LIVE UPDATES
Aktualitet

Futi 54 makina nga Greqia pa i zhdoganuar, burg për “biznesmenin” dhe 4 policë, 6 pezullohen (Skema)

7 Qershor 2019, 08:33 Nga DOSJA
Futi 54 makina nga Greqia pa i zhdoganuar, burg për

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp lidhur për operacionin e djeshëm. (Lexo këtu)

Në konferencën për shtyp, prokurorja Mirela Cano shpjegoi se bëhet fjalë për goditjen e një rasti të kontrabandës së makinave nga Arben Grabovari, i cili është arrestuar që në muajin prill. 

Nga hetimet e çështjes rezultoi se Grabovari ka futur në Shqipëri 54 makina pa i zhdoganuar duke u ndihmuar edhe nga policët.

Dua të sqaroj që prokuroria e Tiranës duke marrë shkas nga autoritetet franceze dhe doganore shqiptare regjistroi procedimin për kontrabandë në ngarkim të Arben Grabovarit. Në Prill të 2019 ky person duke hyrë në Qafë Botë ka përdor një pasaportë si shtetas grek, po hetohet në arrest me burg. Gjatë hetimit rezultoi se nga 2017-2019 në prill ka hyrë 54 herë me mjete tokësore me makina të ndryshme me lejim të përkohshëm me shmangie të detyrimeve 4.5 mln lekë. Nga mjetet ka zhdoganuar vetëm 5 prej tyre. Makinat nuk janë zhdoganuar dhe janë hedhur në qarkullim duke krijuar mundësi për ti përdorur edhe për qëllime të tjera.

Në 19 raste policët kufitarë nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të paidentifkueshme duke u shënuar vetëm autoveturë. Po hetohet për identifikimin pasi makinat mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Arben Grabovari ka kryer zhdoganimet në pika të ndryshme, Kapshticë, Qafë Botë dhe Tre Urat. Policët kufitarë e kanë lejuar të kalojë pa kryer procedurën përkatëse. Po hetohet për shpërdorim detyrë 10 punonjës policie, 4 janë në burg nga Qafë Bota, ndërsa 6 të tjerë janë pezulluar nga Kapshtica dhe Tre Urat. Ka edhe punonjës të tjerë të përfshirë që po hetohen” tha prokurorja.

Operacioni është kryer nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA, Drejtorinë e Doganave dhe me autoritetet franceze.

NJOFTIM I PLOTË i SHÇBA:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, pas një hetimi disa mujor kanë dokumentuar dhe goditur një rast të shpërdorimit të detyrës ku dyshohet se janë të implikuar dhe punonjës të Policisë Kufitare.

Procedimi penal është regjistruar për veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjera, më shumë se një herë” parashikuar nga neni 174/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.G., i cili është nën masën “Arrest në burg”.

Gjatë hetimit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, janë kryer verifikimet ku ka rezultuar se vetëm ky shtetas, ka arritur të futet në territorin shqiptar me 54 automjete (relativisht të shtrenjta) për të cilat vetëm për 5 prej ka kryer zhdoganimet, për periudhën 2017–2019. Dyshohet përmes lidhjeve me punonjës në strukturat e Policisë Kufitare është kryer veprimtaria e kontrabandimit të mjeteve motorrike, kryesisht në Pikat Kufitare Qafë-Botë dhe Kapshticë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, SHÇBA në 24 orët e fundit, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, Sarandë dhe Korçë, të mbështetur dhe nga strukturat operacionale të SHÇBA-së, ekzekutuan 10 vendimet e Gjykatës.

Kështu arrestuar 4 punonjës policie, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”:

– Inspektor Sh.G., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
– Inspektor N.L., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
– Inspektor K.Ç., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
– Inspektor Th.Gj., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë.

Gjithashtu është caktuar dhe masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për punonjësit e policisë:

– Inspektor A.P., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë-Botë, Sarandë;
– Inspektor A.H., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
– Inspektore E.Sh., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë;
– Inspektore E.D., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë;
– Inspektore F.M., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë;
– Inspektore J.K., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë.

Hetimet vazhdojnë në bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben grabovari arrestohen policet e qafe botes mirela cano prokuroria e tiranes arben grabovari arrestohen policet e qafe botes mirela cano prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet