të flasë me një zë dhe të mos qëndrojë pasive në periferi të fushës së ndeshjes. Këtu dua më shumë akcente nga Borrell ndryshe nga paraardhësja e tij pa orientim.”

Nouripour: “Borrell vendos theksin e duhur”

Borrell vetë e ka bërë të ditur, se do të tregojë më shumë vëmendje për shtetet fqinjë të BE. Ai viziton të enjten Kosovë, pastaj Beogradin. “Ne po bëjmë më të mirën për të normalizuar dialogun me Serbinë dhe Kosovën”, tha Borrell në Berlin. Eksperti i Të Gjelbërve në politikën e jashtme, Omid Nouripour u shpreh, se e sheh si hap të mirë, nëse Borrell vetë i ofron dorën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ai vendos prioritetin e duhur, kur kujdeset tani më shumë për shtetet që janë vende kandidate. Ai ka shumë përvojë në politikën ndërkombëtare, dhe një ekip të mirë në Shërbimin e Jashtëm të BE. E rëndësishme është që shtetet e BE ta lenë atë të veprojë, dhe të mos e nisin me mision, kur situata të jetë ndërlikuar.”

Rikthim i misionit “Sophia”?

E ndërlikuar është gjendja në vatrat aktuale të krizës, që do të kërkojnë aftësinë diplomatike të Borrellit. Ende para Konferencës së Libisë, Borrell u pozicionua qartë. “Nëse ka një armëpushim në Libi, atëherë BE duhet të jetë e gatshme, të ndihmojë në zbatimin e mbikqyrjen e këtij armëpushimi, eventualisht edhe me ushtarë në kuadër të një misioni të BE.” Konferenca nuk e kërkoi këtë, vetë Borrell tani i sheh më të kufizuara mundësitë për të ndikuar në qetësimin e gjendjes në Libi. “Zhvillimet aktuale janë shumë shqetësuese, armëpushimi nuk respektohet”, tha Borrell në Berlin.

Po ashtu jo të gjithë politikanët në Berlin dhe BE janë të një mendimi me Borrell, kur ai kërkon rikthimin e misionit të BE në Mesdhe, “Sophia”. Në vitin 2019 misioni u mbyll, megjithatë anijet u shpëtuan jetën shumë refugjatëve. Deputeti gjerman, Thorsten Frei nga CDU nuk e përkrah rigjallërimin e misionit të BE. “Asnjëherë më parë nuk janë mbytur në Mesdhe më shumë njerëz, se në kohën e shpëtimit të njerëzve të organizuar nga shtetet”, tha ai për gazetën gjermane “Welt.” Sipas tij nuk duhet të krijohen impulse të reja për të ardhur në Europë përmes.

Marrë nga reporter.al

(a.k.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni joseph borrell joseph borrell

Sondazh

Poll
Bota 30 Janar 2020, 16:18

Borrell: Të mendojmë përtej kufijve të BE

KOSOVË -Joseph Borrell, i cili sot viziton Kosovën, e bëri të qartë së fundmi në Berlin: Bashkimi Europian duhet të flasë me një zë. Borrell synon të trego...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë