LIVE UPDATES
Aktualitet

DOKUMENTET/ ‘Çmenden’ prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al

19 Prill 2021, 16:06 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ ‘Çmenden’ prokuroria dhe Gjykata e

TIRANË– Në të njëjtën orë të ditës së dielë, kur Edi Rama nuk qëndronte i qetë duke bërë fushatë elektorale me patronazhistët që do e ndjekin këmbë pas këmbe çdo shqiptar deri në fund të dheut, qetësia i ishte prishur edhe një gjyqtareje nga ato të dala fringo dhe e panjollë nga vettingu, Iliriana Olldashit (djathtas në foto).

Znj. Olldashi e kishte lënë pas rehatin e pushimit të saj të së dielës, rastësisht dhe për koincidencë, në të një njëjtën kohë me kryeministrin, për të marrë një vendim gjyqësor, që sipas shumë specialistëve që ne kemi konsultuar është i rreptë deri në skandalozitet. Ajo ka urdhëruar sekuestrimin e aparatëve telefonikë, kompjuterave, serverave (këto të fundit gjenden në Gjermani), usb, Cd të medias Lapsi.al. Krimi i kryer nga gazetarët tanë qe zbulimi i grabitjes së të dhënave personale që PS po i përdorte me patronazhistët e saj për qëllimet elektorale të 25 prillit.

Gjyqtarja e vettuar e Gjykatët së Posaçme është nisur në këtë vendim, që Lapsi.al e ka marrë në dorë, nga kërkesa e prokurores së SPAK, Enkeleida Millonai (foto  majtas). Por më katolike se Papa, në vendimin e saj të gjykimit, ajo ka argumentuar se gazetarët e kanë për obligim të thyejnë edhe kodin e tyre të mbrojtjes së burimit.

Ky akt i njëkohësishëm dhe i rakorduar i SPAK dhe Gjykatës Speciale, dëshmon se organet e drejtësisë së re kanë prioritet të merren me ata që zbuluan krimin e vjedhjes së të dhënave dhe jo me ata që e kanë kryer këtë krim. Sepse databaza që denoncoi Lapsi.al tashmë gjendet kudo, shumë personalitete publike e kanë bërë të qartë se të dhënat e tyre i kanë depozituar vetëm në e-Albania dhe drejtësia e reformuar përndjek dhe gjurmon gazetarët.

Natyrisht gazetarët e kanë në kodin e tyre profesional që nuk duhet ta dorëzojnë burimin. Gazetarët anembanë botës kanë bërë burg për këtë. Dhe lapsi. al do të mbajë të njëjtin qëndrim.

Por në këtë vend, ironia është se nga frika për të hetuar shkelësit e ligjit, drejtësia e re po merret me rrethanat anësore të ngjarjes. Po të lexohet me vëmendje vendimi i Gjykatës, ai duket sikur do të fajësojë gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati si shpërndarës të të dhënave sensitive të qytetarëve, si cënues të rendit kushtetues që i kanë shpërndarë ato dhe do t’i detyrojë, përmes këtij presioni, të nxjerri se kush ka qenë spiuni që ka tradhëtuar Rilindjen duke dekonspiruar krimin që kryhej mes serverave të saj, e- Albania dhe patronazhistëve.

Natyrisht në deklarimet e tyre gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku kanë qenë të prerë se ata nuk e tregojnë burimin e tyre të informacionit brenda PS-së dhe as nuk japin elemente që e identifikojnë atë. Për rrjedhim pritet ose sekuestrimi me forcë i zyrave të Lapsi.al ose ndalimi i dy gazetarëve.

Marrë nga Lapsi.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati armand shkullaku edi rama iliriana olldashi andi bushati armand shkullaku edi rama iliriana olldashi


Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Prill 2021, 14:14

TIRANË– Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar lidhur me plagosjen e 5-fishtë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë....

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet