Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Forcat detare të Rusisë u stërvitën për shkatërrimin e objektivave të armikut të martën në Detin e Zi, ndërsa Moska shprehu pakënaqësinë me praninë e dy luftanijeve amerikane në zonë.
Presidenti Vladimir Putin tha të hënën se forcat ruse vëzhguan luftanijen e marinës amerikane “USS Mount Whitney” “përmes dylbive dhe sistemeve të saj mbrojtëse” dhe u ankua për aktivitetin e NATO-s pranë kufijve të Rusisë.
Të martën, flota ruse e Detit të Zi tha se anijet e saj kishin bërë prova për të shkatërruar objektivat e armikut dhe se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore ishin vënë në gatishmëri në bazat e saj në Novorosijsk dhe në Krimenë e aneksuar, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfaks.
“Ato shkatërruan objektivat ajrore të një armiku imagjinar me raketa dhe artileri kundërajrore”, thuhet në një deklaratë.
Rusia ka paralajmëruar më parë vendet perëndimore që të mos dërgojnë anije luftarake në Detin e Zi dhe mos t’i afrohen bregut të Krimesë, gadishullit që ajo e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014. Rusia e konsideron Krimenë pjesë të territorit të saj, por gadishulli njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës.
Marina e Shteteve të Bashkuara tha të hënën se luftanija “USS Mount Whitney” kishte mbërritur në Stamboll dhe se së shpejti do të bashkohej me luftanijet e tjera në Detin e Zi.
“Pas kësaj vizite në port, Mount Whitney do të bashkohet me (luftanijen) USS Porter (DDG 78) në Detin e Zi për të përmirësuar më tej bashkëpunimin midis forcave të SHBA-së dhe NATO-s në det”, tha përmes një deklarate Marina e Shteteve të Bashkuara.
Kremlini hodhi poshtë të martën, duke e quajtur “të rremë”, një raport të medias amerikane për grumbullim të forcave ushtarake ruse pranë Ukrainës, megjithëse Moska tha se ka të drejtë të lëvizë trupat në çdo pjesë të territorit të saj.
Portali i lajmeve Politico raportoi se fotot e satelitëve komercialë të marra të hënën konfirmuan raportet e fundit se Rusia po grumbullon sërish trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin me Ukrainën pas një veprimi të ngjashëm në pranverë të këtij viti.
Ukraina tha të hënën se nuk kishte vërejtur ndonjë rritje të trupave ose pajisjeve ruse pranë kufirit të saj me Rusinë.
Një zyrtar i NATO-s tha: “NATO është vigjilente dhe monitoron rregullisht lëvizjet e forcave ruse. Është e rëndësishme të sigurohet transparenca dhe të shmanget çdo llogaritje e gabuar.”
Rusia ka akuzuar vazhdimisht NATO-n për aktivitete provokuese pranë kufijve të saj. Aleanca thotë se është e vendosur të forcojë sigurinë e vendeve anëtare që gjenden pranë Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes për rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore.
Marrë nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pas takimit me homologun serb, Nikola Selakoviq tha se Greqia do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Ser...
Buxheti për vitin 2022 rezulton të ketë një rritje të fokusit për ndihmë sociale.Për kategoritë pensionale janë ndarë 35 milionë euro më shumë, duke bërë as asn...
GJERMANI– Shefi i policisë së Berlinit ka kërkuar falje pasi disa oficerë u fotografuan duke bërë ‘pompa’ në një memorial të Holokaustit. Fotografitë e pu...
KOSOVË– Imami nga Kosova, Labinot Maliqi, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka dhënë komentin e tij për programin televiziv Big Broth...
GLLASGOU – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mbajti sot fjalim në Samitin të Liderëve për Ndryshimin e Klimës në Gllasgou. Por, përpara ...
KOSTUR – Dy të rinj shqiptarë u arrestuan mesditën e djeshme në Greqi pasi në automjetin e tyre u gjetën 43 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.Med...
HALIFAX – Britania e Madhe është shokuar nga lajmi i gjetjes së një kufome të një 45-vjeçareje brenda një valixheje. Viktima Dawn Walker dyshohet s...
GREQI– Një 5-vjeçare në Selanik, e cila ra nga ballkoni, shpetoi pasi u pengua nga një pemë dhe falë ndihmës së dhënë nga doktori që u gjend pranë....
KOSOVË- Qendrat e Numërimit për Kuvendet Komunale në Kosovë kanë përfunduar numërimin e 300 vendvotimeve për 38 komuna në Kosovë. KosovaPress shkruan se zë...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka miratuar dhënien e vaksinës kundër koronavirusit, të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshav...