LIVE UPDATES
Ekonomi

“Më janë prerë krahët”/ Banorja rrëfen me lot në sy netët e vështira që po kalojnë në çadër: Kemi frikë kur fr

8 Shkurt 2020, 14:29 Nga DOSJA
“Më janë prerë krahët”/ Banorja rrëfen me

VORË- Me lotët në sy që nuk i reshtin në shumicën e intervistës, gruaja e familjes Beu në zonën e Vorës , apelon për ndihmë në mikrofonin e Fax News, pasi shtëpia e saj u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit, dhe iu shpall e pabanueshme.

Ajo tregon se për më shumë se dy muaj qëndron me dy fëmijët e saj në çadër, dhe ajo çfarë është më e keqja, nuk është përfshirë në asnjë skemë që të mund të rikonstruktohet banesa e saj. Shkak për këtë është bërë mungesa e certifikatës së pronësisë së objektit, që është blerë fillimisht nga kunati i saj në vitin 1994.

Duket se kjo godinë ka qenë pronë shtetërore, dhe për këtë shkak ajo është përjashtuar dhe nga procesi i legalizimit.

Tashmë kjo nënë, e gjendur përballë një fakti të tillë, sot se i ka kthyer sytë nga qeveria, që në mënyrë apo në një tjetër të gjejë një mënyrë për ta ndihmuar, pasi të ardhurat e familjes janë minimale, me bashkëshortin që emigron jashtë vendit me kohë të pjesshme, dhe me atë të papunë, për shkak se i duhet të kujdeset për fëmijët.

U tmerrun fëmijët dhe vetë nga tërmeti, unë kam shkuar të nesërmen denoncimin që më është dëmtuar shtëpia, më thanë që shko prit aty.Pas një jave shtëpinë e shpallën të pabanueshme, u kam kërkuar çadër dhe jo bonus qeraje, se nuk kisha se ku shkoja. Tani më thonë që nuk më hyn në punë certifikata, kjo ka qenë godinë shtetërore, dhe një pjesë ishte privatizuar.Kjo banesë është blerë në vitin 1994 nga kunati im, unë bëj 11 vite që i kam gjetur këtu. Unë nuk kam shti gjë vetë, unë nuk kam certifikatë pronësie, dhe nuk më kanë dhënë asgjë. Më kanë thënë që nuk fitoj asgjë, deri në 28 Shkurt më kanë thënë që të gjej letrat, ose të legalizimit, ose certifikatën, sdo fitosh asgjë më thonë.

Ka qenë shumë e vështirë se krejt ujti futet brenda, frika më e madhe është kur fryn erë, nuk mund të hahemi me natyrën, u detyrova dhe iu thirra ju si televizion që të shihnit hallin tim, vetëm për këtë letër që më mungon smë japin asgjë.Kur bie shi rri aty në shtëpi, rrezikoj fëmijët, por çfarë të bëj, ku të shkoj tjetër, nëpër lagjje shkohet një natë, nuk mund të shkosh përherë.

Bashkëshorti ska ça bën shkon dhe vjen me tremuaj punë jashtë vendit, unë skam ku shkoj, smund ti lëj në rrugë. Më mirë haj bukë dhe vaj, sesa të abuzojnë të tjerët me fëmijët e mi, kam bërë apel gjithandej, në ministri kudo, po më thonë zonjë nuk mund ta shkel ligjin për ty, vetë nuk mundem ku të shkoj. Jam e shkatërruar nga ana psikologjike, ku skam shkuar që të gjej letrat, po smë kanë dhënë asgjë. Nuk ka më afat për mua për ndihmesë. Nuk kam aplikuar dot fare, se nuk kam letrën, po nuk pate legalizimin sfutesh dot më thanë.

Unë I bëj thirrje qeverisë që të vërë dorën në zemër për mua, të më fusin kokën Brenda mu dhe fëmijëve, nuk po du tokë, vajzën e kam 9 vjeçe, djalin 5. Nuk kam zgjidhje, i bëj thirrje me më ndihmu, nuk kam ku të shkoj, ku të futem,. Ku të shkoj me qera, qeraja është shumë e shtrenjtë, unë për vete I kam humbur shpresat se nuk di më ku të shkoj.Më janë prerë krahët krejt, nuk humb kush punën me më ndihmu mu, vetëm Zoti dhe vetëm zoti Rama mund të më ndihmojnë mua, nuk mundem më”, shprehet banorja për gazetaren e Fax News Edona Haklaj.

Marrë nga Faxnews

(a.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale vore vore

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Shkurt 2020, 15:39

TIRANË– Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua historia e trishtë e 46-vjeçares nga Fieri, Liliana Dule. Ajo ka kalu...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës