LIVE UPDATES
Bota

Europa Juglindore – themelore për paqen dhe stabilitetin e të gjithë Europës

26 Shkurt 2020, 12:31 Nga DOSJA
Europa Juglindore – themelore për paqen dhe stabilitetin e të

GJERMANI– Deutsche Welle: Sapo u zgjodhët president i Shoqatës së Europës Juglindore në Gjermani, çfarë përfytyroni me këtë detyrë?

Manuel Sarrazin: Fillimisht është një nderim i madh, që një komunitet i tillë i përzgjedhur dhe i madh më jep këtë detyrë, për dy vitet e ardhshme të drejtoj Shoqatën e Europës Juglindore në bashkëpunim me presidiumin dhe këshillin shkencor. Ne duam të jemi një zë i fortë në Gjermani dhe Europë për çështjet e rajonit dhe për vetë idenë europiane në rajon.

Ku doni t’i vendosni pikërëndesat? Pas 20 vitesh të presidencës së Gernot Erler me ju fillon një epokë e re, edhe një ndërrim brezash …

E para është që të vazhdohet puna e suksesshme e shoqatës, dhe të trajtohen sfidat që sjellin kohët e reja edhe për Shoqatën e Europës Juglindore. E dyta është që i gjithë rajoni, për momentin i gjithë Ballkani Perëndimor kanë nevojë për vëmendje politike në kryeqytetet europiane dhe në Berlin. Ne duam të përpiqemi si me punën tonë bazë, shkencën, por edhe me lobingun politik dhe si “think tank të mbajmë lart në Berlin vëmendjen për rajonin. E kjo sigurisht në radhë të parë lidhet me temat që trajtohen në mars, çeljen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Çfarë duhet të ndodhë tani e çfarë mund të bëjë Shoqata e Europës Juglindore?

Besoj, se Bashkimi Europian me mosmarrjen e vendimit për fillimin e negociatave në gusht ka humbur shumë besueshmëri tek të dyja vendet. Dhe kërkohet veçanërisht roli i Gjermanisë të përpiqet të mbushë këtë boshllëk besueshmërie përmes një angazhimi proaktiv dhe intensiv me rajonin e të dërgojë sinjale të forta aty. Mendoj, se Shoqata e Europës Juglindore këtu mund të japë një kontribut të rëndësishëm me ekspertizë dhe sinjale të veta politike në rajon.

Krahas Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për vëmendje. Çfarë parashikoni në Serbi, në këtë vend do të zhvillohen në prill zgjedhjet parlamentare?

Shoqata e Europës Juglindore e shoqëron të gjithë procesin në mënyrë kritike konstruktive. E shohim me shqetësim, që zgjedhjet në Serbi zhvillohen para sfidave të mëdha në politikën e brendshme. E sigurisht jemi të preokupuar, se si (mund të) respektohen standartet demokratike në këto zgjedhje, si në drejtim të qëndrimit që mbajnë aktorët qeveritarë ashtu edhe të sjelljes së opozitës. Mendoj, se është e rëndësishme, që të përpiqemi, nga njëra anë të mbajmë lart angazhimin e qartë të BE për procesin e zgjerimit për të gjithë rajonin, pra edhe për Serbinë, nga ana tjetër të bëjmë të qartë, që nuk do të ketë rabat të standarteve që prekin nenet 23 dhe 24.

Gregor Mayer u nderua këtë vit me çmimin e Shoqatës së Europës Juglindore si “kronist i rëndësishëm i minimit të demokracisë në Hungari”. Si në Hungari edhe vende të tjera në rajon janë të prekura nga proceset e gërryerjes nga brenda të demokracisë dhe populizmit në rritje. Me çfarë iu del ballë këtyre proceseve shoqata?

Mendoj, se në vende si Hungaria, apo edhe në Turqi për shembull është gjëja e duhur që dalim në krah të shoqërisë civile, që në këto vende ndodhet nën presion të madh, por edhe në anë të gazetarëve dhe aktivistëve që ndodhen nën presion. Natyrisht në përmasa të ndryshme, nëse i krahason këto dy vende. Megjithatë duhet të tregojmë që ne e drejtojmë vemendjen tek situata, tek aktorët (e shoqërisë civile) dhe rolin e tyre dhe të jemi në Gjermani një zë mbështetës për këta njerëz. Përtej kësaj, mendoj, se një diskurs i rëndësishëm është që të shohim se në ç’masë mund të forcojmë proceset europiane, veçanërisht brenda anëtarëve të BE që kanë probleme të tilla, këtu nuk bën pjesë vetëm Hungaria, por edhe vende të tjera në rajon. Mendoj, se është e drejtë që qeveria gjermane ka lejuar që të fillojë një proces për shtetin ligjor, që parimisht vëzhgon të gjitha vendet europiane dhe nuk krijon përshtypjen, se vëzhgohen vetëm shtete të veçanta, nga rajone të tilla. Por ky proces duhet të çojë në një gjuhë të qartë në lidhje me situatën në Hungari, Rumani, Bullgari, por edhe në vende të tjera.

Krahas çmimit për gazetarë që raportojnë në gjuhën gjermane, shoqata do të mbështesë më shumë gazetarët në rajon me dhënien për herë të parë të një çmimi këtë vit për gazetarë nga Europa Juglindore që ndodhen nën presione të ndryshme…

Mbështetja për gazetarët nga rajoni, që bëjnë një punë të rëndësishme për transparencë, luftimin e korrupsionit dhe ekonomisë klienteliste, e që shpesh punojnë nën presion apo në rreziqe -kjo është një nga temat që ka rëndësi për ne. Dhe ne duam që të dërgojmë një sinjal me dhënien e një çmimi për gazetarët nga rajoni.

Ju jeni deputet i Të Gjelbërve dhe zëvendësoni një socialdemokrat. A do të ketë zhvendosje në trajtimin e pikërëndesave?

E ardhmja e rajonit të Europës Juglindore është, sipas mendimit tim, një çështje e së ardhmes për paqen dhe stabilitetin e të gjithë kontinentit. Dhe unë ndjehem këtu si njëri nga deputetët e Bundestagut, që e kanë në zemër rajonin, e për mua nuk do bëja dallime me kolegët nga partitë e tjera demokratike. Sigurisht që ka tema të caktuara, që lidhen më shumë me Të Gjelbrit, e që e prekin shumë rajonin, si për shembull ndryshimi i klimës. Përshtypja ime është, se Gernot Erler tema të tilla i kishte po ashtu në axhendë siç do t’i kemi edhe ne në të ardhmen.

Po i afrohemi presidencës gjermane të BE në gjysmën e dytë të vitit. Çfarë përgatit Shoqata e Europës Juglindore për këtë fazë?

Ne do ta shoqërojmë presidencën. Për ne ka rëndësi, që Gjermania të ketë një profil të sajin si aktor i perceptuar në rajon në periudhën e presidencës së BE. Shoqata e Europës Juglindore së bashku me Ministrinë e Jashtme dhe institucione të tjera, si Aspen-Institute do të përpiqet me aktivitete të përbashkëta të japë kontributin e saj për një presidencë të suksesshme.

Manuel Sarrazin, MdB (Aleanca 90/Të GjelbritGrünen), është zgjedhur president i ri Shoqatës së Europës Juglindore (SOG). Shoqata e Europës Juglindore është shoqata më e rëndësishme konsultuese e politikës në Gjermani për temat nga Europa Juglindore.

Intervistën e zhvilloi Adelheid Feilcke, drejtuese e Departamentit të Europës në Deutsche Welle.

Marrë nga  DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ballkani europa juglindore europe manuel sarrazin ballkani europa juglindore europe manuel sarrazin

Sondazh

Poll
Bota 26 Shkurt 2020, 11:04

Merz, Laschet, Röttgen: CDU para votimit

GJERMANI– Ish-Ministri Federal i Mjedisit, Norbert Röttgen njoftoi javën e kaluar se ai do të jetë kandidat. Pretenduesit e tjerë të shquar fillimisht i mbanin ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë