LIVE UPDATES
Politike

Dorëheqja e Bashës, VOA: Përplasja me Berishën solli fundin e tij në krye të PD-së

21 Mars 2022, 18:30 Nga DOSJA
Dorëheqja e Bashës, VOA: Përplasja me Berishën solli fundin

TIRANË- Në Shqipëri, kryetari demokrat Lulzim Basha dha sot dorëheqjen nga drejtimi i forcës kryesore politike të së djathtës. Zoti Basha udhëhoqi PD-në prej gati 9 vitesh, duke pasuar në këtë detyrë, zotin Sali Berisha, i cili u largua pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013. Pavarësisht disa humbjeve zgjedhore radhazi, ai mundi të ruajë pozitat drejtuese, falë mbështetjes, që gëzonte nga ish kryeministri Berisha. Dhe ishte përplasja me këtë të fundit, që shënoi dhe fillimin e fundit të tij në krye të një partie, që u përça dhe u dobësua nga lufta e brendshme.

Në shtator të vitit të kaluar, zoti Basha vendosi të linte jashtë grupit parlamentar zotin Berisha, për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për ta përcaktuar atë në listën e zyrtarëve të përfshirë “në korrupsion në nivel të lartë”, e për pasojë duke mos lejuar më hyrjen e tij dhe familjes së tij në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Ish kryeministri ndërmori menjëherë një lëvizje në bazën e partisë, duke tërhequr pas vetes mbështetësit e tij, jo vetëm në degët e partisë por dhe nga radhët e deputetëve. Në dhjetor, ai thirri një kuvend të demokratëve, në të cilin u votua shkarkimi i zotit Basha, vendim për të cilin u organizua dhe një referendum.
Lëvizjet e ish kryeministrit nuk u njohën nga zoti Basha, i cili po ashtu thirri një tjetër kuvend të demokratëve, duke ju kundërvënë zotit Berisha.

Përplasjet mes palëve u acaruan deri në konfrontime brenda selisë, dhe ato kulmuan në 8 Janar, kur ish kryeministri dhe përkarësit e tij tentuan të marrin me forcë selinë e partisë. Ky moment shënoi atë që zoti Basha e cilësoi si “ndarjen përfundimtare” me ish kryeministrin.

Fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, i vuri sërish përballë të dyja palët. Këto zgjedhje u panë më së shumti si një test, se kush gëzonte mbështetjen më të madhe në gjirin e demokratëve. Me përjashtim të Shkodrës, ku fitoi kandidati i zotit Berisha, 5 bashkitë e tjera i mbetën socialistëve që regjistruan një diferencë të thellë me opozitën. Por ish kryeministri ju gëzua faktit që kandidatët e tij, me përjashtim të Rrogozhinës, arritën të kishin ndjeshëm më shumë vota se kandidatët e Bashës.

Kryetari demokrat habiti me deklararatën e tij, një ditë pas 6 marsit, kur tha se ai nuk kishte humbur asnjëherë, asnjë betejë elektorale. Por në të vërtetë, rezultati i atyre zgjedhjeve, ishte goditja që duket se e rrëzoi zotin Basha. Në kor, shumica dërrmuese e deputetëve që zgjodhën të qëndronin me të, i kërkuan largimin.

Në fjalën e mbajtur sot përballë mbledhjes së kryesisë dhe grupit parlamentar, kur deklaroi dorëheqjen, zoti Basha u shpreh se “fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh të paparimta dhe të pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët”.

Zoti Basha theksoi më tej se “këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në mendjet dhe zemrat e demokratëve”.

Por sa do të ndikojë kjo lëvizje e zotit Basha në ribashkimin e demokratëve? Mbështetësit e tij i kërkuan ditët e fundit të bënte një hap pas, dhe e kushtëzuan këtë lëvizje dhe me një tërheqje të zotit Berisha nga ambicia për të rimarrë drejtimin e PD-së. Por ish kryeministri e ka hedhur poshtë kategorikisht këtë mundësi, duke theksuar se në një demokraci funksionon vota e lirë. Edhe sot në një reagim, pas dorëheqjes së zoti Basha ai i mëshoi sërish kësaj teze. “Rikthimi tek vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD-së”, shkroi ai në një status në Facebook.

Zoti Basha nga ana e tij, në fjalën e dorëheqjes u shpreh se “PD-ja ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD-së”.

Tani mbetet për t’u parë se cila do të jetë ecuria e ngjarjeve. Sipas statutit të Partisë Demokratike, në rastin e dorëheqjes “Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”. Nga katër nënkryetarë, PD-ka ka aktuaisht vetëm dy në detyrë, zotin Enkelejd Alibeaj dhe zonjën Jorida Tabaku. Dy të tjerët, Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, dhanë dorëheqjen pas 6 marsit.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dorehiqet lulzim basha voa dorehiqet lulzim basha voa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet