LIVE UPDATES
Bota

Borrell: Të mendojmë përtej kufijve të BE

30 Janar 2020, 16:18 Nga DOSJA
Borrell: Të mendojmë përtej kufijve të BE

KOSOVË -Joseph Borrell, i cili sot viziton Kosovën, e bëri të qartë së fundmi në Berlin: Bashkimi Europian duhet të flasë me një zë. Borrell synon të tregojë më shumë vëmendje për shtetet përtej kufijve të Bashkimit Europian.

“Çfarë vendi i bukur këtu” tha Joseph Borrell për rezidencën e Ministrisë së Jashtme në Berlin në liqenin Tegel në veri të të qytetit. I ngarkuari i BE për politikën e jashtme e socialdemokrati katalanonjas, Joseph Borrell kreu vizitën e parë në Berlin (28.01). Pas mirëpritjes me fjalët “mirëserdhe Joseph”, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e cilësoi si ” të kujdesshme dhe të mirëpeshuar” çdo gjë që ka ndërmarrë Borrell deri më tani në funksionin e ri. Joseph Borrell vetë thotë, se nuk i mungon puna si fytyra e re e politikës së jashtme të BE dhe pranon, se “nuk di nga t’ia fillosh.  Libia, Iraku, Siria, zona e Sahelit apo Venezuela? Kemi përpara një sërë sfidash, kur bëhet fjalë për të ruajtur një sistem multilateral”, tha Borrell në Berlin. Ai e ka vendosur si qëllim të ruajë bashkëpunimin ndërkombëtar, dhe më pak “deals”-marrëveshjet e ndërmjetme mes shteteve. “Ne duhet të jemi më të bashkuar si Bashkim Europian, ne duhet të zhvillojmë një qëndrim të përbashkët për botën.”

Grindja për hapjen e negociatave

Por nga ky unitet u vu re pak në muajt e fundit. Shembull: Ballkani Perëndimor: A do t’ia zgjasë BE dorën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur perspektivën e anëtarësimit me çeljen e negociatave, si e kërkoi sërish tani Angela Merkel? Franca deri më tani ka qenë kundër. Për ekspertin e partisë liberale, FDP, Bijan Djir-Sarai zgjidhja e bllokadave të tilla është një nga detyrat kryesore të Joseph Borrell. Djir-Sarai mban qëndrim të ashpër ndaj paraardhëses së Borrelit, Federica Mogherini. “Pasi Federica Mogherini ishte një dështim i plotë në politikën e jashtme, shpresoj që zoti Borrell të jetë në gjendje të pozicionojë më qartë zërin e Europës në politikën e jashtme. Në një botë që po bëhet më komplekse është urgjentisht e nevojshme që Europa të flasë me një zë dhe të mos qëndrojë pasive në periferi të fushës së ndeshjes. Këtu dua më shumë akcente nga Borrell ndryshe nga paraardhësja e tij pa orientim.”

Nouripour: “Borrell vendos theksin e duhur”

Borrell vetë e ka bërë të ditur, se do të tregojë më shumë vëmendje për shtetet fqinjë të BE. Ai viziton të enjten Kosovë, pastaj Beogradin. “Ne po bëjmë më të mirën për të normalizuar dialogun me Serbinë dhe Kosovën”, tha Borrell në Berlin. Eksperti i Të Gjelbërve në politikën e jashtme, Omid Nouripour u shpreh, se e sheh si hap të mirë, nëse Borrell vetë i ofron dorën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ai vendos prioritetin e duhur, kur kujdeset tani më shumë për shtetet që janë vende kandidate. Ai ka shumë përvojë në politikën ndërkombëtare, dhe një ekip të mirë në Shërbimin e Jashtëm të BE. E rëndësishme është që shtetet e BE ta lenë atë të veprojë, dhe të mos e nisin me mision, kur situata të jetë ndërlikuar.”

E ndërlikuar është gjendja në vatrat aktuale të krizës, që do të kërkojnë aftësinë diplomatike të Borrellit. Ende para Konferencës së Libisë, Borrell u pozicionua qartë. “Nëse ka një armëpushim në Libi, atëherë BE duhet të jetë e gatshme, të ndihmojë në zbatimin e mbikqyrjen e këtij armëpushimi, eventualisht edhe me ushtarë në kuadër të një misioni të BE.” Konferenca nuk e kërkoi këtë, vetë Borrell tani i sheh më të kufizuara mundësitë për të ndikuar në qetësimin e gjendjes në Libi. “Zhvillimet aktuale janë shumë shqetësuese, armëpushimi nuk respektohet”, tha Borrell në Berlin.

Po ashtu jo të gjithë politikanët në Berlin dhe BE janë të një mendimi me Borrell, kur ai kërkon rikthimin e misionit të BE në Mesdhe, “Sophia”. Në vitin 2019 misioni u mbyll, megjithatë anijet u shpëtuan jetën shumë refugjatëve. Deputeti gjerman, Thorsten Frei nga CDU nuk e përkrah rigjallërimin e misionit të BE. “Asnjëherë më parë nuk janë mbytur në Mesdhe më shumë njerëz, se në kohën e shpëtimit të njerëzve të organizuar nga shtetet”, tha ai për gazetën gjermane “Welt.” Sipas tij nuk duhet të krijohen impulse të reja për të ardhur në Europë përmes rigjallërimit të misionit.

Marrë nga reporter.al

(a.k.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bijan djir-sarai heiko mass joseph borrell bijan djir-sarai heiko mass joseph borrell


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet