Showbiz

“Falendero Edi Ramën dhe Lindën”, Olti Curri tregon lobimet që e çuan Alketa Vejsiun në “Sanremo”, mes tyre edhe Matteo Renzi

Në disa foto në Instastory, Curri ka treguar urën lidhëse që e çon Alketën nga gruaja e Ramës, vetë kryeministri e deri tek personi që do të merret me organizimin e “Sanremos” këtë vit.
Featured image of article: “Falendero Edi Ramën dhe Lindën”, Olti Curri tregon lobimet që e çuan Alketa Vejsiun në “Sanremo”, mes tyre edhe Matteo Renzi Olti Curri, Linda dhe Edi Rama, Alkeat Vejsiu
Përditësuar:

TIRANË– Blogeri Olti Curri ka hedhur teorinë konspirative se Alketa Vejsiu duhet të falenderojë kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Lindën për arritjen e prezantimit të festivalit të Sanremos. Në disa foto në Instastory, Curri ka treguar urën lidhëse që e çon Alketën nga gruaja e Ramës, vetë kryeministri e deri tek personi që do të merret me organizimin e “Sanremos” këtë vit.

Postimi i Olti Currit në Instastory

Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Matteo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë,”- shkruan Olti fillimisht, teksa publikon edhe foton e Presa. “Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance ëith me” nga Alketa Vejsiu,’- vijon blogeri në foton e dytë.

Postimi i Olti Currit në Instastory

Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu,”- shkruan blogeri në dy postime e tjera duke argumentuar kështu urën lidhëse që realizoi ëndrrën e Alketa Vejsiut. Ndër të tjera shton se prezantuesja i ka bërë edhe bllok në Instagram.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i Olti Currit në Instastory

Prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, do të prezantojë Sanremo 2020 në Itali. Lajmin e ka shpërndarë vetë Alketa përmes Instagram, ku thotë se më në fund po i realizohet ëndrra më e madhe që ka patur në jetë dhe për të cilën ka punuar që prej moshës 12-vjeçare. Vejsiu do të jetë krah Monica Beluçit në këtë prezantim, por kjo gjë ka ngjallur mjaft reagime në rrjet. Gazetari Gentian Minga e ironizoi trumfin e Alkeat Vejsiut, teksa shkroi me humor se është krah popullit italian në këto momente të vështira.

Alketa Vejsiu kishte në duar prezantimin e Festivalit të 58 të Këngës në RTSh, gjë e cila u komentua shumë për mënyrën e menaxhimit dhe moderimit të tij. Përtej ndarjes së çmimeve, Alketa Vejsiu u komentua për ndërrimin e shumtë të fustaneve dhe për faktin që këndoi edhe vetë shumë herë.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““Falendero Edi Ramën dhe Lindën”, Olti Curri tregon lobimet që e çuan Alketa Vejsiun në “Sanremo”, mes tyre edhe Matteo Renzi

  1. Plehra. Nuk jane as per politike, e as per gje tjeter. Sic dihet ne tere boten aty ku ka Italiane korrupsioni eshte i garantuar ( plus, kur nje pune behet shkel e shko japonezet thone ‘pune italuanesh’). Merreme mend se ku ja perfunduar San Remo…

Shto Koment