LIVE UPDATES
Politike

“Do u shkojë siç do Beogradi, si patron apo “big brother”…”/ Berisha paralajmëron udhëtimin e Ramës: Më 1 korrik

28 Qershor 2020, 11:39 Nga DOSJA
“Do u shkojë siç do Beogradi, si patron apo “big

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar një vizitë të pasardhësit të tij, Edi Rama në Kosovë, pas ditë pas publikimit të aktakuzave për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Sipas Berishës, Rama do të shkojë në Prishtinë dhe do t’u paraqitet politikanëve vendas si një “vëlla i madh”, ndërsa pas sipas tij do të fshehë një sulm të ri. 

Më tej në statusin e tij, Berisha “paralajmëron” Ramën se nëse ndërmerr ndonjë akt që dëmton Kosovën do të shënohet në histori si tradhëtar, duke e krahasuar edhe me Esat Pashë Toptanin.

“Do shkojë me dt 1 korrik në një vizitë blic në Prishtinë për t’i ulur në një tryezë të përbashkët apo qoftë dhe për t’i takuar veças të gjithë liderët e Kosovës dhe për të paraqitur veten kështu para botës ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre. Dua ti përsëris Esad Toptanit të ri se për aktet e tradhëtisë së lartë kombëtare, qëndrimet armiqësore ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar të pret fundi i tmerrshëm që historia u rezervon tradhtarëve të kombit,”-shkruan Berisha. 

Ndërkohë kryeministri Rama dhe as zyra e tij e shtypit nuk kanë njoftuar asnjë udhëtim të kreut të qeverisë për në Kosovë. 

POSTIMI I PLOTË:

Ne Prishtine si misionar i Beogradit!

Miq, mediat njoftojne se Esad Toptani i ri, duke shfrytezuar situaten pas aktakuzes se prokurorise se Gjykates Speciale te Hages ndaj presidentit te Kosoves dhe kryetarit te PDK, zoterinjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do shkoje me dt 1 korrik ne nje vizite blic ne Prishtine per ti ulur ne nje tryeze te perbashket apo qofte dhe per ti takuar veças te gjithe lideret e Kosoves dhe per te paraqitur veten keshtu para botes ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre.

Ky akt ne vetvete eshte nje sulm i ri ne nje dite te veshtire ndaj Kosoves.

Miq, Edi Rama shkon ne Prishtine si nje provokator sepse vet ai eshte sot pas Enver Hoxhes sinonimi me i shemtuar i perçarjes kombetare.

Per kujtese:

1-Edi Rama ne shtator te vitit 2013, ende pa marre votbesimin ne parlament dhe pa bere betimin si kryeminister, shkon fluturimithi ne Prishtine dhe ne fjalen e tij perçarese ne parlamentin e Kosoves detyroi te braktisin sallen e tij deputetet e LDK, partise politike qe themelou shtetin e Kosoves.

2-Edi Rama gjate ketyre 7 viteve ka ofenduar dhe share me gjuhen e nje halabaku ordiner pothuaj cdo udheheqes politik te Kosoves per motivin e vetem se ata nuk kane pranuar te mbeshtesin sherbesat e tij ndaj Beogradit ose kane reaguar ndaj deklaratave te tij kunder Kosoves dhe qendrimeve te lidershipit te saj.

3-Ai eshte njeriu qe per llogari te Beogradit ndezi ne menyre te pabesueshme midis Tiranes dhe Prishtines luften e ftohte per ti dhene mundesi padronit te tij qe lideret dhe shqiptaret te Kosoves ti paraqesi si “shqiptarci” te ligj, si njerez qe kane zbritur nga mali dhe qe jane “ dru me pre” ne kontrast me “albanci” te mire te Tiranes, me te cilet “nema problema” dhe se ma ta mirekuptohemi mire e bukur.

4-Edi Rama apo Zografi Bis eshte kryeministri i vetem ne bote qe ka ngritur padi ne gjykate kunder kryeministrit te nje vendi tjeter siç ka bere ai kunder ish kryeministrit ne detyre te Kosoves Ramush Haradinaj.

5-Edi Rama alias Esad Toptani i Ri eshte njeriu qe promovoi se bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin, madje duke e paraqitur edhe si te tyre, projektin e Vuçiçit per Serbine e Madhe me “shkembim territoresh”, vetkuptohet sipas rregullit te ujkut dhe qingjit.

6-Edi Rama pas deshtimit te turpshem historik ne Samitin e Berlinit te projektit te Serbise se Madhe “me shkembim territoresh”, de fakto ndarje te Kosoves, me urdher te padronit te tij do firmoste projektin e ri te Serbise se Madhe, traktatin famezi te Novi Sadit me 720 nene, me te cilin Aleksander Vuçiç fshinte nga harata republiken e Kosoves dhe perfshinte Shqiperine si nje republike te re te Mini apo Jugosllavise se re.

7- Ai edhe para firmosjes se traktatit famezi te Novisadit eshte njeriu qe fliste per autostraden Nish-Durres sikur Prishtina nuk ekziston si epiqendra e ketij aksi qe tejshkon Kosoven nga kufiri me Shqiperine ne kufirin me Serbine.
Kete “harrese” te qellimshme e bente sepse ia kerkonte padroni i tij Vuçiç per te cilin Prishtina nuk ekzistonte si kryeqytet i nje vendit te pavarur.

8- Pas firmosjes se traktatit antikombetar te Novi Sadit, Zografi bis se bashku me padronin e tij pozoi dhe vendosi ne FB e tij por edhe ne tekste shkollore per promovim harten e Mini Jugosllavise de fakto Serbise se Madhe, ne te cilen Kosova nuk ekzistonte si shtet i pavarur.

9- Per te shitur projektin e ri te Serbise se Madhe, Vuçiç me Edi Ramen organizuan ne Tirane samitin antishqiptar te nismes se Mini Jugosllavise ne te cilen shnderruan Tiranen ne kryeqytetin e sulmeve me te egra kunder Prishtines.

Tani qe eshte diskretituar perfundimisht para botes, por”shyqyr qe ra ky mort e u pame”, ai me viziten e tij blic ne Prishine perseri ne dem absolut te Kosoves kerkon
te paraqitet si “big brother” per interesa te Vuçiç dhe per Perendimin si njeriu qe “ leviz telat ne Prishtine”. Ne te dy rastet ai synon te demtoje rende Kosoven, perfaqesimin e saj nderkombetar si shtet i pavarur.

Miq, meqe Edi Rames keto kohet e fundit i kane hyre ne shpirt fantazmat e tragjedive te Shekspirit, po i rikujtoj me kete rast dy vargje te gjeniut te pavdekshem qe i pershtaten plotesisht vizites se tij blic ne Prishtine: “ti shpirt katran, shpirt i mekates ç’tu desh qe erdhe ne mes te nates”!

Duke perfunduar, dua ti them me kete presidentit te serbomadhise, Aleksander Vuçiç, se loja jote me argate shqipfoles si Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi eshte loje e rrezikshme por kryekeput e deshtuar.

Sikunder dua ti perseris edhe njehere Esad Toptanit te ri se per aktet e tradhetise se larte kombetare, qendrimet armiqesore ndaj Kosoves dhe kombit shqiptar te pret fundi i tmerrshem qe historia u rezervon tradhtareve te kombit. sb

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaçi nën akuze kosove sali berisha hashim thaçi nën akuze kosove sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet