LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Bëri armiq edhe miqtë e ngushtë, shkaktoi ‘furtunë’ me hakmarrjet e saj! Lista e gjatë e VIP-ave, si e planifikoi Alket

20 Janar 2020, 09:54 Nga DOSJA
Bëri armiq edhe miqtë e ngushtë, shkaktoi

Alketa Vejsiun e kemi parë shpesh në ekranin e Klan Tv, pasi në çdo sezon, ajo ka një emision të vetin. Një moderatore sa e pëlqyer dhe e ndjekur nga publiku, aq edhe e kritikuar nga kolegët dhe personazhë të njohur të shoëbiz-it. Së fundmi, Vejsiu mori përsipër, bashkë me Vera Grabockën të moderonin Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Një iniciativë kjo, që u shoqërua dhe me mjaft polemika, që nga çmimi fitues e deri tek mënyra e prezantimit, tepër pompoze, thënë kjo nga kolegë, e ndjekës të moderatores.

Si gjithmonë, Alketa Vejsiu preferon që përveç prezantimit të përfshihet dhe në performanca muzikore, ku shfaq talentin e saj në këngë. Mirëpo kjo nuk pëlqehet dhe aq shumë nga publiku i gjerë dhe nga disa prej ‘miqve’ të saj, që nuk i kanë ndalur thumbimet, pas përfundimit të festivalit të 58 të RTSH-së. Nuk ka mbetur pa komentuar dhe ironizuar, ndërrimi i shpeshtë gjatë netëve live, me disa fustane, por edhe e folura me shpejtësi, dhe pa ndalesa, duke i vënë nofkën “Eminem”.

Duket se festivali i RTSh-së e ka bërë Alketa Vejsiun të nxisë hakmarrje edhe me miqtë e saj më të ngushtë. Mbrojti dhe mbështeti fuqishëm Elvana Gjatën, por ‘harroi’ miqësinë e ngushtë me Arilena Arën dhe Vera Grabockën… Kur nisi gjithçka dhe kush janë ‘armiqtë’ e hapur të moderatores, më poshtë Dosja.al sjell një listë ‘të zezë’.

1.Gjithçka nisi në festivalin e 58-ë të festivalit të RTSh-së, dhe Arilena Ara i dha fund miqësisë disa, vjeçare me Alketa Vejsiun, miqësi që filloi në “Xfaktor” dhe zgjati deri në momentin që e parapëlqyera e moderatores u bë Elvana Gjata, me këngën “Me tana”. Fitorja e Arilena Arës në festivalin e RTSh-së, bëri që moderatorja Vejsiu të tregonte hapur preferencën e saj. Që nga momenti që Alketa i kërkoi një ndjesë publike Elvanës, duke u shprehur se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe se ajo s’mundi dot t’i jepte zë, zërit të publikut. Madje nuk u mjaftua me kaq, por pas përfundimit të festivalit reagoi në rrjete përmes një postimi, duke bërë që Arilena Ara t’i bëjë bllok në rrjete sociale.

Reagimi i plotë  

“I uroj suksese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre.

Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une! Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je!”- ishte komenti i publikuar në profilin e Alketa Vejsiut, lidhur me këngën fituese në RTSh.

Që nga ky moment, Alketa Vejsiu se ka përmendur dhe as uruar Arilenën, dhe si kundërpërgjigje, Arilena vendosi ta zhdukë nga lista e miqve të saj virtualë.

2.Një miqësi me themele të forta si ajo mes Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, nuk pritej të kishte një keqkuptim, pikërisht në festivaline RTSh-së, dhe kjo për shkak të preferencave të kundërta. Njëra ishte krah Arilenës dhe tjetra krah, Elvana Gjatës.

Burime të sigurta pëer “Anabel.al” thanë se mes Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockën ka pasur një debat të ashpër në lidhje me strategjinë për të çuar në Eurovizion një këngë që nuk ishte e preferuara e publikut dhe së fundmi u zbulua se nuk ishte as e jurisë. Sipas burimeve, Vejsiu nuk ka qenë dakord me gjithë skemën e krijuar për Arilenën. Madje siç e përmendëm më lart, Alketa Vejsiu përveç se nuk e uroi dhe nuk e përmendi në asnjë momet Arilenën, me të cilën duhet theksuar se kanë pasur një miqësi mjaft të ngusht5ë, i kërkoi falje publike Elvanës.

3.Xhemi Shehu e ironizoi përmes një videoje gazmore përkrah kolegut të saj, Salsano Rrapit, duke përmendur faktin se duhet të ndërrohem shpesh se nuk ka kuptim. E siç e tham, Alketa ra në sy për ndërrimin e look-ut në netët live. Por, Vejsiu nuk ja ka lënë mangut koleges së saj, dhe në një moment ka vendosur të marrë hak, nëpërmjet revistës së saj “Class”. Me një postim, duke e quajtur në emrin e saj të plotë Xhemile, Alketa preferoi ta thumbonte Xhemi Shehun hapur.

Statusi i plotë për Xhemi Shehun në revista “Class”:

“Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit! Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!

Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi! Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë! Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në “Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan! Juve si ju duket më mirë ? Dikur apo Sot?”- shkruhej në profilin zyrtar të revistës “Class” në Instagram.

Por Xhemi Shehu zgjodhi të mos bëjë asnjë reagim apo repliku, lidhur me këtë status, duke ja lënë radhën miqve të saj, që do ti përmendim më poshtë.

4.Ndërsa motrat Vjollca shijonin pushimet në “Dubai”, Alketa Vejsiu u mendua gjatë të gjente çfarë nuk shkonte me Luanën dhe Marinën, ndërsa kjo e fundit, në të njëjtën mënyrë si Xhemi Shehu, e ironizoi për veshjet, në “Klanifornia”. Duket se kjo gjë e ka prekur Vejsiun, e cila përmes një statusi në rrjete sociale, përmendte jetën e financuar nga sheikët.

Reagimi i plotë për motrat Vjollca në revistën “Class”:

Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! Sheiket e shoëbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai! Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit! Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez! Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa! Për jetën e tyre luksoze! Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të!

Po juve a ju duket interesant Dubai? Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara? Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari! Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pelqeni më shumë?#jasha,”-shkruhej në faqen zyrtare të revistës “Class” në Instagram.

Marina preferoi të mos përfshihej në replika, ndërsa Luana Vjollca e mori hakun nëpërmjet kolegut të saj Rezart Veleshnja. Ky i fundit, përfitoi nga ky moment për t’i kthyer mesazhin Vejsiut, në emër të Luana Vjollcës. “Falenderojmë Alketën që kënaqet vetë me veshjet, me të gjitha dhe këndon vetë kudo,”– tha Veleshnja, ndërsa Luana filloi të qeshte.

5.Rezart Veleshnja, iu kundërpërgjigj sulmit të Alketa Vejsiut, kundrejt tre moderatoreve të njohura (Xhemi Shehu, Marina Vjollca dhe Luana Vjollca), përmes një statusi, kur e krahasonte me Eminem. Ai u fut në mes të ‘luftës’ duke ndjekur të njëjtën strategji si Alketa. Krahas një fotoje të vjetër të moderatores, me syze dhe pa operacione plastike, Veleshnja bashkangjiti dhe një shkrim plot ironi: “Alketa bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të.”

Madje aktori nuk u ndal me kaq, por postoi një tjetër status ironik ku shkruante: “Eminem jep dorëheqje”, përkrah fotos së Alketa Vejsiut.

6.Pas lajmi të bujshëm, se moderatorja Alketa Vejsiu do të jetë në një nga netët finale të festivalit prestigjoz Sanremo, si bashkëprezantuese, Olti Curri hodhi ‘bombën’ e radhës. Bloggeri i njohur zgjodhi të tregojë urën lidhëze, trampolinën që e ndihmoi Alketën të arrinte në këtë sukses, miqësinë e ngushtë me Linda Ramën (Lexo këtu).

Statusi i Olti Currit në profiline tij në rrjete sociale:

“Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Matteo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë,”- shkruan Olti fillimisht, teksa publikon edhe foton e Presa. “Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance ëith me” nga Alketa Vejsiu. Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu,”- shkruajti Olti Curri, duke argumentuar kështu urën lidhëse që realizoi ëndrrën e Alketa Vejsiut.

Menjëherë pas këtij statusi, Alketa Vejsiu i bëri bllok Olti Currit në rrjete sociale dhe nuk nguroi t’i kushtonte një status ironik, duke e falenderuar që luthet e tij e çuan në realizimin e kësaj ëndrre.

7.Getoar Selimi nuk e toleroi fare Alketa Vejsiun lidhur me statusin për motrat Vjollca, Revista Anabel zbuloi se reperi, menjëherë pas statusit të Alketës, dedikuar Marinës dhe Luanës, ka telefonuar me urgjencë moderatoren, që të zhdukë postimin nga Instagrami. Që nga ai moment, statusi i gjatë për jetën e sheikëve u zhduk, duke lënë thjesht foton me mbishkrimin: “Motrat Vjollca në Dubai”.

Me sa duket që nga ky moment, edhe pse Alketa Vejsiu ishte ajo që realizoi dasmën e reperit me moderatoren bukuroshe, Marina Vjollca, marrëdhëniet mes tyre janë prerë në mes.

8.Alketa Vejsiu mesa duket ka prishur marrëdhëniet edhe me Ardit Gjebrean. Kjo u zbulua përmes komenteve në revistën “Class”, që bëheshin nga Xhesi, vajza që u vetëdeklarua si menaxhere e profilit zyrtar në “Instagram” të revistës “Class”.

Në mes të komenteve që ndjekësit bënë në postimet ‘demaskuese’ dhe ironizuese të Vejsiut për moderatoren Xhemi Shehu, ra në  sy njëri prej tyre.

 “Të imitojë njëherë Arditin dhe Arbanën…,”– shkruante revista “Class” ndërkohë që burime për IconStyle thanë se ky koment fsheh një ‘kod’ që tregon dhe konfirmon zërat për një prishje të marrëdhënieve mes Alketa Vejsiut dhe Ardit Gjebreas. Konfliktet mund të kenë lindur si pasojë e një konkurrence të mundhsme mes “Fest 58” dhe “Këngës Magjike”(Lexo këtu).

 

Përfundimi

Alketa kundër të gjithëve! Një nismë e moderatores  për hakmarrje, që nuk u mbështet as nga ndjekësit e saj, por u shoqërua me një lumë kritikash, edhe nga publiku i gjërë. Megjithatë, moderatorja vendosi të mos tërheqë deklaratat e saj plotësisht, dhe as të mos justifikojë veprimet. Priti derisa mori lajmin e sigurtë të pjesmarrjes në “Sanremo”, dhe si kundërpërgjigje dha suksesin e saj të bujshëm. Por përsëri, a ja vlejti kjo  hakmarrje që shkaktoi humbjen e shumë miqve?!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu ardit gjebrea arilena ara hakmarrje luana vjollca marina vjollca rezart veleshnja vera grabocka xhemi shehu alketa vejsiu ardit gjebrea arilena ara hakmarrje luana vjollca marina vjollca rezart veleshnja vera grabocka xhemi shehu

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën