Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
TIRANË– Endrit Dokle, numri dy i bandës së Durrësit, që u lirua sot nga buergu ka tashmë një kontratë punësimi. Dosja.al mëson se Dokle rezulton të ketë një kontratë punësimi me kompaninë “Mato Konstruksion”, e cila është në administrim të biznesmenit Agim Çako.
Kontrata e kompanisë me Doklen është firmosur që në tetorin e vitit 2019, dhe sipas saj, i sapoliruari nga burgu do të paguhet 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore, por ende nuk bëhet me dije puna që i besuari i Lulzim Berishës do të bëjë saktësisht. Për tre muaj, Dokle do të jetë në periudhë prove, ndërsa më pas do të firmosë një tjetër kontratë me të njëjtën kompani, por këtë radhë për një periudhë 1-vjeçare.
Kontrata e zbardhur
“Sot më datë 25.10.2019 unë Agim Çako në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k premtoj lidhjen e kontratës së punës si më poshtë vijon:
Shoqëria “Mateo konstruksion” sh.p.k ka si objekt të veprimtarë së saj, fushën e ndërtimit, me ortak të vetëm dhe administrator z.Agim Çako.
Shtetasi Endrit Dokle, atësia Mensur, i datëlindjes 31.12.1983 i identifikuar me Nr. personal 131231038G lindur në Kukës dhe banues në Tiranë është duke vuajtur dënimin pranë IEVP-Fushë-Krujë.
Unë administratori i shoqërisë Agim Çako deklaroj se pas vuajtjes së dënimit prej shtetasit Endrit Dokle, do ta punësoj pranë shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k. me detyrë punëtor ndërtimi.
Kontrata e punësimit midis shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k dhe shtetasit Endrit Dokle pas marrjes në provë për një afat 3 muaj, do të jetë me afat 1-vjeçar me të drejtë përsëritje.
Koha e punës së shtetasit Endrit Dokle në shoqërinë “Mateo konstruksion” sh.p.k do të jetë 8 orë në ditë ose 40 orë në javë”, thuhet në premtimin e dnërtuesit.
Pagesa neto që do të kryhet për punëmarrësin Endrit Dokle nga punëdhënësi “Mateo Konstruksion” sh.p.k do të jetë 35.000 lekë në muaj. Punëdhënësi merr përsipër që të paguajë edhe detyrimet tatimore (sigurime shoqërore dhe shëndetësore, tap)
Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua sot nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e sotme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Ky vendim pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Emisioni “Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të 38 vjeçares Fatbardha Sinani. Në vitin 2012, ajo u martua me mblesë...
KRUJË- Prokuroria e Krujës ka reaguar pas lirimit nga burgu të Endrit Dokles, i cili tashmë është i lirë pas vendimit të Gjykatës. Në një reagim për mediat...
TIRANË– Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur sot lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Po ky...
TIRANË- “Xhiroja” në ish-Bllok e Dritan Dajtit, u ka kushtuar “kokën” drejtuesve të burgut të Peqinit. Ministria e Drejtësisë 5 ditë pas lirimit të Dajtit ...
KRUJË– Lirohet nga burgu Endrit Dokle, numri 2 i bandës së Durrësit. Dosja.al ka mësuar se anëtarit të ‘Bandës së Durrësit’ i janë falur rreth 5 vite burg...
Berat- Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, e cila u gjet e masakruar në Francë, ka tentuar sërish që të vrasë veten brenda burgut të Berati...
GJERMANI– Ndërkohë pas kaq muajsh, kur edhe policia i ktheu nga komisariati sendet personale të bashkëshortit të saj, 28-vjeçarja zbuloi se mes kartave t...
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur në Pogradec, ku një makinë tip ‘Volkswagen’ ka përplasur një autobus. Si pasojë e përplasjes në zonën e quajtur Qafa e Pllocës...
Durrës- Në prangat e Policisë së Durrësit ka rënë një 39-vjeçar me iniciale A.Ll pasi ka drejtuar në gjendje të dehur makinën e tij tip ‘Land Rover”. Si...
TIRANË– Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ‘skifterin’ 29-vjeçar Gentjan Duraku, i cil...