Bota

Virusi në Kinë/ Shënohet viktima e katërt, konfirmohet se transferimi bëhet nga një njeri tek tjetri

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po shqyrton shpalljen e urgjencës ndërkombëtare të shëndetit publik mbi virusin, siç bëri me gripin e derrit dhe Ebola. Vendimi do të merret në një takim që do të mbahet ditën e nesërme.
Featured image of article: Virusi në Kinë/ Shënohet viktima e katërt, konfirmohet se transferimi bëhet nga një njeri tek tjetri Mjeket ne trasferimin e pacienteve

KINË– Personi i katërt ka humbur jetën në Kinë nga një virus i ri që është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin, pasi autoritetet konfirmuan që ai mund të kalohej nga personi tek një person tjetër.

89-vjeçari ishte viktima e fundit e këtij virusi vdekjeprurës, koronavirus që shkakton një lloj pneumonie.

Më shumë se 200 raste janë raportuar tani nëpër qytetet kryesore të Kinës përfshirë Pekinin dhe Shanghai.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) po shqyrton shpalljen e urgjencës ndërkombëtare të shëndetit publik mbi virusin, siç bëri me gripin e derrit dhe Ebola. Vendimi do të merret në një takim që do të mbahet ditën e nesërme.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës të hënën konfirmoi për herë të parë se infeksioni mund të transmetohet nga njeriu në njeri. U tha se dy njerëz në provincën Guangdong ishin infektuar në këtë mënyrë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një deklaratë të veçantë, Komisioni Shëndetësor Komunal Wuhan tha se të paktën 15 mjekë në Wuhan ishin gjithashtu të infektuar me virus, dhe janë në një gjendje kritike.

Punëtorët dyshohet se janë infektuar nga virusi për shkak të kontaktit me pacientët. Të gjithë ata mbahen në izolim ndërsa trajtohen.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment