LIVE UPDATES
Politike

Shpërndarja e gazit të lëngshëm natyror, Yuri Kim: Shqiptarët do të kenë karburant më të pastër

5 Shkurt 2020, 14:40 Nga DOSJA
Shpërndarja e gazit të lëngshëm natyror, Yuri Kim:

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se Yuri Kim diskutoi sot mundësitë që shqiptarët të kenë akses më të lirë, karburant më të pastër dhe të kenë fuqi më të qëndrueshme në shtëpitë e tyre në punëtorinë e Shkallëzimit të LNG me Shkallë të Vogël në Evropën Qendrore dhe Lindore.

FJALA E PLOTË E YURI KIM:

E nderuar Ministre Balluku, Ndihmës Sekretar Ëinberg, të ftuar të nderuar nga Shqipëria dhe Kosova, është një kënaqësi e madhe për mua të jem sot këtu në nisjen e aktivitetit të sotëm për diskutimin e potencialit të gazit natyror të lëngshëm për Shqipërinë dhe rajonin.Vitin e shkuar, përpara Senatit të SHBA, diskutova mbi prioritet e mia nëse do të merrja konfirmimin si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Vërejta rëndësinë që ka përkrahja dhe forcimi i lidhjeve ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe puna për të ndihmuar në sigurimin e mundësive të rritura ekonomike për bizneset amerikane, edhe ato shqiptare.Shtetet e Bashkura dhe Shqipëria kanë lidhje të forta miqësie dhe angazhimi. Prapëseprapë, unë besoj se ne mund t’i dyfishojmë përpjekjet tona për të përmirësuar dhe forcuar lidhjen tonë ekonomike.Jemi sot këtu për të folur për mundësi, potencial dhe teknologji të re në sektorin e energjisë.Besoj se të gjithë ju keni ardhur sot këtu për shkak të asaj mundësie. Zyrtarët e qeverisë, drejtuesit e sektorit privat dhe miqtë tanë nga Kosova janë këtu për të parë potencialin e një burimi të ri të energjisë nga një partner i besuar, Shtetet e Bashkuara. Falë një sërë përparimesh novatore, sot Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror. Gazi natyror i lëngshëm (GNL) nga Shtetet e Bashkuara tani po dërgohet në të gjithë botën për të furnizuar me energji shtëpitë, bizneset, makinat, kamionët dhe autobusët. Nga Hollanda në Itali, GNL po gjen rrugën e tij për në Evropë, megjithëse ende jo në Shqipëri.Përfitimet e karburantit janë të shumta, por dua të përmend tre më të rëndësishmet për ju. E para është siguria e energjisë. Diversiteti i furnizimit me energji është thelbësor dhe aksesi në karburant nga partnerët e besuar është i rëndësishëm. Shqipëria e di se mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara e dinë se mund të mbështeten tek Shqipëria.

Së dyti, përfitime mjedisore. GNL ka përfitime të konsiderueshme mjedisore në krahasim me karburantet e tjera fosile. Për shembull, gazi natyror lëshon ndjeshëm më pak dioksid karboni sesa qymyri dhe lëshon sasi të papërfillshme dioksid squfuri dhe dioksid azoti.

Së treti, forcimi i ekonomisë së Shqipërisë. Siç dëshmohet nga pjesëmarrja e miqve tanë nga Kosova, ekziston një oreks i fortë rajonal për një formë energjie të përballueshme, të besueshme dhe të shëndetshme për mjedisin: GNL amerikane. Nëse zhvillohet infrastruktura përkatëse, Shqipëria mund të bëhet një qendër rajonale, duke sjellë shpejt përfitime për ekonominë e Shqipërisë dhe atë të rajonit.Sot, më janë bashkuar Ministrja Balluku dhe Ndihmës Sekretari për Energjinë i Departamentit të Shtetit të SHBA, Steven Ëinberg, për të folur në mënyrë të thelluar mbi potencialin e gazit natyror të lëngshëm për Shqipërinë dhe rajonin. Ne gjithashtu do të nisim një studim mbi potencialin e shpërndarjes së GNL në Shqipëri dhe me gjerë në rajon. Por, studimi është vetëm fillimi. Sot kemi gjithashtu biznese private këtu. Ata do të flasin për projekte të njëmendta që po ndodhin në rajon dhe ne do të dëgjojmë për nisma të sektorit privat që janë në proces për t’u provuar dhe për t’i sjellë përfitim ekonomisë shqiptare.Mundësitë nga këto biseda, jo vetëm për qeverinë, por edhe qytetarin e zakonshëm, janë të shumta. Po, ekziston një potencial që më në fund do të ndezë termocentralin e papërdorur të Vlorës; por ekziston gjithashtu mundësia që shqiptarët të kenë akses në karburant më të lirë e më të pastër kur hyni në makinën tuaj për të shkuar në dyqan ose hipni në autobus për të shkuar në punë. Mund të jetë gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt sigurimit të energjisë së qëndrueshme në shtëpitë tuaja dhe zvogëlimin e importeve të shtrenjta të energjisë. Mund të furnizojë anije që udhëtojnë drejt Shqipërisë, jo vetëm duke kursyer para për blerje karburanti, por edhe duke ulur ndotjen përgjatë brigjeve të bukura të Jonit dhe Adriatikut në Shqipëri.E ardhmja e energjisë së re është tani.Është kënaqësi t’i jap fjalën Ndihmës Sekretarit të Departamentit të Energjisë për Energjinë Fosile, Steven Ëinberg, një ekspert me përvojë disa-dekadëshe në industrinë e energjisë, i cili do t’ju tregojë më shumë rreth kësaj përpjekje.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shpërndarja e gazit të lëngshëm natyror yuri kim shpërndarja e gazit të lëngshëm natyror yuri kim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet