LIVE UPDATES
Politike

“S’doja të digjja mandatin”/ Fatmir Mediu: PR s’ka marrë kurrë vota nga PD. Jemi pro sistemit me lista të hapura (VD

10 Janar 2020, 13:06 Nga DOSJA
“S’doja të digjja mandatin”/ Fatmir Mediu: PR s’ka

TIRANË– Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në studion e “Ilva Now”, në Euronews Albania deklaroi se ai është pro sistemit me lista të hapura, ndërsa shtoi se Partia Republikane ka pasur në çdo kohë votat e veta dhe nuk ka marrë asnjë mandat nga Partia Demokratike. I pyetur lidhur me funksionin aktual të Partisë Republikane, Mediu tha se PR ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin.

“Partia Republikane ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin. Kam fituar edhe vetëm, edhe si PR, por jemi brenda një funksioni opozitar të përbashkët dhe duhet të ketë një plan veprimi opozitar. Nuk kemi marrë vota të PD-së ne, pavarësisht marrëveshjeve. Në 2013, PR ka marrë më shumë vota se mandate dhe ka kontribuar në fitoren e PD, kemi edhe rastin e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2005.” tha Mediu.

Mediu u shpreh  se PR përkrah një sistem zgjedhor me lista të hapura pasi sot sipas tij nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve

“Qëllimi elektoral është i përbashkët. Derisa kërkoj një sistem zgjedhor të hapur, me garë, e vendos veten dhe PR në garë, kjo është një sfidë. Mendoj se kemi një problem shumë-shumë të madh kushtetues; nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve. Pjesa më e madhe përfaqësojnë interesat e kryetarëve të partive, kuvendi drejtohet nga qeveria”, u shpreh Mediu.

Kryetari i PR deklaroi se që nga fillimi ishte kundër vendimit për djegien e mandateve nga opozita. Sipas Mediut, ky veprim i ndërmarrë me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar lidhur me atë që po ndodhte në vend, nuk arriti të përmbushë objektivin, duke qenë se parlamenti u mbush me njerëz që nuk e përfaqësojnë.

Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, për mua opozita nuk vepron në mënyrë procdeurale por politike. Zoti Berisha në mbledhjen e këshillit drejtues ka thënë se kjo mund të na çojë në fitore shpejt, por mund të na çojë edhe në një krizë të gjatë. Basha ka gjykimin e tij, unë timin. Unë mendoj se është më mirë t’i diskutojmë gjërat”-deklaroi Mediu.

I pyetur lidhur me ngjarjen më të nxehtë ndërkombëtare të momentit, por që në një farë mënyre prek edhe Shqipërinë, konfliktin Iran-SHBA, Mediu u shpreh se kërcënimi ndaj Shqipërisë nuk duhet anashkaluar duke qenë se vetëm një vit më parë Shqipëria për pak u bë objekt i një sulmi terrorist iranian dhe për faktin se në vendin tonë strehohet opozita iraniane kundërshtare e regjimit.

Mediu sugjeroi që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet patjetër për këtë rast, por edhe raste të tjera që mund të rrezikojnë vendin. Sipas Mediut, në rastin e Iranit nuk përjashtohet mundësia e një sulmi kibernetik që do të prekte infrastrukturën kritike në vend, siç është energjetika.

“Si vend anëtar i NATO duhet marrë në analizë situata pas deklaratës së liderit të Iranit. Një sulm që mund të bëjë Irani është një sulm kibernetik. E para ka të bëjë me gjithë infrastrukturën kritike të vendit tonë që nga sistemi elektrik. Këtu duhet të kërkohet mbështetje e SHBA dhe NATO për të ndërtuar sisteme sigurie që na vlen më shumë se raporti thjesht politik”,  u shpreh Mediu.

Marrë nga euronews.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve fatmir mediu djegia e mandateve fatmir mediu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet