LIVE UPDATES
Aktualitet

Detajet e rënda/ Zbardhet dosja e Prokurorisë, si u tentua manipulimi i vrasjes së Indrit Çelës

27 Gusht 2019, 16:10 Nga DOSJA
Detajet e rënda/ Zbardhet dosja e Prokurorisë, si u tentua manipulimi

TIRANË- Është siguruar dosja e plotë të prokurorëve për vrasjen e 26-vjecarit, Indrit Çelaj pak ditë më parë nga vëllezërit Kusi, në banesën e të cilëve i riu, punonte për riparimin e kondicionerit. Në dosje e cila mban firmën e prokurorëve Julian Zonja dhe Ida Ahmetlli, vlerësohet si i ligjshëm arrestimi i 4 personave, dëshmitë e të cilëve hedhin dritë mbi atë çka ndodhi mesditën e 22 gushtit në familjen Kusi.

Nga marrja e dëshmive të personave të arrestuar, prokurorët e cështjes konstatojnë se personat, konkretisht, Ferdinand Bakalli, Ali Sula, Bujar Kusi e Luan Çaka nuk kanë dhënë deklarime në përputhje me të vërtetën. Në dëshminë është tentuar të manipulohet vrasja e 26-vjecarit Çelaj nga vëllezërit Kusi. Në dëshminë e tij, Ferdinand Bakalli i vënë në pranga nga policia për moskallëzim të krimit, Ai thotë se ka njoftuar ambulancën për një punëtor që ndodhej në gjendje të rëndë pasi ka rënë nga skela. Bakalli rrëfen se ka dal nga lokali ku ishte duke pirë kafe, rreth orës 11:19 dhe i është drejtuar objektit në rikonstruksion, ku ka dëgjuar disa zhurma e ulërima.

“Menjëherë pas këtij momenti, jam afruar aty te ky objekt dhe kam dëgjuar një person i cili ishte duke ulëritur me zë të lartë, të cilin pasi e kam pyetur se cfarë kishte ndodhur ky person më është prezantuar se ishte vëllai i një personi që ishte plagosur. Kam hyrë brenda objektit ku kam vënë re se një person ishte në gjendje të rënë për jetën dhe ishte i shtrirë në dyshme, të cilin në momentin që e kam parë ishte i shtrirë përmbys dhe në pjesën e kokës po i rridhte gjak, ky person i dëmtuar ishte i vetëm, kur pranë tij nuk kam parë asnjë person tjetër që po i jepte ndihmë, apo që ishte prezent. Menjëherë pas kësaj situate kam dalë jashtë ambjentit dhe rreth orës 11:19 kam marr ambulancën në telefon në numrin 127 duke i kërkuar që të vinte urgjent pasi një person ka rënë nga skela gjatë punës dhe njëkohësisht kam dalë në rrugë të orientoja ambulancën për ta dërguar në spital këtë person të plagosur. Pas rreth 5 minutash ka mbërritu ambulanca dhe së bashku me stafin mjekësor që ishin rreth 3 punonjës kemi marrë personin e plagosur dhe e kemi futur në ambulancë dhe e kanë dërguar në spital. Unë këtë ngjarje e kam dëgjuar vetëm gjakë kohës kur kam qenë duke kaluar nga lokali drejt hyrjes së rrugës Myslym Shyri” ka dëshmuar Bakalli para prokurorëve.

Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë. Sakaq në dëshminë e tij, Luan Çaka është shprehur se ka qenë në banesë ditën kur ndodhi ngjarja, dhe se i ndjeri Çelaj i kishte kërkuar t’i blinte cigare e çokollata.

“Jam kthyer pas 15 minutash, kur jam kthyer pash se dera kryesore e banesës ishte e mbyllur, dhe aty ndodheshin të pesë punëtorët që të cilët nuk më kanë lejuar të futem në banesë. Ju kam kërkuar shpjegime dhe nuk më kanë dhënë, dhe më pas jam larguar për te makina ime.” është shprehur Çaka, i cili ndër të tjera ka theksuar se për sa ka qëndruar në objekt nuk ka patur ndonjë problem.

Ndërkohë në dëshminë e tij, Bujar Kusi, pronar i objektit në rikonstruksion në dëshminë e tij ka pretenduar se dy djemtë, Albano dhe Griseldo, ditën e ngjarjes kanë qenë në plazh.

“ Më 22/08/2019 në orën 07:00 të mëngjesit kam shkuar në Kombinat te dyqani im i cili ndodhet në qendër të kombinatit është byrektore, aty kam qëndruar deri në orën 12:30 minuta. Rreth orës 11:00 më ka marr në telefon cuni im, Griseldo Kusi dhe më ka kërkuar shumën prej 50 mijë lekësh, unë e kam pyetur se për cfarë i do dhe më ka thënë se do dalë me vëllain Albanon dhe dy shoqe. Unë më pas shkova tërhoqa shumën e parave që më kërkoi cuni, kam edhe faturën e bankës në banesë dhe këtë shumë ia kam dhënë dy çunave. Ndërkohë që kam qenë në banesë dikush i policisë më ka telefonuar dhe më ka thënë se duhet të paraqitem te objekti që ndodhet në ndodhet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku unë jam pronar dhe kam qenë duke rregulluar tubat e kondicionerit të kësaj banese. Jam paraqitur te banesa ime dhe aty mësova se cfarë ka ndodhur. Rreth orës 13:55 ndërkohë që kam qenë në objekt në prani të punonjësve të policisë kam marr në telefon shtetasin Mond Sula dhe i kam thënë kush janë punëtorët e kondicionerit që më ke sjellë. Mondi më ka thënë se paskën bërë sherr Lorenc Veliaj me këtë punëtorin e kondicionerit dhe Lorenci e paska qëlluar me armë zjarri, punëtorin e tubave të kondicionerit të cilin me emër nuk e njoh, por mësova se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Të dy çunat Albano dhe Griseldo në dijeninë time ndodhen në plazh te Gjiri i Lalzit me dy shoqet e tyre të cilat nuk i njoh” është shprehur Bujar Kusi, para prokurorëve.

26-vjecari Indrit Çelaj u vra më 22 gusht në vilën ku punonte si mekanik për riparimin e kondicionerëve. Ai u qëllua me plumb pistolete në kokë, ndërsa ndërroi jetë më pas në Spitalin e Traumës. Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga shtetasit,Bujar Kusi, Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka. Ata dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë. Sakaq janë shpallur në kërkim vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

(Marrë nga Balkanweb)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja e prokurorise indrit celaj manipulimi i vrasjes se indrit celes vrasja per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane dosja e prokurorise indrit celaj manipulimi i vrasjes se indrit celes vrasja per kondicionerin vrasja tek vila ne tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Gusht 2019, 13:32

Zjarr masiv në Pustec, digjen disa hektarë pyje

PUSTEC- Një zjarr masiv ka rënë sot në Pustec. Flakët kanë përfshirë disa hektarë pyjesh, duke djegur një zonë të konsiderueshme pyjore. Ndërkaq, vatrat e zjarr...

Aktualitet 27 Gusht 2019, 12:33

Mbytet një fëmijë në det në Durrës

DURRËS– Është mbytur një fëmijë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e plazhit, pranë pistët “Iliria”.Mësohet se 6-vjeçari...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet