LIVE UPDATES
Ekonomi

Shefja e FMN: Sistemi financiar duhet të bëhet më gjithëpërfshirës

20 Janar 2020, 13:26 Nga DOSJA
Shefja e FMN: Sistemi financiar duhet të bëhet më

Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike. Kjo konfirmohet nga një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilin e prezantoi shefja e FMN, Kristalina Georgieva. Të ardhurat dhe pasuria janë të shpërndara në mënyrë shumë të pabarabartë – dhe hendeku po zgjerohet. Ky, thotë Kristalina Georgieva, është “një sinjal i rrezikshëm”. Ky zhvillim mund të ketë pasoja fatale. “Kur pabarazia rritet, zakonisht është një parashikim i besueshëm i një krize financiare”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ky është rezultat i një studimi të gjerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, të cilit i referohet Georgieva. Ajo sheh në horizont një krizë financiare dhe ekonomike – dhe gjithashtu shikon, se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po zgjerohet në të gjithë botën. Detyra e madhe e shoqërisë është krijimi i një sistemi financiar që përfshin shumë më tepër njerëz, që i nxjerr ata nga varfëria dhe i lejon të marrin pjesë në mirëqenie.

Rreziku i trazirave publike

Georgieva kujtoi se “pabarazia e tepërt parandalon rritjen, ajo minon themelet e një vendi”. Dhe kjo rrezikon të shkatërrojë konsensusin shoqëror. “Kjo shkatërron besimin në institucionet. Dhe mund të ushqejë rrymat populiste dhe të çojë në trazira publike”, tha shefja e FMN. Si rezultat, shumë qeveri kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe shpërndajnë dhurata për qytetarët – por kjo shumicën e herëve keqëson problemin.
Kristalina Georgieva ka reputacionin që është energjike dhe këmbëngulëse për çështje që i ka për zemër. Bullgarja e drejton Fondin Monetar Ndërkombëtar që nga 1 tetori. Para kësaj, ajo ishte numri dy i Bankës Botërore si Kryetare e Kryesisë, dhe gjithashtu ka punuar për shumë vite në Komisionin Evropian.

Studimi i FMN-së i paraqitur tani merr nën lupë lidhjen midis krizave ekonomike dhe pabarazisë gjatë 150 viteve të kaluara. Rezultati është i qartë: pa përjashtim, hendeku mes të ardhurave dhe pasurisë është thelluar, para ardhjes së kolapseve ekonomike. Kështu ka ndodhur para recesionit të bursës në vitin 1929, si dhe para krizës financiare më 2007. Dhe vitet “e zhurmshme njëzet”, vitet 1920, janë sipas studimit shembulli më i mirë i zhvillimit të gabuar social dhe ekonomik. Progresi teknologjik çoi fillimisht gjoja në një “epokë të artë” dhe më pas në katastrofë. Prandaj detyrën e saj në këtë dekadë Kristalina Georgieva e ka të qartë: “Ne duhet të parandalojmë që vitet 2020 të bëhen një përsëritje e viteve 1920”.

Paga pa kufi në sektorin financiar

Atëherë çfarë duhet bërë? Pabarazia midis vendeve është bërë më e vogël, gjë që ka çuar në zhvillim dhe mirëqënie më të madhe. Por problemi e rreziku qendron tek pabarazia brenda vendeve. Dhe njëri nga shkaqet është industria e financave. “Pagat pa kufi në sektorin financiar mund të çojnë në një sistem që i shërben vetes më shumë sesa shoqërisë.”

Studimi i FMN e kishte treguar qartë këtë: sa më thellë të shtrihet sektori financiar, sa më e madhe të jetë pjesa e tij në ekonomi, aq më i madh është ndikimi i tij në vendimet politike, aq më shpejt rritet pabarazia. Detyra është të rishkruhen rregullat dhe t’u jepet qasje më shumë njerëzve në sistemin e financimit. Kjo përfshin lehtësimin e huave për ndërmarrjet e vogla, sepse huatë për ndërmarrjet e mëdha rritin pabarazinë. Dhe për Georgievën një gjë është veçanërisht e rëndësishme: “Mënyra më e mirë për të zvogëluar pabarazinë e të ardhurave është t’u jepet grave qasje më e mirë në mjetet financiare.” Georgieva njoftoi se FMN do të mbajë parasysh përfundimet e studimit, kur të mbështesë projektet financiare në të gjithë botën. Marrë nga Deutche Welle

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi hendeku financiar te pasurit te varferit hendeku financiar te pasurit te varferit

Sondazh

Poll
Ekonomi 19 Janar 2020, 10:04

INSTAT: Përgatituni për një vit të vështirë

TIRANË- Me mbarimin e projekteve të mëdha, pasojave të tërmetit, sidomos në turizëm, emigrimin që po godet fuqinë punëtore e produktivitetin e kompanive, k...

Ekonomi 18 Janar 2020, 16:02

Sekretaret nuk i duan më!

TIRANË– Teknologjia dhe automatizimi i kanë hequr detyrat si pritja apo përcjellja e letrave apo përgjigjet në telefonat fiks. Një gjeneratë e re e drejtue...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet