Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje të martën Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian. Ky njëherësh shënon reagimin e parë të bllokut evropian prej mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut më 31 tetor dhe dorëheqjes së kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev. Zaev ka dhënë dorëheqje pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, fituese ka dalë partia opozitare maqedonase VMRO-DMNE.
“Ne jemi në dijeni të dorëheqjes së kryeministrit Zaev. Është me rëndësi që vendi të vazhdojë implementimin e reformave të lidhura me BE-në” ka thënë Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për çështje të zgjerimit.
Duke përcjellë qëndrimin e Komisionit Evropian, Pisonero ka rikujtuar se edhe misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it ka vlerësuar se zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut janë zhvilluar duke respektuar liritë themelore.
“Administrata që ka organizuar zgjedhjet bëri përpjekje për të adresuar disa mungesa procedurale, që ishin parë në raundin e parë. Megjithatë retorika negative dhe dyshimet për presion ndaj votuesve dhe kandidatëve, kanë vazhduar të ndikojnë në zgjedhje”, është thënë në reagim.
BE ka bërë thirrje që autoritetet dhe palët tjera të përfshira, të adresojnë rekomandimet e misionit vëzhgues me kohë, në mënyrë që ato të zbatohen.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë kryetarëve të rinj të komunave që të kontribuojnë në avancimin e reformave në agjendën evropiane, në të mirë të qytetarëve të tyre”, është thënë mes tjerash në reagim.
Sipas Komisionit Evropian, Maqedonia e Veriut i ka përmbushur që moti të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Komisioni ka rekomanduar hapjen e këtyre negociatave, por në Këshillin e BE-së, ku vendet anëtare vendosin njëzëshëm, vendimi është bllokuar për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë.
Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020, ka vendosur veto ndaj Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Sofja pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas, por vetëm pas vitit 1945, pasi sipas saj para kësaj periudhe, ato kanë pasur “rrënjë bullgare”.
Marrë nga REL
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara , William Burns, ka udhëtuar drejt Moskës për të biseduar me zyrtarët rusë të siguri...
Forcat detare të Rusisë u stërvitën për shkatërrimin e objektivave të armikut të martën në Detin e Zi, ndërsa Moska shprehu pakënaqësinë me praninë e dy luftani...
GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pas takimit me homologun serb, Nikola Selakoviq tha se Greqia do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Ser...
Buxheti për vitin 2022 rezulton të ketë një rritje të fokusit për ndihmë sociale.Për kategoritë pensionale janë ndarë 35 milionë euro më shumë, duke bërë as asn...
GJERMANI– Shefi i policisë së Berlinit ka kërkuar falje pasi disa oficerë u fotografuan duke bërë ‘pompa’ në një memorial të Holokaustit. Fotografitë e pu...
KOSOVË– Imami nga Kosova, Labinot Maliqi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka dhënë komentin e tij për programin televiziv Big Broth...
GLLASGOU – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mbajti sot fjalim në Samitin të Liderëve për Ndryshimin e Klimës në Gllasgou. Por, përpara ...
KOSTUR – Dy të rinj shqiptarë u arrestuan mesditën e djeshme në Greqi pasi në automjetin e tyre u gjetën 43 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.Med...
HALIFAX – Britania e Madhe është shokuar nga lajmi i gjetjes së një kufome të një 45-vjeçareje brenda një valixheje. Viktima Dawn Walker dyshohet s...
GREQI– Një 5-vjeçare në Selanik, e cila ra nga ballkoni, shpetoi pasi u pengua nga një pemë dhe falë ndihmës së dhënë nga doktori që u gjend pranë....