LIVE UPDATES
Aktualitet

Dorëheqja e Gjinushit nga PSD, reagon Fuga: Sofizma juridike, do turpëronin çdo student të vitit të parë

7 Qershor 2019, 11:24 Nga DOSJA
Dorëheqja e Gjinushit nga PSD, reagon Fuga: Sofizma juridike, do

Tiranë– Artan Fuga ka reaguar sërish ndaj Skënder Gjinushit për vendimin e këtij të fundit, pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i PSD-së. Fuga është shprehur se asnjë deklaratë për mediet nuk e zhbën dot aktin e paligjshëm të zgjedhjes të  Skënder Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

“Deklaroj publikisht se ky veprim, nëse është bërë, dhe kjo deklaratë për median e fundos edhe më rëndë në paligjshmëri akademinë e shkencave të Shqipërisë, kryesinë e saj si edhe e tregon edhe një herë në dritë të diellit për mbarë opinionin publik se zgjedhje e kryetarit të akademisë të shkencave, por jo vetëm ajo, është krejt në kundërshtim me ligj dhe një shkelje ligjore e rëndë”-shkruan Fuga.

Reagimi i Fugës:

Deklaratë për mediat: Sofizmat juridike të Akademisë së Shkencave do e turpëronin çdo student të vitit të parë juridik.

—————–

Sikurse e thotë vetë, as kryetari i Partisë Social Demokrate dhe as kryetari i Akademisë së Shkencave z. Skënder Gjinushi ka bërë sot një deklaratë për mediat.

Me të ai deklaron se partia që ai drejton, social-demokrate, në aleancë zgjedhore me forcat politike qeveritare për zgjedhjet lokale, paska çuar në gjykatë kërkesën për t’a hequr atë si kryetar i asaj partie, e pas kësaj, komisioni qendror i zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat juridike për të qenë në përputhje me këtë akt gjyqësor.

Deklaroj publikisht se ky veprim, nëse është bërë, dhe kjo deklaratë për median e fundos edhe më rëndë në paligjshmëri akademinë e shkencave të Shqipërisë, kryesinë e saj si edhe e tregon edhe një herë në dritë të diellit për mbarë opinionin publik se zgjedhje e kryetarit të akademisë të shkencave, por jo vetëm ajo, është krejt në kundërshtim me ligj dhe një shkelje ligjore e rëndë.

Arsyetimet paradoksale dhe sofiste në këtë deklaratë nuk qendrojnë dhe nuk kanë asnjë vlerë juridike sepse :

Prandaj, të gjitha veprimet juridike sot, pasi shkeljet ligjore janë konsumuar, nuk kanë asnjë vlerë dhe janë juridikisht nul. Ka një parim juridik që askush nuk mund të përfitojë nga veprime ose mosveprime të cilat në kohën që janë kryer përbëjnë shkelje të hapura ligjore. Ky është rasti. Kryetari i akademisë së shkencave nuk mund të zgjidhet në kundërshtim me ligjin, dhe pasi zgjidhet në këtë mënyrë joligjore të pretendojë se postfactum të vendoset brenda ligjit !!!

Do të ishte njësoj sikur një kryeministër të zgjidhej ta zemë president republike duke qenë edhe kryeministër, dhe pasi ta shkelte kushtetutën me të dyja këmbët, njëherë në fronin e Presidentit, pastaj, të thoshte se unë nuk jam më kryeministër !!!

Ja absurditetet juridike dhe logjike që gëlojnë në deklaratën për shtyp të as-kryetarit të zgjedhur në më shkelje të ligjit në fronin e kryetarit tê akademisë së shkencave !

Deklarata e z. Skënder Gjnushi tregon edhe njëherë sesa të sakta kanë qenë të gjitha denoncimet për paligjshmërinë që sundon në akademinë e shkencave të Shqipërisë. Kjo bën me përgjegjësi ligjore edhe zz. Vasil Tole dhe Salvatore Bushati, si të zgjedhur po atë ditë, në një proces zgjedhor të paligjshëm, dhe si antarë të këshillit ekzekutiv të asaj akademie. Por, nuk është vetëm ky rast. Ja përse unë vazhdoj të insistoj të kërkoj një komision parlamentar ku të mund të dëshmoj për gjendjen në këtë institucion të rëndësishëm të shtetit shqiptar !

A dëgjoni zotërinj dhe zonja deputetë ???

Akademia e Shkencave është në hall dhe në ankth. Dekalarata e as-kryetarit të saj e dëshmon këtë më së miri. A thua se nuk pritej dot që zgjedhjet të kryeheshin pasi ndarja e cdokujt nga poste politike të ishte kryer ligjërisht dhe juridikisht ! A thua se duheshin bërë zgjedhjet për të uzurpuar nëmënyrë të paligjshme pushtetin në akademinë e shkencave përpara sesa ligjëvënësi të kishte vënë në fuqi kuadrin ligjor reformues për atë institucion të kalbur nga koka te këmbët dhe të zhytur në paligjshmëri !

Dhe më në fund: është uluritëse injoranca juridike e atij institucioni dhe e juristëve në të saqë lejojnë që në deklaratën për mediat e as-kryetarit të saj paradokset dhe sofizmat juridike të jenë të një niveli që do ta kishin turpëruar edhe një student të vitit të parë juridik në universitetin më të humbur shqiptar !

Unë e konsideroj këtë dekaratë për mediat dhënë nga as-kryetari i akademisë së shkencave si një presion që kërkohet t’i bëhet Presidentit të Republikës në çastin kur është ai që do të ndajë nëse do ta ketë Shqipëria edhe këtë precedent, që lëre të tjerat, por edhe kryetarin e akademisë së shkencave t’a zgjedhë në mênyrë antiligjore !

Gazeta Bild me siguri që në këtë rast nuk do të kishte nevojë për përgjime. Po ashtu Prokuroria e shtettit do t’a kishte të lehtë të hapte hetimin për uzurpim të paligjshëm të një posti publik !

Unë kam besim të plotë se Presidenti i Republikës do të dijë të vendosi drejt dhe paanësi!

Akademia e Shkencave të Shqipërisë është zhytur kokë e këmbë në paligjshmëri. Nuk ka deklaratë për mediat që e zhbën dot këtë.

Me konsiderata, Artan Fuga

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkencave artan fuga zgjedhjet ne akademine e shkencave akademia e shkencave artan fuga zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet