LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Të tërheq zvarrë edhe ty’/ Del për të blerë cigare, e fusin në paraburgim, gazetari rrëfen episodin e padë

11 Dhjetor 2019, 15:06 Nga DOSJA

Kreu i Unionit të Gazetarëve të Fierit, Vladimir Muça, tejet aktiv në jetën profesionale me lajmet lokale që raporton në çdo kohë nga qyteti i tij, ka dalë të blejë një paketë cigare por ka përfunduar në paraburgim.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë dhe arsyet sipas rrëfimit që gazetari ka bërë ekskluzivisht për newsbomb.al, janë banale.

Ladi, siç e njohin dhe i thërrasin miqtë e kolegët, ka zbritur poshtë shtëpisë për të blerë paketën e cigareve kur ka parë një grup policësh teksa bisedonin me të zotin e një lokali në Fier lidhur me muzikën e lartë.

Si njeri paqësor, ai është afruar dhe ka tentuar të qetësojë situatën duke i thënë të zotit të lokalit të ulë pak muzikën por pak më vonë, një grup policësh është kthyer sërish dhe gazetari, siç pretendon, është tërhequr zvarrë dhe brutalisht në polici. Ai rrëfen detaj pas detaji, gjithçfarë ka ndodhur atë mesnatë, teksa në shtëpi e priste bashkëshortja.

“Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë. Unë kam dalë nga shtëpia rreth orës 11:30 të natës, isha duke punuar një material si dhe isha në komunikim me tim bir që ishte jashtë shtetit për merak prindëror. Kam dalë për të blerë një paketë cigare në një non stop. Pasi kam marrë paketën, përballë meje, ishin dy policë duke biseduar me një pronar lokali, që në fakt e ka me qera në përdorim atë lokal, për muzikën e lartë.

Unë, dukeqenë në rrafsh njohje si me pronarin që e kam gjiton, ashtu edhe me punonjësit e policisë, sepse normalisht, si gazetar, këtu në Fier më njohin të gjithë, i them qeraxhiut uljani zërin muzikës se këta s’kanë ardhur me qëllim të keq. Në këtë bisedë që nuk ka zgjatur më shumë se 3 minuta, patrulla u largua, dhe mua, për kortezi, më ftoi për një kafe i zoti i lokalit. E refuzova se kisha lënë telefonin në karikim dhe derën e shtëpisë hapur pasi siç thashë, kisha dalë thjesht për të blerë një paketë cigare. Polici që u largua i tha se nëse do ketë sërish ngritje muzike do ktheheshin sërish.

Për të respektuar ftesën e të zotit të lokalit, mora një ujë dhe u ula në ambientet e jashtme të lokalit. Hapa paketën e ndeza cigaren. Një miku im, në ambientet e brendshme të lokalit ku po festohej një ditëlindje, me 10 veta dhe një dj. Më pa dhe më ftoi brenda. Nuk iu bashkova se e kisha kohën e kufizuar. Në ato momente vjen patrulla tjetër duke u afruar brenda.

I thashë jam dhe unë këtu do u them një fjalë. Përgjegjësi i patrullës, i drejtohet të zotit të lokalit: hajde nxirri jashtë këta, mos i heq unë zvarrë!

Unë, duke shfrytëzuar edhe njohjen, me dashamirësi i them: O shef pse me kaq arrogancë?!

“Kush je ti të tërheq dhe ty zvarrë”, m’u kthye ai.

Në këto kushte mu shfaq institkti i gazetarit dhe qytetarit dhe debatuam verbalisht.

I thashë: Më merr të keqen si dhe një fjalë banale, unë e kam thënë. Zotëria harroi për cfarë kishte ardhur dhe dha urdhër të më merrnin. Më morën zvarrë brutalisht në polici. Më kanë futur brenda, më ka ardhur ky zotëria, duke më treguar gishtin: Unë kam kapelen po di cfarë të bëj. Dha urdhër të mbahesha 10 orë brenda.

Po bënte rrugacin në ambientet e policisë. I thashë zotëri më ke ngritur dhe më ke sjellë këtu respekto gjuhën se je në zyrat e shtetit.

Më ka fyer duke më thënë pijanec dhe ordiner në momentin që po më hiqnin rripin e pantallonave dhe lidhëset e këpucëve. Cudi e madhe nuk e di ku ma mati pijen kur unë isha në hallet e mia në punët e mia. Më rrasën brenda, më mbajtën aty. Nuk mu dha mundësia të flisja me familjen, se isha dhe pa celular. Lashë bashkëshorten në shtëpi.

Kam ngelur tërë natën aty dhe të nesërmen rreth orës 10 se duhej të vinte prokurori i gatshëm, sipas formaliteteve juridike. Ata bënë deklarimet e tyre sigurisht duke më rënduar mua, më nxorrën nga 17 nene që kisha shkelur. Morën dhe deklarimin tim, unë tregova gjithë situatën si ndodhi. Drejtori i policisë së Fierit atë natë ka qenë në ambientet e drejtorisë, ai e ka parë situatën por nuk është ky objekti i shqetësimit tim”, rrëfen gazetari për newsbomb.al ndërsa zbulon edhe se i ka shkruar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, sapo ka dalë nga ambientet e policisë.

“Kur kam dalë nga ambientet e drejtorisë së policisë, kontakti i parë ka qenë me ministrin e rendit zotin Lleshaj. I kam shkruar shqetësimin tim në whats app. Mesazhi është i ruajtur nga ana ime.

10 minuta pas këtij komunikimi, ministri mesa duket, ia ka deleguar mesazhin shefit të SHCBA në ministri, dhe unë e kam falenderuar për këtë, zotit Muhamet Rrumbullaku i cili më ka marrë në telefon. I kam sqaruar gjithë situatën dhe ky i fundit tregoi gadishmëri të më priste në zyrë. Unë në zyrën e tij shkova disa ditë më vonë për arsye se të nesërmen më duhej të ikja me disa kolegë gazetarë në një trajnim në Como të Italisë.

Pasi u ktheva, shkova në zyrën e Rrumbullakut ku i dhashë detajet e këtij skandali. Janë mbajtur deklarimet nga vartësit e tij dhe unë jam larguar.

Në këtë hark kohor, cështja në fjalë ka kaluar në Prokurorinë e Fierit, ndërkohë nga SHÇBA-ja, policët e asaj nate janë në hetim për fyerje të standardeve. Unë kam shkresën që më ka ardhur nga drejtori i SHÇBA-së.

(Foto- Shkresa)

Më tej, gazetari e cilëson të gjithë këtë, “pengmarrje” nga ana e policisë së shtetit.

“Jam konsultuar me avokatë me juristë duke shpjeguar me detaje të gjithë situatën dhe ma kanë cilësuar si një lloj pengmarrjeje. Pra atë natë unë jam marrë peng nga Policia e Fierit. Dhe në gjykimin tim, unë jam marrë peng atë natë. Para dy javësh, për kortezi dhe për imazhin që kam në Fier se jam kryetar i Unionit të Gazetarëve dhe gazetar aktiv në Fier, i kam kërkuar takim drejtorit të policisë së Fierit dhe më ka pritur në zyrë pa bërë gjithë këtë ekspoze. Por ajo që më ka bërë shumë përshtypje ishte reagimi i tij. Në mënyrë tangente po të them qendrimin e tij: E di këtë ngjarje, po unë nuk i njoh me emra këta policë, ti i njeh më mirë duke nënkuptuar që unë jam gazetar i vjetër dhe i njoh e më njohin me emra. Një reagim fëminor dhe jo korrekt. Me këtë bisedë jam ndarë me drejtorin.

Duke parë gjithë këtë skenar zvarritje të cështjes ku faktet janë të gjalla e të pastra duke parë edhe që këta po mundohen të më nxjerrin mua fajtor në këtë mes, unë sot po ju drejtohem juve si portal i lexuar në shkallë vendi e jo vetëm, të gjithë medias shqiptare që rasti të bëhet publik me të vetmen arsye që të zbulohet skandali i një polici surrogato që shfrytëzon kapelen e policisë dhe nxjerr ndoshta dhe mllefe personale. Sot kam bërë konferencë shtypi me të gjithë përfaqësuesit e medias për t’iu drejtuar opinionit publik për të sensibilizuar organet të hetojnë me seriozitet këtë rast dhe në fund të ndëshkohet si unë dhe polici. Këtë kërkoj, kush ka faj të ndëshkohet, qofsha dhe në këtë rast”, përfundon rrëfimin e tij për newsbomb.al gazetari. Marrë nga Newsbomb.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndalohet gazetari vladimir muca ndalohet gazetari vladimir muca

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Dhjetor 2019, 10:52

LAC– Kryeministri Edi Rama ka debatuar me një nga banoret e Laçit e cila i ka thënë se pret një afat për të hyrë në shtëpi, pasi është kthyer nga Zvicra ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet