LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja e plotë, zbardhet dëshmia e mikut të vëllezërve Kusi: I kam njohur në burg, më kërkuan të merrja përsipër vrasj

27 Gusht 2019, 20:13 Nga DOSJA
Dosja e plotë, zbardhet dëshmia e mikut të vëllezërve

TIRANË- Pesë ditë më parë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale. Një i ri 26-vjeçar u qëllua për vdekje në zëmër të Tiranës, ndërsa ishte duke punuar për kondicionimin e një vile trekatëshe në zonën e “Myslim Shyrit”. Bëhet fjalë për të riun nga Mallakastra, Indrit Çela, i cili u godit me plumb në kokë dhe për pasojë disa orë më vonë humbi jetën në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, për këtë ngjarjen të rëndë u arrestuan katër persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Njëri prej katër personave të arrestuar, Lorenc Veliaj ka dëshmuar para organit të akuzës faktin se si është njohur me vëllezërit Griseldo dhe Armando Kusi, të cilët janë shpallur në kërkim dhe dyshohen si autorë të vrasjes së teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelajt.

“BalkanWeb” ka siguruar dosjen e plotë të asaj që Veliaj ka pohuar para Prokurorisë. Mësohet se Lorenc Veliajt i është kërkuar prej vëllezërve që të marrë përsipër ngjarjen e rëndë. Sipas dosjes, Lorenc Veliaj, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë është shprehur se Griseldo Kusin e njihte pasi kishte qenë në burg me vëllain e tij, Albano Kusi, ndërsa shton se prej asaj kohe ka ruajtur shoqërinë me vëllezërit Kusi.

Dëshmia e plotë e Lorenc Veliajt:

Unë aktualisht jam në kërkim për një ngjarje në Komisariatin e Policisë nr. 4, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Që prej asaj date unë jam fshehur organeve të drejtësisë duke qëndruar në pronën (ish-piceri) të shtetasit Ali (Edmond) Sula, në Bërxullë, Tiranë. Unë ditën e djeshme më datë 22.08.2019, kam qenë në pronën e Ali Sulës dhe rreth orës 11:40, aty ka ardhur shtetasi Griseldo Kusi, të cilin unë e njoh pasi kemi qenë në burg me vëllain e tij, Albano Kusi dhe prej asaj kohe kemi vazhduar shoqërinë.

Griseldo ka ardhur i vetëm dhe më ka takuar, ku gjatë takimit ai më ka treguar se kishte ardhur pasi kishte një hall për të cilin unë mund ta ndihmoja dhe më ka treguar se “tek vila e tij tre katëshe e cila ndodhet në afërsi të shkollës Sabaudin Gabrani, ai (Griseldi) kishte qëlluar me qytën e pistoletës një person të cilit nuk ja dinte emrin, por më ka treguar se ishte punëtori i tij i cili po montonte kondicionerët”, më pas Griseldo më ka shpjeguar se personin e kishin dërguar në spital pasi ishte çarë në kokë.

Po kështu, Griseldo në mënyrë shoqërohet më ka kërkuar që unë të marr përsipër këtë ngjarje (krim) duke qenë se kisha edhe një problem të hapur me drejtësinë dhe ai më ka mbushur mendje duke më thënë që nuk është vepër e rëndë. Griseldo më ka thënë se me personin të cilin e kishte qëlluar me qytën e armës, do e mbyllte vetë problemin ndërsa për drejtësinë më ka kërkuar mua ta marr përsipër.  Unë e kam pyetur Griseldon mos kishte bërë ndonjë gabim dhe e kishte qëlluar me plumb këtë person, por ai më ka thënë se jo, e kam qëlluar vetëm me qytën e pistoletës.

Griseldo ka qëndruar me mua deri në orën 13:30 dhe gjatë kësaj kohe ka ardhur edhe shtetasi Ali (Edmond) Sula, i cili me sa kuptova unë ishte në dijeni të kësaj ngjarje dhe Aliu ka marrë Griseldon dhe janë larguar së bashku me makinën e Aliut. Pasi ka ikur Griseldo, unë jam menduar dhe pas disa kohësh për ngjarjen që më tregoi Griseldo dhe duke qenë se unë kam në përdorim një aparat celular Samsung, kam hyrë në “Google” dhe aty kam parë lajmin ku kam lexuar se personi i cili më kishte treguar Griseldo ishte goditur me plumb në kokë dhe ndodhej në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Menjëherë pas këtij lajmi që lexova, kuptova se Griseldo më kishte mashtruar dhe unë jam frikësuar dhe s’kisha pse të merrja këtë risk mbi vete dhe kam vendosur të vetëdorëzohem në Policinë e Tiranës dhe për të treguar të vërtetën në lidhje me këtë ngjarje. Unë që kur jam shpallur në kërkim jam fshehur në ish-picerinë e këtij shtetasi duke qenë se kam shok shtetasin Ali Sula, pasi i tregova se kam disa probleme me drejtësinë.

Griseldon unë e kam njohur prej vëllait të tij, me të cilin kemi qenë së bashku në burgun e Vaqarrit, pasi kemi dalë nga burgu me vëllain e tij Albanon dhe kemi përforcuar shoqërinë, po kështu me Griseldon. Unë di se Griseldo merret me persona pasi ka dyqane si dhe një vilë, e cila po rikonstruktohej dhe që për rikonstruksionin e saj, kujdesej zakonisht Griseldo, i cili më ka treguar se shkonte shpesh dhe kontrollonte punëtorët, vilë në të cilën më tregoi se kishte ndodhur edhe ngjarja e djeshme.

Griseldo vinte shpesh në një lokal afër vendit ku unë fshihesha nga policia gjatë kësaj kohe dhe pinim kafe së bashku me vëllain e tij Albanon si dhe Aliun. Griseldo mbante në shumicën e rasteve armë zjarri me vetë të llojit pistoletë, zakonisht e mbante në një çantë me ngjyrë të zezë. Nuk e di çfarë lloji por nuk ishte pistoletë TT. Griseldo me Aliun janë shokë të ngushtë, qëndronin së bashku shpesh si në afërsi të banesës së Aliut, ashtu edhe në zonën e Myslym Shyrit apo edhe tel Vila 88, ku qëndronte shpesh Griseldo me njerëzit e vet.

Atje kam pirë edhe unë kafe së bashku me Griseldon si dhe Albanon dhe Aliun. Ka pasur raste që aty kishte edhe shokë të tjerë të tyre të cilët i njoh vetëm me fytyra. Aliun e kam takuar kur ai ka ardhur pasi në ish-biznesin e tij kishte ardhur Griseldo, gjatë kësaj kohe unë nuk e di se ku ndodhej Aliu. Pasi kemi mbaruar bisedon, kur jam larguar, Griseldo dhe Aliu kanë ikur të dy së bashku me një automjet të cilin unë nuk e kam fiksuar.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet indrit celaj lorenc veliaj vellezerit kusi vrasja per kondicionerin indrit celaj lorenc veliaj vellezerit kusi vrasja per kondicionerin

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Gusht 2019, 13:32

Zjarr masiv në Pustec, digjen disa hektarë pyje

PUSTEC- Një zjarr masiv ka rënë sot në Pustec. Flakët kanë përfshirë disa hektarë pyjesh, duke djegur një zonë të konsiderueshme pyjore. Ndërkaq, vatrat e zjarr...

Aktualitet 27 Gusht 2019, 12:33

Mbytet një fëmijë në det në Durrës

DURRËS– Është mbytur një fëmijë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e plazhit, pranë pistët “Iliria”.Mësohet se 6-vjeçari...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet