LIVE UPDATES
Bota

Mirë mbeç BE! Migracioni në Europën Lindore ndërron kahun

26 Shkurt 2020, 09:15 Nga DOSJA

GJERMANI- Më shumë se 15 vite kanë kaluar pas raundit të parë të madh të zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet europianolindore e qendrore në vitin 2004. Pak më vonë u bë realitet për këto vende edhe liria e punësimit në BE, një temë që shkaktoi jo pak debate tek anëtarët e vjetër të unionit. Veçanërisht Gjermania dhe Austria ishin kundër hapjes së plotë të tregut të punës me anëtarët e rinj nga frika e pasojave në tregun e punës dhe ulja e rrogave. Por jo të gjithë vendet anëtare të BE kishin frikë atëherë nga dyndja e punëtorëve lindorë që do t’u merrnin vendin e punës vendasve apo do punonin për më pak rrogë. Suedia, Irlanda e Britania e Madhe ishin vendet e para, që i hapën tregjet e tyre menjëherë me anëtarësimin e vendeve europianolindore. Kurse Gjermania e hapi e fundit tregun e punës për 8 anëtarët e rinj lindorë e qendrorë në vitin 2011. Për Bullgarinë e Rumaninë tregu i punës u hap në vitin 2014, për Kroacinë në vitin 2015.

“Na i ktheni njerëzit tanë”

Mobiliteti brenda BE rriti ndjeshëm numrin e punëtorëve migrantë nga vendet europianolindore. Sipas Zyrës Federale të Migracionit e Refugjatëve (BAMF) në fund të vitit 2017 për shembull në Gjermani punonin e jetonin gati 867.000 polakë, 623.000 qytetarë rumunë, kurse nga Bullgaria kanë ardhur më shumë se 66.000 bullgarë në Gjermani për punë vitet e fundit.

polnische Läden in Großbritannien (Getty Images/C. Furlong)Dyqane polake në Britaninë e Madhe

Sidomos në Britaninë e Madhe erdhi një numër i madh punëtorësh nga Europalindore. Rrogat dhe qasja e lehtë në tregun britanik të punës ishin faktorë tërheqës për shumë punëtorë nga vendet lindore të BE. Polakët për shembull avancuan në grupin më të madh të punëtorëve të huaj në ishull, me afër 1 milionë punëtorë sipas statistikave britanike të vitit 2018. Por pas Brexit gjendja ka filluar të ndryshojë. Atmosfera për punëtorët e huaj në vitet e debatit për Brexit ka ndryshuar. Në Britaninë e Madhe flitet ndërkohë për Brexodus – Brexit dhe Exod. Jo pak punëtorë vendosin të largohen, duke krijuar probleme për disa degë të ekonomisë. Sips dpa, ekonomia britanike është e varur nga fuqia e lirë punëtore nga Lindja, sidomos në sektorët e gastronomisë, ndërtimtarisë apo kujdesit shëndetësor e bujqësisë. Por vitin e kaluar fermerët britanikë kanë pasur probleme të gjejnë forca punëtore lindore për punët sezonale në bujqësi, sepse shumë prej tyre po kërkojnë për shkak të Brexit punë në vende të tjera.

Lindja europiane ka ndryshuar

Nuk është vetëm atmosfera në vendet pritëse që u sjell shqetësime punëtorëve emigrantë. Edhe vetë vendet nga kanë ardhur ata kanë ndryshuar këto vite e po bëhen më tërheqëse. Megjithëse vendet europianolindore ende gëzojnë imazhin e vendeve të varfra, nga ku punëtorët duan të largohen, vende si Polonia apo Çekia kanë shënuar vitet e fundit histori suksesi ekonomik. Rritja ekonomike ka çuar edhe në rritjen e rrogave e numrin e ulët të të papunëve, gjë që janë faktorë kryesorë për të joshur migrantët e larguar të kthehen në vendlindje. Polonia për shembull spostoi në vitin 2019 Britaninë e Madhe si partnerin e pestë më të madh tregtar të Gjermanisë, bën të ditur gazeta gjermane, “Handelsblatt”. Edhe eksport-importet gjermane me Çekinë, Sllovakinë e Hungarinë u rritën në vitin 2019.

Bildergalerie Erdbeersaison - Polnische Arbeitskräfte Bildergalerie (Maciej Atamanczyk)Punëtorë sezonalë polakë në Gjermani

Kështu më shumë se 15 vite pas anëtarësimit në BE për herë të parë po shënohet një trend i vërtetë pas emigrimit masiv nga Europa Lindore. Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shifra neto e emigrimit ka ndryshuar. Vitin e kaluar janë kthyer më shumë polakë në Poloni, se sa janë larguar nga vendi.  Qeveria konservatore e djathtë, PiS përpiqet në mënyrë aktive që të tërheqë qytetarët e larguar nga vendi për të ndihmuar ekonominë e vendit në rritje. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki bëri madje edhe një thirrje në televizionin britanik. “Na i ktheni njerëzit tanë.”

Iluzion për Gjermaninë

Një lajm jo i mirë ky për Gjermaninë që i nevojiten më shumë se 1 milionë forca punëtore për zënë vendet bosh të punës. Pikërisht për këtë më 1 Mars Gjermania hap dyert për fuqinë punëtore të kualifikuar me një ligj të posaçëm, që ka si qëllim zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore. Por sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Gjermania nuk mund të presë në të ardhmen, se do të vijë një fluks i krahut të lirë të punës nga vendet europianolindore si Polonia e Çekia. “Është iluzion të presësh, se prej andej do të vijnë në numër të madh zanatçinj apo infermierë që nuk kushtojnë.”

(Marrë nga DW)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emigrantë në gjermania migracioni ne gjermani emigrantë në gjermania migracioni ne gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës