Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata risjell në vëmendje sulmet e kryeministrit Edi Rama kundër KÇK-së, të cilin e përmendi sërish sot në ceremoninë e 107-vjetorit të krijimit të policisë.
Përmes një postimi në Facebook, Gjata shprehet se kryeministri Edi Rama është vetë koka e KÇK-së dhe për këtë arsye do të lulëzojë krimi për aq kohë sa është në pushtet. Sipas Gjatës, edhe kryebashkiakët e inkriminaur janë zgjedhur nga vetë Rama.
REAGIMI I PLOTË
Prapë KÇK?! Sot, në një ceremoni për 107-vjetorin e krijimit të policisë, Edi Rama solli edhe njëherë në vëmëndje të ashtuquajturin ligj për KÇK. Pa hyrë shumë në përmbajtjen e këtij projekti sa antikushtetues, aq dhe dictatorial (nuk është gjë tjetër, vecse kontroll i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga policia), pasi e kemi bërë dhe do ta trajtojmë përsëri, me të drejtë kujtdo i lindin pyetje: Pse Edi Rama u kujtua tani pas dy muajsh prapë për këtë projekt? Pse po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve me të ashtuquajturin ligj kundër KÇK?? Ndërkohë që duhet të bëhen hetime dhe të merret vendim nga prokuroria për shitblerjen e votave, aferën e Astirit(20milion euro/km), falsifikimin e dokumentave të tenderit të unazës së re(17milion euro me një dorë), koncesionet, PPP, pastrimin e parave, industrinë marramendëse të drogës në Shqipëri, etj.,etj.,etj… Fantazma e frikës duket në horizont.
Ka një mekanizëm kontrolli për gjykatësit dhe prokurorët, që është VETINGU dhe institucionet e reja të drejtësisë. Ato mund të hetohen nga SPAK, apo të kontrollohen nga KLP dhe KLGJ. Këto organe kanë çdo mekanizëm reagimi ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që mendohet se janë të korruptuar. Ekzistojnë ligjet për këto çështje. Por problemi qëndron në faktin se koka e KÇK është vetë Rama. Nuk mund të lufojë Rama, Ramën. Shikoni vetëm rastin e kryebashkiakëve të inkriminuar; kush i zgjodhi? Ndaj dhe deri në largimin e tij do të lulëzoj vetëm krimi dhe korrupsioni. Ndaj dhe duhet larguar Rama që të fillojë eleminimi KÇK-së.
Policia e Shtetit ka mbushur sot 107 vjet nga krijimi të saj. Për 107-vjetorin është inauguruar dhe reparti i ri të forcave RENEA. Në ceremoni ka marrë pjesë Rama, Lleshaj, Soreca dhe Veliu, të cilët kanë dhënë mesazhe për efektivët e Policisë. Soreca kërkoi rezultate në goditjen e krimit, ndërkohë ministri Lleshaj dhe Rama janë shprehur se viti 2019 ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë. Rama shtoi se situata e kriminalitetit në vend është artificiale e krijuar nga xhungla e informacionit.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Taulant Balla, ka reaguar pas vendimin të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çëshjtes ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD. Në...
DIBËR- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gezment Bardhi, ka vijuar takimet me strukturat e partisë në Dibër. Në një njoftim në mediat sociale...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me mos dekretimin e dy ligjeve të propozuara nga qeveria dhe të miratuar nga Kuvendi që njihet...
TIRANË- Këshilli Shqiptar i Mediat ka reaguar sot pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend paketën anti-shpifje. Në një deklaratë për ...
TIRANË- Albana Vokshi, ish-deputetja e PD-së është shprehur se vendimi i Presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvendit paketën “Anti Shpifje” është i dre...
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar sot disa biznese në qytetin e Durrësit, ku dhe ka parë nga afër situatën me të cilën po përba...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediet deklaroi se Presidenti Ilir Meta ktheu paketën anti-shpi...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Enkelejt Alibeaj, ka reaguar sot në lidhje me 107-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Në një rea...
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ nga sot do të ketë një godinë të re për kirurgjinë. Spitali i Kirurgjisë do të ketë një godinë të re dh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nga ceremonia inauguruese për godinën e re të Spitalit të Kirurgjisë. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se tashmë të gjitha ope...