LIVE UPDATES
Bota

Historia e gruas që vrau burrin e saj që donte ta nxirrte si prostitutë

21 Janar 2020, 08:14 Nga DOSJA
Historia e gruas që vrau burrin e saj që donte ta nxirrte si

Historia e gruas që vrau burrin e saj që donte ta nxirrte si prostitutë në rrugët e Antalisë…

Në deklaratën e saj para jurisë dhe gjykatësit, ajo tregoi gjithë ngjarjen:

“Unë dhe Hasani (burri), u njohëm 7 vite më parë. Ai më thoshte që ishte njeri me jetë mesatare si shumica dhe se punonte shumë. Kishte shpesh ditë që s’bëhej i gjallë, por pastaj kthehej dhe thoshte se ishte i zënë me punë. Unë e besoja. Pas 4 vitesh u martuam. Gjithçka ndryshoi.

E mbaj mend si sot, kishin kaluar vetëm 28 ditë nga martesa jonë, dhe ai u kthye në shtëpi si i tërbuar dhe filloi e më goditi. Më futi në dhomën e gjumit, mbylli derën me çelës dhe filloi të më godiste. Vjehrra ime dhe nëna nuk kishin mundur ta hapnin derën dhe duke qarë e uluritur kishin thënë që nëse ai nuk do e hapte derën, ato do e lajmëronin policinë. Nga kjo ai u frikësua dhe e hapi derên e doli jashtë. Unë shkova drejt në polici dhe e denoncova. Gjatë ekzaminimit mjekësor, kuptova se isha shtatzënë prej 1 javësh. Ai u kthye me kokën ulur dhe iu thoshte duke qarë që ishte penduar dhe se më donte, e dëshironte që t’i kthehesha prapë e të jetonim të lumtur me beben që do vinte në jetë.

Për hir të krijesës që po rritej brenda meje, vendosa ta falja. Dhe u ktheva në shtëpi. Nuk kishim probleme deri në muajin e 4-t të shtatëzënisë. Pastaj, një natë më tha eja shkojmë tek nëna jote. Rrugës më pa egër dhe më tha që kur të shkonim aty, të kërkoja para nga nëna ime. I thashë që unë s’kisha nevojë për aq shumë para, sepse gjithsesi nëna ime kujdesej për cdo nevojë timen. Teksa ziheshim në makinë, ai më godiste në fytyrë unë në një moment kur makina po ecte ngadalë hapa derën dhe dola jashtë. Ai ndali makinën, zbriti dhe më kapi për flokësh e më goditi në fytyrë e në kokë. U kthyem në shtëpi, por unë gjeta mënyrën, dola dhe shkova drejt në komisariat dhe e denoncova sërish, e nga aty shkova tek peindërit e mi. Ai prapë më lutej të kthehesha dhe shpesh vinte i dehur para shtëpisë së prindërve të mi.

Pastaj sapo kisha hyrë në muajin e shtatë të shtatëzënisë ai erdhi e më tha që ishte penduar shumë, nuk e njihte veten, dhe se kishte nevojë për mua. Më tha se kishte mbledhur të holla e do më dërgonte në Antalia për pushime. Por, pas natës së parë, e pashë që nxorri drogë mbi tavolinë dhe e piu. Fillova ta qortoja se nuk e besoja dot, pastaj më tha që do më niste sonte tek disa njerëz që të prostituoja e me ato para të nxirrnin biletat për t’u kthyer në Adana (ku e kishin shtëpinë). U tërbova dhe i thashë se do i bëja të pabërën. U largua dhe se pash më, e pas 3 ditësh u kthye në hotel dhe më tha se kishte gjetur para për biletë dhe u kthyem në shtëpi, por unë shkova tek prindërit, se s’doja të dëgjoja më për të.

Kur erdhi koha e lindjes, më filluan dhimbje të mëdha dhe më mbajtën në spital për mbiķqyrje. Me mua në dhomë qëndronin nëna dhe vjehrra ime që të kujdeseshin. Kisha probleme me frymëmarrje dhe duhej të mbaja tubin e oksigjenit, kur paprit u fut ai ishte i droguar dhe filloi të më kapte për fyti. U munduan të më shpëtonin nëna dhe vjehrra deri sa erdhi sigurimi. Ai i droguar thoshte me zë të lartë se isha e përdalë, se fëmija nuk ishte i tij dhe se po të lindte ai fëmijë kopil, ai do e vriste. Vjehrra ime e kapi the i tha “ti je i pandershmi këtu” dhe e largoi.

Pasi linda, nëna ime i njoftoi që kisha lindur vajzë. Unë u ktheva me foshnjen tek nëna ime. Pas 10 ditësh, ai vjen dhe më thotë që do që të kthehemi bashkë dhe të kujdesemi për foshnjen dhe se s’kisha të drejtë ta mbaja larg tij.  Më tha se do ma merrte vajzën po të mos kthehesha. U detyrova të kthehesha. Vetëm tre ditë pasi u ktheva me të, erdhi pronari i shtëpisë dhe e kërkoi qeranë. Ai na dha ultimatium pak ditë për ta paguar. Pasi iku pronari, ai mllefin ma nxorri mua, ku më goditi në bark edhe pse akoma kisha gjakderdhje, u bëra keq, shkova në spital, por nuk e denoncova, kisha shpresë se do ndryshonte. Dhe i kërkova të holla nënës me pretekstin për foshnjen, por ai i merrte dhe nuk e di ku i dërgonte.

Por, dhuna vazhdoi me muaj të tërë dhe unë e raportoja rastin, kërkoja urdhër mbrojtje, por asnjëherë nuk më mbrojti askush. Komisariati i ka të gjitha të dhënat e denoncimeve bashkë me raportet mjekësore që vërtetonin dhunën. Pas ca muajve, ai u largua nga shtëpia dhe nuk e pashë më për disa kohë. Bëra kërkesë për divorc. U ndamë, dhe ai s’kishte ku të shkonte. Ai më tha që ta lejoja të rrijë në shtëpi, që as s’do më fliste, do ishte si i padukshëm, kështu edhe do i qëndronte pranë vajzës. Mendoja për vajzën time, s’doja që kur të rritej të më akuzonte që e mbaja larg të atit. Një ditë, kur u ktheva në shtëpi me vajzên, pash atë me disa qese drogë, që po i rregullonte dhe kur u vërsula që s’doja të tilla gjëra afër vajzës, ai më goditi me cepin e pistoletës në kokë dhe filloi të më godiste edhe me grushte.

Ai ishte i droguar dhe arrita të fshihesha me vajzën në banjo. Erdhi nga pas dhe më tha që nëse do e denoncoja, do e vriste vajzën. Pastaj dëgjova derën që u mbyll, dola nga banjo dhe shkova tek një fqinje dhe qëndrova me të deri të nesërmen. Në mëngjes, telefonova mamin, dhe ajo së bashku me vëllanë erdhën dhe më morën. Nga aty, ata më dërguan sërish në komisariat të bëja denoncimin. Policët më dërguan në spital, ndërkohë atë natë mora vesh që ai ishte përleshur me dy policë, kur këta kishin tentuar ta arrestonin. Por, nuk i bënë gjë edhe kur e arrestuan. Nga kjo fillova të kisha frikë për vajzën, dhe pas dy muajsh pranova të ribashkjetoja me të sepse më kërcënonte me vrasjen e vajzës nëse do flisja dhe unë kisha humbur besimin tek organet e mbrojtjes.

Pas ca kohësh, tre ditë ai nuk u shfaq më. Më 8 korrik ai u kthye, më gjeti në dhomë me vajzën duke u kujdesur për të dhe më tha nxirre vajzën jashtë se do bisedoj diçka. Nxora vajzën nga dhoma, dhe kur u ktheva ai u shtri në krevat, vendosi pistoletên nën jastëk dhe më tha që do flinte pak, e unë të bëja gati valixhen e të rregullohesha, sepse do më niste edhe me dy vajza të tjera drejt Antalias për të punuar si prostitutë për të. Bërtita dhe refuzova me gjithë qënien time, ai pastaj u ngrit dhe mu vërsul. Më kapi nga fyti, më godiste dhe më hodhi në krevat që të më rrihte prapë.

Me shpejtësi mora pistoletën nën jastëk dhe e gjuajta me gjashtë plumba. Nuk u pendova fare. Mora vajzën në krahë dhe shkova tek disa të afërm. Pasi ushqeva vajzën, kërkova nga ata një telefon, telefonova avokatin dhe i thashë që kisha qëlluar Hasanin por nuk e dija nëse ishte gjallë apo kishte vdekur. Pastaj, lajmërova familjen time dhe iu tregova gjithçka, e pas kësaj u dorëzova në komisariat dhe tregova gjithë këtë që e thashë dhe tani.

Tani më thuaj, zoti gjykatës.

Meshkujt kur veshin kostum dhe rrinë me kokën ulur, iu bëhet zbritje dënimi. Unë nuk kam kostum, nuk kam as kollare. Mami me nxitim gjeti këtë bluzë dhe ma solli. Kam shëtitur shumë herë në korridoret e kësaj gjykate me sy të nxirë për të marrë urdhër mbrojtjeje prej jush.

Nuk kisha rrugëzgjidhje tjetër. Nëse s’do të vdiste ai, do vdisja unë. E nëse do vdisja unë, ai nuk do iu thoshte që kishte vendosur të më nxirrte si prostitutë në rrugë. Ai nuk do ua shpjegonte planet e tij për të më futur në krahët e meshkujve të tjerë që të përfitonte ai të holla.

Nuk do ua tregonte sa herë më ka rrahur pse patëllxhanët janë pjekur shumë apo perdet janë bërë pak pis apo se kanë ngelur ca thërrmija buke mbi tavolinë. Ai nuk do ua tregonte se sa herë më ka bërë për spital me arsyetime nga më të kotat.

E dini zoti gjykatës, unë kam një fotografi të vetme ku kam dalë në një kafene të thjeshtë, dhe kam pak buzën në gaz sa për foton, pavarësisht që gjithë trupin e kisha me shenja nga të goditurat e tij. Po të vdisja unë, ai mbase do ua tregonte këtë fotografi, e do thoshte se aty kisha dalë si grua e përdalë. Ai do iu thoshte që “E çova nderin tim në vend”, sikur nuk ishte ai që po më shiste tek meshkujt e tjerë.

Ju të gjithë do e quanit arsye të pranueshme “prishjen e nderit”, ju do e arsyetonit vrasjen time, do e quanit provokim edhe atë buzëqeshje me cep buze në fotografi dhe kështu do iu vinte keq për atë burrë e do e dënonit me 3 apo 5 vjet dënim.

Por NDERI është i imi, i nderuar gjykatës. Vetëm se kam firmosur në një copë letër të martesës, nuk do të thotë që nderin tim do ua lë të tjerëve.”

Cilem Doğan ishte 28 vjeçe kur kreu vrasjen, më i korrik 2015, ndërkohë ish-bashkëshorti i saj 33 vjeç. Ata kishin një vajzë bashkë. Prokuroria kërkoi që ajo të dënohej me burgim të përjetshëm. Por, gjykata e dënoi me 15 vite burgim dhe e kosnideroi këtë vrasje “në kufijtë e mbrojtjes së nevojshme”.

Marrë nga Bitchmagazine 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cilem doğan gruaja që vrau burrin hasani prostitutë cilem doğan gruaja që vrau burrin hasani prostitutë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet