LIVE UPDATES
Aktualitet

“21 Janari, krim i dyfishtë”, Lubonja fajëson PS: I çuan njerëzit atje që të vriteshin, e përgatitën një ditë më

22 Janar 2020, 07:11 Nga DOSJA
“21 Janari, krim i dyfishtë”, Lubonja fajëson PS: I

TIRANË-Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në Neës24, ngjarjen e bujshme të “21 Janarit”, ku nëntë vite më parë u vranë në një protestë të përgjakshme 4 qytetarë të pafajshëm, por që vijon të mbetet në “errësirë”. Për analistin Lubonja “21 Janari” është një krim i dyfishtë, duke veshur me faj, në këtë mënyrë, të dyja kahet politike, ndonëse prej nëntë vitesh kjo ngjarje vijon të përplasë palët dhe të mos gjejë fajtorët e vërtetë. Fatos Lubonja deklaroi se Partia Socialiste është fajtore dhe përgjegjëse po aq sa Partia Demokratike për vrasjen e katërfishtë në bulevard, pasi sipas tij, ishte pikërisht PS që i çoi njerëzit aty, me qëllimin e keq për t’u vrarë.

Unë e kam pak të ndryshëm mendimin për “21 Janarin”, sepse ndodh sikur një pjesë janë me PD dhe vënë theksin te opozita, dhe veçanërisht për faktin pse PS nuk bëri asgjë për të vënë drejtësi dhe akuzohet PS se nuk iu qëndroi protestuesve, si dhe PD për sulmin e dhunshëm që u përdor atëherë dhe faktin që u sulmuan institucionet, pra legjitimimi i asaj që u bë. Ajo që ndodh për mua është kjo, që sot jemi në këtë pikë, sepse 21 janari ishte një krim i dyfishtë, jo i njëfishtë, siç e shohin një pjesë, që e bëri njëra ose tjetra palë. Ata njerëzit që u çuan atje nga PS, dhe këtu është përgjegjësia që ka PS, që e përgatiti një ditë më parë dhe duke paralajmëruar se populli është aq i zemëruar dhe nuk mbajmë ne përgjegjësi. Ata njerëz u çuan qëllimit për t’u vrarë ndonjëri. Pra, kishte një qëllim të mbrapsht, me shpresën që përballë kishin një njeri të mbrapsht që mund të binte në këtë grackën dhe të qëllonte ndonjërin, siç edhe ndodhi. Pra, nëse ne do bëjmë gjyq të paanshëm për fajtorët, nuk lahen edhe këta që i çuan njerëzit atje. Sepse është njëlloj si të çosh ca njerëz tek ariu, ariu do t’i hajë ata, dihet. Kjo është eliminuar fare nga PS, por ata e kanë brenda atë pjesë, sepse nuk ishte një protestë e vërtetë popullore, psesë po të ishte kështu të nesërmen do të ishte djegur kryeministria, se u vranë 4 veta, por nuk ndodhi, sepse deshën ta shesin si protestën e pranverës. Tani iu intereson heshtja dhe kaq. Pastaj, çështja komplikohet, nëse do ta ngremë në parim lidhur me atë sa dhuna mund të përdoret në protesta, dhuna, mosbindja civile, sa janë të legjitimuara dhe sa jo. Kur të bëhet gjyqi ndoshta dënohet më shumë vrasjet, sesa ata që i shtynë, por ama janë të dyja palët. Ata u çuan atje për t’u vrarë. PS i ngarkohet më shumë pse s’bëri drejtësi? Por, nuk bëri drejtësi se ka qenë qëllimi i keq që në fillim dhe nuk i intereson fare. Unë kamë qenë në protestë, aty ishin një masë e madhe, jo aq e madhe, siç nxjerr PD sot, si dhe një grup sulmi i veçantë, që do të destabilizonte, që do sulmonte kryeministrinë, do krijonte një situatë, që do tregonte një urrejtje të madhe popullore. Ishte shpresa që dikush do gjuante dhe do vriste ndonjë dhe kjo do instrumentalizohej dhe do bëhej mjet lufte politike, siç u bë”, deklaroi Lubonja.

Më tej, analisti komentoi dhe protestat e opozitës, përgjatë këtij viti, ku policia ka përdorur shpeshherë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, duke thënë se politika tashmë e ka nxjerrë një mësim, që të mos vrasë njerëzit, ndonëse sipas tij, edhe përdorimi i gazit është abuzim me forcën e pushtetit.
“Një mësim është nxjerrë, që pala në mbrojtje, që në këtë rast është në pushtet dhe ka policinë duhet të bëjë shumë kujdes, që të mos vrasë, se pastaj i kthehet në bumerang, siç ndodhi në 21 janar. Mendoj se pala mbrojtëse e ka mësuar këtë dhe ka përdorur gazin. Edhe këtu kemi abuzim me forcën e pushtetit, por jo deri te vrasja, por që është për t’u kritikuar”, u shpreh analisti.

Por edhe kryeministrisë iu vu flaka, a justifikohet…?

Nëse iu referohemi ligjeve, ato janë të shkruara. Ligjet e kanë përcaktuar sa dhe si mbrohen institucionet. Mendoj se 21 janari kishte kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, edhe pse ishin provokuar. Kur u vu flaka tani, përdorimi i gazit, këtu ngelet për t’u diskutuar. Tek e fundit, ngelet gjithmonë e hapur çështja e përdorimit të forcës, deri ku përdoret ajo. Për të dy palët kam parasysh një parim, që e ka trajtuar edhe Maks Veberi, që bën diferencë mes pushtetit dhe forcës. Sipas tyre, pushteti ka një dallim me forcën, në kuptimin që pushteti nuk është që ti ke mjetet e forcës, dhe sa më pak të kesh pushtet, aq më tepër i drejtohesh forcës. Pra, forca është shenjë e mungesës së pushtetit. Ne vëmë re në përgjithësi, që forcat politike tona shpesh i referohen forcës, sepse nuk kanë pushtet, në kuptimin e legjitimitetit. Tendenca është që, edhe kjo qeveri, i drejtohet forcës, zgjidhjes me forcë. Kam parasysh këtu Astirin, mjetet e dhunës, prishja e stadiumit në mënyrë të paligjshme, janë të gjitha akte dhune që tregojnë dobësim të pushtetit.
Shqiptarët kanë mësuar nga kjo. Mësimin e parë e patëm më 1997, që dolën edhe për pakënaqësinë e tyre, por edhe për të reaguar, dhe patën një pushtet që erdhi pas dhe i zhgënjeu. Fatos Nano tha se do iu kthente 100% paratë e humbura atyre që protestonin, por që ato para u shpërndanë nëpër xhepat e tyre. Ka pasur mësime edhe kur erdhi Berisha në pushtet, me disa premtime, ashtu si dhe me rastin e Ramës, më 21 janarin, apo edhe tani që njëherë premtohet “revolucioni”, lëvizja e fortë që s’do lejojë zgjedhje… Ajo që ka mësuar qytetari është që instrumentalizohet, pra që përdoret si “mish për top”. Kush nuk e ka mësuar, është ai militanti që mendon se do të ketë një përfitim, kur partia e tij të jetë në pushtet.

Tryeza për Reformën Zgjedhore, gjërat kanë ndryshuar, palët u ulën, por opozitarët thonë se nuk i kanë lënë protestat, por a kanë vlerë tani?

Kjo që s’kemi hequr dorë nga protestat, që Rama duhet të largohet, përdoret për t’u justifikuar para militantëve, por do të gjenden mënyra për t’i zvarritur, për t’i shmangur. Apo ndoshta edhe duke parë reagimin e një pjese shumë të madhe, kanë ndërruar mendim dhe duan të krijojnë një lloj sinteze të protestave me këtë uljen në tryezë.

Marrë nga Ballkan web 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 21 janari fatos lubonja partia socialiste 21 janari fatos lubonja partia socialiste

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet