LIVE UPDATES
Ekonomi

“Vajzën e çuan nga krevati me forcë”/ Historia e trishtë e familjes me djalin e sëmurë, nëna rrëfen dhimbjen që pë

21 Janar 2020, 13:14 Nga DOSJA
“Vajzën e çuan nga krevati me forcë”/ Historia e

TIRANË– Një histori e pazakontë është publikuar sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News24. 55-vjeçarja Evrianthi Bajraktari nga Shkodra ka treguar jetën e saj plot vuajtje. Ajo është nënë e katër fëmijëve, të voglin Edionin e ka të sëmurë prej 15 vitesh, por mjekësia është treguar shumë e ashpër me këtë nënë. Në vitin 2012 familja Bajraktari nisen për në azil në shtetin suedez, i njohur me famë botërore për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, por me rastin e Edionit do të ndodhte e kundërta. Nëna e dëshpëruar rend në dyert e spitaleve për djalin 15- vjeçar, për të cilin mjekët shqiptar i kishin thënë se nuk ka shpresë për të jetuar.

Gjatë një operacioni që këta të fundit i kishin bërë vite më parë në kokë, gjendja e djalit u komplikua. Me impaktin e parë, mjekët në Suedi i thanë se Edioni gjatë gjithë kësaj kohe kishte në kokë një shkop që nuk funksiononte. Ata i bëjnë operimin e parë, i ndërrojnë shuntën e kokës dhe përmirësohet disi gjendja e djalit. Familja ndërkohë ishte e strehuar në një shtëpi azilantësh afër spitalit, ku Edioni mund të merrte mjekimet e nevojshme. Në vitin 2013 neurokirurgu do të vizitojë këmbët e djalit të mitur, por teksa tenton për t’ia shtrirë i thyen ligamentin, çka sjell komplikacione të panumërta në gjendjen e tij. Edhe operacionet e mëpasshme nuk do ta përmirësojnë djalin.

Ndërkohë që mjekët përgatisin të gjitha procedurat për të kthyer familjen në Shqipëri, duke lënë përgjysmë mjekimin e te miturit. Nëna e djalit pohon, se për këtë gabim fatal të ortopedit kishin shkruar dhe mediat franceze. Një natë në vitin 2016 një skenë horrori do të ndodhte në familjen shqiptare nga policia suedeze. Ata vijnë natën dhe shtiren si mjekë. Dy prej tyre kyçen në një dhomë me djalin e sëmurë dhe kryejnë disa veprime, ndërsa nënën nuk e lejojnë të futet. Pas 40 minutash hapin derën dhe 55-vjeçarja rrëfen se djali ishte duke qarë pa zë, lotët i binin deri te qafa, i zhveshur dhe i shtrirë në mënyrë çnjerëzore. Nga ky moment ata do të kthehen në Shqipëri në mënyrë barbare. Por pas tre javësh, ata do të emigrojnë në rrugë jo ligjore për të kërkuar shpjegim për gjendjen shëndetësore të djalit, i cili përkeqësohej.

“Djalin e kam lindur në moshën 41-vjeçare dhe u gëzova që do bëja një fëmijë të katërt, linda normal. Shkoi deri në 8 muaj dhe më pas pati probleme me kokën. Doktoresha e lagjes më tha që ky fëmijë reagon, por shkon deri në 1 vjeç. Në muajin e 8-të Edioni nuk reagonte më, as këmbët e as duart nuk i lëvizte. Një neurokirurg e operoi dhe ai filloi të reagonte. Më pas ngela rrugëve vija shpesh në Tiranë.Na thanë që ai fëmijë do jetonte maksimumi deri në 7-8 vjeç. Unë vetë bëra disa operacione në atë kohë, ndihesha shumë e lodhur. Kemi shkuar të prisnim biletat për të ikur jashtë, iu thashë fëmijëve do ikim të shërojmë Edionin. Vajza e la shkollën e mesme përgjysmë, djalin e hoqa nga shkolla e muzikës. Brenda 24 orëve vendosëm dhe shkuam në 2012 në Suedi. Shkuam me avion deri në Podgoricë. Edioni ishte në gjendje të rëndë. Ju lutëm policit që të kalonim dhe na lejoi. Biletat i kishim marrë shumë lirë, por para me vete nuk kishim fare. Edioni kërkonte ndihmë na shikonte në sy. Na çuan në azil direkt na dhanë një dhomë, kishte shumë rregull. Pasi panë Edionin na çuan në një vend tjetër që të kishim spitalin afër dhe të merrte gjithë shërbimet. Mjekja që e vizitoi më tha që djali ka ardhur në Suedi dhe nuk ka për të vdekur. Pastaj vazhdoi kontrollet e tjera me mjekë të tjerë. Si ka mbijetuar ky fëmijë me këtë gjendje kaq të bllokuar ka thënë mjeku tjetër. Më pas e operoi në kokë dhe ma ngjallën djalin u përmirësua, më njihte mua, hante, merrte bukën vetë, shkonte në shkollë atje, e merrnin me makinë, gëzohej shumë që shkonte në shkollë”, tregoi nëna e djalit.

Më pas ajo rrëfeu dhe incidentin që ndodhi gjatë trajtimit të tij.

“Filluam procedurat për azil dhe djali duhej të trajtonte këmbët. Sapo doktori i mori këmbën dëgjuam një kërcitje dhe e futën këmbën në allci. Mjeku tha që kishte 30 vite në profesion por kjo ishte hera e parë që ndodhte dhe ai do ta riparonte vetë një gjë të tillë. Pas një muaji në allçi na thirrën prapë. Në maj të 2013 u bë operacioni dhe pati përmirësim. Por gabimi që mjeku bëri nuk u mor përsipër. Një ditë kur erdhi nga shkolla pamë që kishte dëmtuar këmbën dhe kishte shumë dhimbje”,  u shpreh nëna e Edionit.

Pas kësaj për familjen e tyre rifilluan vuajtjet.

“Në 2016 na kanë ardhur pa na lajmëruar, 2 polica më nxorën jashtë, thanë që mjekët po kontrollojnë djalin, por unë e dija që ata nuk ishin mjekë, ishin polic. Vajzën e çuan nga krevati me forcë. Askush nuk na kishte lajmëruar as, avokati që shteti suedez do na deportonte. Kërkoja me forcë të hyja të shikoja djalin, Edioni nuk reagonte, qante pa zë, me lot. Në 2016 u kthyem në Shkodër dhe djali ishte shumë rëndë. Kur e pashë djalin për 3 javë që nuk reagonte, rrinte si i habitur. U rikthyem sërish në Suedi e mësuam se nuk kishim ekspuls dhe kaluam, shkuam sërish atje në të njëjtin vend dhe na priste avokati. Shkuam direkt në spital, por azili nuk u hap për ne. Edioni vazhdoi jetën e tij si normalisht dhe u përmirësua gjendja e tij. Mjekët e mundësuan operacionin e vështirë, na premtuan, ndërsa zyra e migracionit tha se ishim kundër rregullave të azilit. Na dhanë ekspuls më pas dhe na kthyen mbrapsht sërish. Edioni duhet te vazhdojë mjekimet e të marrë ilaçet”, rrëfeu nëna, duke bërë apel për ndihmë që djalit t’i mundësohet kurimi në Suedi.

Marrë nga Ballkan web 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale djali i semure nga shkodra edion bajraktari evrianthi bajraktari historia e familjes nga shkodra shkoder djali i semure nga shkodra edion bajraktari evrianthi bajraktari historia e familjes nga shkodra shkoder

Sondazh

Poll
Ekonomi 21 Janar 2020, 12:35

Ndotja mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk njeh kufi

Liqeni i Fierzës në Shqipërinë verilindore u krijua në vitin 1978 pas ndërtimit të digës së hidrocentralit me të njëjtin emër, falë prurjeve të lumenjve Drini i...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet