LIVE UPDATES
Politike

Situata brenda selisë blu, Greta Bardeli: Ndarja ka krijuar plagë, unë besoj tek bashkimi!

20 Mars 2022, 10:31 Nga DOSJA
Situata brenda selisë blu, Greta Bardeli: Ndarja ka krijuar plagë,

SHKODËR- Deputetja e Qarkut Shkodër, Greta Bardeli ka thyer heshtjen lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike dhe për herë të parë ka dhënë një qëndrim të saj publik në një intervistë me gazetaren Emi Kalaja. Deputetes Bardeli iu kërkua nga gazetarja një qëndrim personal lidhur me situatën pas humbjes së PD në zgjedhjet e 6 Marsit, qëndrimin e saj përballe Lulzim Bashës dhe si e sheh të ardhmen e partisë demokratike.

Më poshtë intervista e plotë:

Pyetja: Zonja Deputete, para 6 Marsit dhe vecanërisht pas tij ka qenë një periudhë e nxehtë politike dhe pas humbjes se PD deputetët kanë mbajtur qëndrime personale lidhur me situatën. Pse zgjodhi heshtjen Greta Bardeli?

Greta Bardeli: Mendoj qe situata e PD, ndarja, gjuha e përdorur ndaj njëri tjetrit, përplasja e paprecedent, kanë krijuar plagën më të rëndë në historinë e forcës tonë politike. Besoj shumë te bashkimi dhe te leximi i votës. Nëse nuk kam folur për të mos shtuar zë në gjithë skenën e dominuar nga vokacione të lartë a me pak të lartë publik ose jo e kam bërë në respekt të anëtarësisë së PD, të grave e burrave të Shkodrës me te cilët kemi ndare hallet, problemet e sfidat ndër vite. Në politikë përveç pragmatizmit duhet të dominojë respekti për njerzit e thjeshtë që të shohin me syrin e përfaqësimit të tyre. Nuk e kam ndalur asnjë moment komunikimin me ta, pra me bazën, i kam dëgjuar me durim. Kjo ka qenë zgjedhja ime. Në parlament kam ngritur zërin për çështje që i shqetësojnë komunitetet tona, problemet sociale, mungesën e investimeve nga qeveria për infrastrukturën kombëtare që lidh Shkodrën me Lezhën e me tej Tiranën, dramën e rrugës së harruar të malësisë së Dukagjinit, emigracionin e të rinjve, papunësinë e kapjen e institucioneve nga zyrtarë të lidhur me krimin, varferinë e zonës më të bukur të Shqipërisë. Në këtë mision kam besuar çdo minut, orë e ditë të një projekti i bashkimit të PD. Askush nuk është i tepërt. PD ka nevojë për të gjithë.

Pyetja: Deputetet e qarkut Shkodër, kanë kërkuar reflektim madje dhe dorëheqje të Zotit Basha pas rezultatit humbës të 6 Marsit, ju nuk keni qenë e pranishme në mbledhjen e parë, ndërsa publikisht nuk keni patur qëndrim ndaj tij?

Greta Bardeli: Me lart ju shpreha qëndrimin tim që vota duhet lexuar për këdo që ka një pozicion në PD. Shpërbërja e funksioneve drejtuese, largimi njëri pas tjetrit, janë mesazhe të qarta që vota e ka dhënë mesazhin. Mendoj që sot nuk ka me rëndësi çfarë i thua zotit Basha, apo çfarë pret nga ai. Sot nuk kanë rëndësi as pozicioni i njërit apo tjetrit, në atë çfarë bën ata dje, në 2017, në vendimin për largimin nga parlamenti, për bojkotin e zgjedhjeve vendore të 2019, por dhe në bojkotin e ndarjes territoriale para 2015 etj etj. Çdo hap i pamatur ka kontribut ne plagen e madhe te hapur në PD dhe në opozitë. Për këto nuk është pyetur anëtarësia absolutisht. Sot këto nuk kanë vlerë të ndalemi sepse koha nuk pret. PD nuk ka sot dy rrugë por veç një që të shpëtoj. Bashkimi i saj nga baza në qendër me një projekt kombëtar. Nëse ne kuptojmë se çfarë presin qytetarët nga ne dhe mos humbim asnjë minutë atëherë mund të fitojmë. Nuk kemi pse ti japim kënaqësin një kundërshtari politik si qeveria e sotme që është në pikën më të ulët të saj nga korrupsioni, grabitja, cinizmi e arroganca të vazhdoj të mbahet në patericat që i jep gjendja e opozites sot. Qytetarët janë çuar në protesta, ne duhet te jemi në krahun e tyre.

Pyetja: A ka të ardhme PD pas gjithë përplasjes dhe gjendjes që ndodhet sot?

Greta Bardeli:Lëvizjet që ndodhen këto muaj jashtë partisë zyrtare apo brenda saj hapën debatin apo prekën direkt atë që kishte vite që i mungonte organizimit të partisë, pra levizja pranë bazës, prekja e qelizës së anëtaresisë. U nxit mekanizmi i vitalizimit të demokratit të thjeshtë. Sot vota është në fokus te qëndrimeve përbashkuese dhe unë e mbështes pa asnjë mëdyshje çdo proces që mbështetet në votën e lirë. Ka ardhur koha që PD duhet të hapet më shumë e pa frikë ndaj brezit te ri të mirëarsimuar, të arsimuar jashtë, ndaj vajzave dhe djemve që kërkojnë shpresë, ndaj studentëve. Ndaj grave që janë pjesa më e mirë e shoqërisë. Ne duhet të jemi prezent me zërin tone jo duke fyer njëri tjetrin por duke mbështetur me përulje dhe etike, me një model politik europian, një projekt që jep shpresë, që frymëzon, me besimin te e drejta, te ligji, te respektimi i te drejtave të njeriut. Vaji i kandilit të qeverisë ka mbaruar ndërsa në të ndezim besimin e shqiptarëve sot pa humbur kohë!

Marrë nga EE Times.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike greta bardeli gjoni greta bardeli gjoni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet