LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Shoqëria e poetëve të vdekur…por të gjallë

22 Mars 2020, 10:59 Nga DOSJA
Shoqëria e poetëve të vdekur…por të gjallë

TIRANË– “Ai kishte një aftësi të veçantë, me të cilën të bënte për vete, aftësinë e komunikimit. Ai nuk fliste, por cicërinte. Kishte një fjalor të pasur me figura dhe me humor. Dhe mbesje i shtangur përpara tij. Mendo tani që këtë njeri ta kesh profesor letërise. Veçanërisht kur ai kishte pjesë të komentit, për ne ishte moment magjie…Ky shkrihej me ne. Komunikonte me ne sikur të ishte moshatari ynë. Por ne ishim të topitur sepse ishim shumë puritanë. Ai të merrte me vete. Ti fluturoje, ti ndiqje atë frymën që shpërndante ai, jetoje në atë ambient. Ai nxehej, skuqej, e mbulonte djersa, recitonte, ishte artist me të vërtetë. Neve na vinte keq kur binte zilja dhe mbaronte ora e mësimit. Fikej ajo magjia”.

Kemi dashur që mësuesi për të cilin tregon ky nxënës të përvijohej fillimisht në mendimet tuaja para se të kishte një identitet, ndaj dhe emri i tij nuk është përmendur. Shumë nga ne duhet të kenë menduar, herët a vonë, për mësuesin e letërsisë te “Dead Poets Society”, por këto fjalë të shkëputura nga emisioni “Dosja K” i Admirina Peçit, në Report Tv, i përkasin ish-gjimnazistit të Shkodrës, Nexhmi Bushati dhe janë për mësuesin e tij të letërsisë, Qemal Draçinin. Qemali iu dha mësim për 9 a 10 muaj në vitet ’45-’46, gjatë të cilave i magjepsi në klasë dhe u bë shok me ta jashtë saj, kur u tregonte barcoleta, qeshte, luante me top.

Ata muaj kishin qenë shpresëdhënës edhe për vetë mësuesin, i cili, prej kthimit nga Italia, i zhgënjyer tashmë nga lufta partizane ku ishte përfshirë në adoleshencë, ishte kapluar nga pesimizmi dhe trishtimi për shokët e rënë në luftë. Megjithatë, ato muaj entuziazmi nuk zgjatën. Në verën e vitit 1946, e thirrën në Tiranë në komisionin pedagogjik, ku iu ngarkua maketi i antologjisë së letërsisë për klasat e larta të gjimnazeve. Një ditë pasi e dorëzoi, e arrestuan në stacionin e autobusit që do e kthente në Shkodër. U mbajt në birucat e Sigurimit nga vera e vitit 1946 deri në tetor të vitit 1947, kur edhe ndërroi jetë. Ishte vetëm 25 vjeç. La pas shtatë ditarë, artikuj studimorë e përkthime të botuara në revistën letrare “Fryma” të drejtuar nga Myzafer Pipa, ku ishte redaktor dhe shumë kujtime te njerëzit që e takuan gjatë jetës së tij të shkurtër. Një pjesë e krijimtarisë së tij është publikuar në librin “Era” më pas, në vitin 1995.

Qemal Draçini kishte tiparet e një heroi letërsie dhe për këtë diktatura u hakmor, duke e vrarë dhe duke e lënë pa varr sepse ajo i zhdukte pa mëshirë këta personazhe që dilnin jashtë skenarit të saj. Le të ishin të vyer. Le të ishin të rrallë siç ishte për shembull, Musine Kokalari, që mbahet si poetja e vetme grua e viteve ’37’-45 e cila u burgos e u internua deri në fund të jetës. Sipas disa burimeve, madje, Qemal Draçini preu damarët kur pa dëshminë e shkruar me gjak nga Musine Kokalari në burg. Ndaj tyre vlonte urrejtja. Ndaj dhe shumë poetë që tërhiqeshin natyrshëm nga liria, humanizmi, e vërteta, të cilat binin ndesh me diktaturën, u vranë ose u mbyllën në burgje. Është e gjatë poema e pashkruar e poetëve të dënuar në diktaturë dhe aq të rënda vargjet e saj me vuajtje njerëzore sa të duket se nuk mund t’u shkosh deri në fund. Lazër Shantoja, prifti, publicisti, përkthyesi e poeti lirik u dënua me pushkatim, por gjatë hetuesisë iu thyen të katër gjymtyrët në tortura aq sa dhe e ëma kur e pa me duart e këmbët që vareshin të pakomanduara nga trupi, ato duar me të cilat dikur i binte pianos dhe shkruante poezi, u lut që ta vrisnin. Ca ditë më vonë, po në dimrin e ‘45-ës arrestojnë dhe dënojnë me pushkatim një tjetër prift e shkrimtar që e thërrisnin “poeti i ambëlsisë” e që diktatura i gatoi një fund të hidhur. “Nuk besoj të ketë provue kush torturat që i banë Dom Ndre Zadejës”, ka thënë Kardinal Mikel Koliqi, që kishte qenë në burg në ditët para pushkatimit. U pushkatuan për motive politike, Manush PeshkëpiaBeqir ÇelaTrifon Xhagjika. Sa krime të rënda iu ngarkuan poetëve! Sa krim i rëndë u bë vetë poezia! Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u pushkatuan për poezitë e tyre. Havzi Nela u var në litar.

Ndërruan jetë në burg, Et’hem Haxhiademi, klerikët Bernardin Palaj dhe Vinçenc Prennushi, i cili në çastet e fundit kishte pranë një tjetër edhe-poet të burgosur, Arshi Pipën. “Nji natë të tillë më tha copa copa: Tash po kuptoj fjalët e Goethes: “Mehr Licht!” Ajo dritë, së cilës i kishte thirrë në pikë të mortjes Poeti nuk ishte sigurisht, drita qi shohin syt tanë shqisorë. Dhe ktê Imzoti e dinte mirë”, shkruan Arshi Pipa në esenë kushtuar Vinçenc Prenushit. Arshiu, që arriti të dalë i gjallë nga burgu dhe më pas u arratis nga Shqipëria, humbi në oborret e Sigurimit të vëllanë, avokatin Myzafer Pipa, të cilit i ka kushtuar poezinë “Elegjia vëllazërore”, shkruar pak para se të dilte në gjyq për herë të dytë, kur edhe e mori vesh që Myzaferin e kishin goditur me armë duke u justifikuar sikur donte të ikte. Arshiu mundi t’i nxjerrë nga burgu dhe më pas nga Shqipëria poezitë e “Librit të burgut”, të shkruara në letra cigareje. Disa të tjerë i mësuan përmendësh krijimet e veta, si Uran Kostreci që i memorizoi 2500 vargjet e “Epopesë së karkalecave”. Të tjerë i shkruan mbi rrasën e shpirtit që nuk mbeti e zbrazët as në terr. Visar ZhitiSami RepishtiLekë PreviziLazër Radi, kanë publikuar në vitet e lirisë krijimet e tyre të burgut apo internimit. Të burgosur për poezitë, si Ylber Merdani, apo për një arsye tjetër njëlloj të pafajshme, poetët nuk mund t’i ndanin me hekura nga poezia. Poezinë e kishin me vete. Diktatura donte ta bënte mallkim, por ajo mbeti shpëtim për ta edhe në terr. Janë shumë poetët që u detyruan të ndrydhin vite dhe vargje në burgje: Daut Gumeni, Frederik Rreshpja, Jorgo BllaciBeqir HaçiGjergj KomninoMark NdojaZyhdi MoravaPjetër Gjini, Kujtim Aliaj…Edhe shkrimtarët e njohur, njëkohësisht autorë vargjesh, Mitrush KuteliPetro Marko, u burgosën. Më vonë do të dënohej edhe i biri i Petros, poeti Jamarbër Marko. Hakmarrja ishte e pamëshirshme ndaj bijve të poetëve dhe etërve të poezisë. Shkoi deri te eshtrat e Gjergj Fishtës, ndërkohë që krijimtaria e tij, por edhe e shumë poetëve të tjerë të dënuar, ose edhe të lirë, u hoq nga sytë e publikut duke u fosilizuar në fondet e rezervuara të bibliotekës.

Të tjerë u vetëcensuruan ose protestuan duke i lënë faqet e bardha. Lasgush Poradeci që, me ndjeshmërinë e rrallë të një njeriu-poet, e quante veten bashkëfajtor në këtë krim të shtetit ndaj poetëve teksa shprehej “kur e dënuam Vinçenc Prenushin”, edhe pse ai nuk kishte asgjë në dorë, zgjodhi të revoltohet me një heshtje të thellë, të plotë, të palëkundur, si një liqen në orët e tij më të qeta. Kasëm Trebeshina shkruante e shkruante, por vetëm për vitet që do të vinin.

A nuk vdes një poet kështu? Dhe jeton megjithatë.

Marrë nga Kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur poetet e vdekur poetet e vdekur

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë