LIVE UPDATES
Bota

‘Lufta’ me koronavirusi/ Rrëfimi i një gazetari mbi frikën që kanë italianët

5 Mars 2020, 07:58 Nga DOSJA
‘Lufta’ me koronavirusi/ Rrëfimi i një gazetari mbi

ITALI– Jemi të vetmit që jemi ulur jashtë në një lokal, në një shesh që zakonisht gëlon nga lëvizjet në periferi të Romës, duke pirë kafenë e paramesditës e në rastin tim duke cimbisur një copë tortë. Në një artikull për gazetën “New York Times” të publikuar këtë javë, gazetari dhe autori Beppe Severgnini tërhiqte vëmendjen se shumica e të rinjve italianë dhe ata në moshë të mesme nuk kanë përvojë direkte lufte apo epidemie, në dallim nga të moshuarit, të cilët vuajtën shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj. Italianët, argumenton ai, e kanë të vështirë të orientohen në situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi (COVID-19), e cila siç druhen disa mund të zhvillohet në një situatë më të gjerë dhe më shqetësuese epidemie.

“Shumica prej nesh nuk dinë çfarë të mendojnë”, shkruan ai. “Lëkundjet e humorit janë të dukshme në çdo familje. A është koronavirusi vetëm një grip i keq dhe ne po reagojmë më shumë seç duhet? Apo jemi përballë një epidemie serioze dhe ka shumë arsye për t’u shqetësuar? Ai shton se “në këtë mënyrë ata (italianët) përpiqen të gjejnë një reagim të përshtatshëm” ndaj situatës. Shumë prej tyre shkojnë në ekstreme duke shfaqur një psikikë të ndarë kombëtare. Disa mësyjnë në supermarkete në varësi të shifrave më të fundit të të prekurve dhe dukshëm largojnë me nervozitet këdo u del përpara veçanërisht ata me pamje aziatike. Disa shfaqin një moskokëçarje teatrale, duke këmbëngulur të shtrëngojnë duart ndërsa ankohen me zë të lartë sa absurd është fakti që ndeshjet e kampinatit të futbollit janë shtyrë. Pamjet filmike që tregonin një burrë të moshuar tek ankohej për raftet e zbrazura nga makaronat në dyqane, qarkulloi gjërësisht në median sociale.

Rrugët pothuajse janë boshatisur, restorantet gjithashtu dhe në dyqanet e zakonshme zor se gjen këmbë njeriu madje edhe në qytete me asnjë rast të konfirmuar prej rreth qindra kilimetrash larg. Lazio, në kohën që ky artikull u shkrua, kishte vetëm 12 raste të konfirmuara me koronavirus. Ndërsa shifrat rriten në veri të vendit në Lombardi, Veneto dhe Emilia Romanja, rajonet më të prekura, njerëzit këtu po bëhen edhe më të zymtë. Ata dëgjojnë njoftimet e mbrëmjes të publikuara në internet nga Autoriteti i Mbrojtjes Civile me rrudha në ballë që kryesisht shoqërojnë fytyrat e italianëve kur shohin rezultatet e ndeshjeve të futbollit. Një mik, pronar i një restoranti ka vendosur të mos i ndjekë lajmet. Ai thotë se kjo është shumë dëshpëruese ndaj dhe është më mirë të mos i dëgjojë. Më mirë të qëndrosh i paditur. Por kjo është vetëm një maskë që ai e heq kur duhet të bëjë bilancin e ditës. Ai ma thotë këtë në restorantin e tij të zbrazët ndërsa unë jam njeriu i vetëm që po darkoj. Në fytyrën e tij shihet i njëjti alarm që unë kam parë në fytyrat e pronarëve të tjerë të biznesve të vogla që pyesin veten nëse do t’i mbijetojnë ndikimit ekonomik të koronavirusit.

Kjo është frika më e madhe për shumicën e italianëve. Shumica e atyre nën moshën 60 vjeç nuk duken të shqetësuar se mund të infektohen nga virusi. Ata kanë besim, siç duhet të ndodhë, se do të mbijetojnë e se do të kalojnë disa ditë me sikletin që të shkakton një gjendje gripale. Por ajo që i tremb janë rreziqet e mundshme në ekonomi, në veprimtarinë e biznesit të tyre apo tek familjet e tyre. A do t’i shkatërrojë ëndrrat dhe shpresat apo vite të tëra pune të palodhur?! Ndërsa të rinjtë mund të jenë më pak të shqetësuar nga koronavirusi, të moshuarit sigurisht që janë të alarmuar. Të martën, Agjensia Kombëtare për Mbrojtje Civile konfirmoi se virusi ka shkaktuar 79 të vdekur në Itali, që variojnë mes 63 dhe 95 vjeç dhe me një histori sëmundjesh ekzistuese të fshehura. Italia është një vend i vjetër, jo vetëm për sa i përket historisë së saj të pasur, por edhe demografisë. Rreth një e katërta e italianëve janë mbi moshën 65 vjeç. Një rritje e rasteve të reja nuk do të thotë rritje e rasteve serioze thonë zyrtarët. Por kjo nuk duket se u jep shumë siguri të moshuarve.

Një gjë është e qartë, se përhapja e koronavirusit nuk mund të ndalet, apo qoftë dhe të ngadalësohet vetëm falë veprimeve të qeverisë, madje edhe pas ndërhyrjes vendimtare e të shpejtë të ndërmarrë nga koalicioni i kryeministrit italian Giuseppe Conte. Të gjithë duhet të kontribuojnë qoftë edhe vetëm duke i kushtuar më shumë vëmendje higjienës personale, larjes së shpeshtë të duarve, teshtitjes e kollitjes në shami letre, që duhen hedhur menjëherë në vende të sigurta. Ulja e numrit të udhëtimeve, shmangia e kontakteve njerëzore të gjitha luajnë një rol në shmangien e një rritje të shpejtë e të papritur të infeksionit, përndryshe shërbimet e kujdesit shëndetësor do të përjetonin probleme, thonë zyrtarët italianë. Komenteve të tyre u bënë jehonë homologët në Britani e gjetkë në Evropë, të cilët po ndjekin me ankth shifrat në rritje në Itali, duke iu frikësuar një fati të ngjashëm.

Por a jemi në gjendje për vetëdisiplinë? Tronditës është fakti se ka pasur të paktën pesë tentativa për arratisje nga një ashtuqujtuar “zonë e kuqe” që përfshin rreth 10 qytete të futura në izolim në Lombardi. Ata u ndalën nga policia, megjithëse njëri prej tyre ia doli të arratisej në një rajon tjetër. Në Londër, gazetarja Clare Foges shkruan me shqetësim se: “ne jemi tepër egoistë për të ndalur përhapjen e koronavirusit”. Ajo shkruante se shqetësimi i saj më i madh nuk ka të bëjë me aftësinë ripërtëritëse të shërbimit shëndetësor të vendit apo se sa kohë do t’u duhet studiuesve që të zhvillojnë një vaksinë, por rreth gatishmërisë së publikut për t’iu përgjigjur sfidës.

“Për ta ndalur përhapjen e virusit qeveritë në të gjithë botën duhet të mbështeten tek qytetarët të cilët duhet të bëjnë atë çka u thuhet… Por në një kohë që të gjithë gëzojnë privilegjin e të paturit të drejta, në epokën e individit, apo të populizmit kundër të politikës tradicionale, kjo duket një mundësi e vakët”, shkruan ajo.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni frika e italianeve koronavirusi ne itali rrefimi i nje gazetari frika e italianeve koronavirusi ne itali rrefimi i nje gazetari

Sondazh

Poll
Bota 4 Mars 2020, 16:47

LITUANI- Frika nga koronavirusi, po shtyn njerëzit të bëjnë veprime të papritura. I tillë është rasti i një burri në Lituani, i cili ka mbyllur gruan në banjo p...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet