LIVE UPDATES
Aktualitet

Falsifikim vulash dhe kalim i paligjshëm/ Policia Kufitare ‘me dorë të hekurt’ në Kapshticë, kthen mbrapsht 279 persona

7 Mars 2020, 09:49 Nga DOSJA
Falsifikim vulash dhe kalim i paligjshëm/ Policia Kufitare ‘me

KAPSHTICË- Policia Kufitare e Kapshticës ka evidentuar dhe goditur disa raste paligjshmërie në kufi, duke ndëshkuar një sërë qytetarësh.

Sipas njoftimit të policisë, janë goditur 12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, kalimit të paligjshëm të kufirit, ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri apo kundërshtim të efektivëve. Si pasojë, Policia Kufitare ka shtuar masat për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe ka kthyer mbrapsht 279 shtetas shqiptarë, pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Kapshticë

Policia Kufitare, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit qoftë nëpërmjet pikave të kalimit me dokumente false, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe në vijim të zbatimit të masave të shtuara për rritjen e kontrollit gjatë intervistitmit të shtetasve që duan të lëvizin në hapësirën SCHENGEN, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë muajit shkurt kanë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë ku janë proceduar penalisht 19 shtetas dhe konkretisht:
-12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
– 1 rast për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
-1 rast për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t’i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.

Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë.

Janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit “Për Kontrollin Kufitar” dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusa, kamiona dhe autovetura.

Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, me të cilët Policia Kufitare ka ndjekur procedurat.

Edhe gjatë muajit mars, do vijojë me intensitet puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapshtice shtohen kontrollet ne kapshtice kapshtice shtohen kontrollet ne kapshtice

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet