LIVE UPDATES
Aktualitet

“Doni të përsërisni një Durrës apo Thumanë të dytë?”, pallatit në Kombinat i vihet dhe më pas i hiqet shiriti, ban

11 Dhjetor 2019, 21:29 Nga DOSJA
“Doni të përsërisni një Durrës apo Thumanë

TIRANË- Kombinati ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në këtë zonë pati me dhjetëra pallate dhe banesa private të dëmtuara. 10 pallate u evakuuan, pasi u cilësuan nga autoritetet përkatëse si të pabanueshme. Madje aty ka shkuar vetë kryeministri Edi Rama me kryebashkiakun Veliaj për të qetësuar qytetarët e zonës.

“Nëse na lini me durim dhe me qetësi do të bëhen gjërat më me qetësi. Shkoni tek të afërmit, kush do të shkojë te qendrat sociale të shkojë te qendrat sociale, mos rrini nëpër makina. Janë gjithë këto godina. Specialistët nuk janë të pafundmë”, deklaronte Rama para qytetarëve.

Emisioni “Stop” ka shkuar në atë zonë. Një nga këto pallate të dëmtuara është edhe ai që ndodhet në rrugën “Llambi Bonata”.  Pallati përbëhet nga 3 hyrje dhe banojnë 40 familje. Fillimisht Emergjencat Civile bashkë me njësinë numër 6 vendosën shirita tek këto pallate. Por këto ditë, inxhinieri Sabri Ibrahimi e ka shpallur të banueshëm.

Banorët kanë videon e shiritit të vënë dhe shenjat, pasi ai u hoq. Përgjigja e Kryetarit të Njësisë, Adriatik Merko, ishte se shiritat janë vënë gabimisht.

Banorja 1: Ka ardhur qendra e emergjencave. Kanë thënë që është i banueshëm me akt-ekspertimi që e kanë bërë vetëm me sy të lirë.

Banorja 2: Kemi 9 ditë që jemi larguar nga shtëpia dhe nuk jemi futur.

Banorja 3: U tmerruam. Thashë se burri luajti mendsh. Sa pushoi një çikë zbritëm poshtë. Ca me këpucë, ca pa këpucë, një me çorap, një pa çorap. Unë dua të di këtë që të rrimë apo mos të rrimë? Vjen ai me një çekiç dhe pastaj thotë futu ti. Ma jep garant që të futem brenda. Njëherë vendoset shiriti, njëherë nuk vendoset. Hipa lart, mora diçka, kur zbrita nuk ishte i banueshëm.

Banorja 1: Pasi është bërë akti-ekspertimit është siguruar me anë të një fotoje, ku inxhinieri ka konstatuar që ka dëmtime të suvave, bashkimeve, çarje. Por konkluzioni e ka nxjerrë të banueshëm. Inxhinieri Sabri Ibrahimi.

Banorja 4: Po atë ditë që e ka nxjerrë të banueshëm akti i konstatimit personalisht e kam marrë drejtuesin e Njësisë Administrative zotin Adriatik Merko. I kam dërguar foto.

Gazetarja: Cila ka qenë përgjigja e kryetarit?

Banorja 4: E kanë vendosur gabimisht. Më falni si mund të talleni me njerëzit. Jemi 40 familje apo doni të përsërisni një Durrës apo Thumanë të dytë? Ne duam një siguri, të futemi, mos të futemi.

Në katin e parë të një prej hyrjeve të pallatit dëmet fillojnë tek dera, më pas vazhdojnë me plasaritje muresh e deri te kuzhina ku kanë dalë hekurat.

“Sikur edhe njëherë të bjerë një tërmet i vogël, unë besoj se kjo shtëpi bie fare”, u shpreh një banore.

Në apartamentet e tjera dëmtimet janë kudo.

“Kërkojmë siguri me aparatura sepse me një çekiç nuk e kemi të sigurtë mendjen. Mosdarkordimi njëherë i pabanueshëm, njëherë i banueshëm kjo na ka hedhur dyshime. Flitet për jetë njerëzit që të mos ndodhin tragjedi të tjera si kanë ndodhur në Thumanë apo në Durrës”, tha një banore tjetër.

Tek Njësia Administrative, kryetari Adriatik Merko shprehet se nëse banorët nuk janë dakord me akt-verifikimin e parë, mund të kërkojnë rivlerësim dhe kjo kërkesë i paraqitet Emergjencave Civile dhe Institutit Ndërtimor.

“Nëse nuk janë të kënaqur me atë akt verifikimi të bëjnë një rikërkesë dhe ne i drejtohemi Emergjencave Civile dhe Institutit të Ndërtimit që të na sjellin një grup të ri për të ballafaquar këtë gjë”, tha ai.

Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, thotë, se Instituti Ndërtimor është institucioni më kompetent për këtë gjë, por për merak banorët mund të kërkojnë një rivlerësim të pallatit.

Zëdhënësi Renato Kalemi: Inspektimi i parë është bërë inspektim paraprak. I dyti është bërë nga “Instituti Ndërtimor”, i cili në fakt është instituti, që vlerëson tamam, nëse është apo s’është i banueshëm një godinë. Në qoftë se ata e kanë nxjerrë të banueshëm, do të thotë, që ato vendosin fjalën e fundit. Bashkia nuk ka çfarë të thotë në këtë pikë, sepse e vendosin ata. Por banorët, në qoftë se ndihen të pasigurtë dhe kanë nevojë për një rivlerësim, mund ta kërkojnë sërish një rivlerësim nga Instituti, që të vijë ta bëjë edhe njëherë rivlerësimin për merak.

Menjëherë pas kësaj deklarate banorët vendosën të çojnë kërkesën për një tjetër rivlerësim.

“E ndjekim këtë procedurë, kërkojmë rivlerësim për të parë dhe themelet e pallatit. I duam me aparatura. Ne këtë kërkojmë: siguri maksimale sepse mos të rrezikojmë. Direkt pas këtij informacioni do bëjmë kërkesën për rivlerësimin e pallatit”, tha një prej banoreve.

(Marrë nga TV Klan.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pallati ne kombinat termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 pallati ne kombinat termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Dhjetor 2019, 15:30

TIRANË- Shkrimtari Visar Zhiti i dërgon një letër publike shkrimtarit Agron Tufa ku ndan me të zhgënjimin për largimin e Tufës nga Shqipëria. Në një shkrim...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet