All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Do ta vrisja po të isha në Amerikë”, sms-ja e Basir Çollakut për Ramën: Si më përgjojnë në shtëpi

16 Korrik 2019, 14:38 Nga DOSJA
“Do ta vrisja po të isha në Amerikë”, sms-ja e Basir
All - Paragraf - 1

TIRANË– Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një shkrim ku denoncon përgjimet që po I bëhen ne banesën ku jeton bashkë me familjen dhe në zyrën ku ai punon.

Në një analizë, Çollaku thekson më tej se të afërmit e tij e kanë lajmëruar se dikush, një person misterioz ka ardhur pranë shtëpisë së tij dhe ka bërë filmime.

Ndërsa në zyrën e tij është futur sërish një tjetër person i panjohur dhe ka shkrepur disa foto. Gazetari shkruan më tej se po të ishte në Amerikë, në vendin ku rëndësia e njeriut nuk shkëmbehet me asgjë, do ta vriste këtë ‘personin misterioz’ të cilin ai e quan ‘postier’ dhe nënkupton se është i dërguari i kryeministrit Edi Rama.

Më tej Çollaku lë adresën e tij duke ironizuar faktin që disa të tjerë duhet ta dinë, pasi ‘postieri’ tashmë e di se ku banon gazetari.

Shkrimi i Basir Çollakut

Po të isha në Amerikë do e vrisja/sms për Ramën

Z.Rama, zelltarët po kapërcejnë racionin e dhënë. Eja të gjejmë bashkë “fotografin” tim. Në punën time të gjatë në medie, tashmë mbi 20-vjeçare, AND të së vërtetës, kam një thënie të një gazetari argjentinas. “….Dua të lajmëroj maskarenjtë e kësaj bote, se nuk përfaqësoj interesat e asnjërit prej tyre”. Shkurt. Asnjërit.

Dy ditë më parë “një postier” i paftuar mësyn me zell befasues banesën time, duke fotografuar disa herë. Rreth orës 07e 20 të mëngjesit, një burrë tek të 50-at, është futur në rrugicën e shtëpisë ku unë jetoj dhe ka nisur të bëjë shkrepje në disa pozicione. Eshtë afruar 2 metër afër derës, duke bërë filmime. Një i afërm imi ka dalë në ballkon dhe e ka thirrur ate me zë të lartë. Ka kërkuar të dijë përse e bën këtë veprim. Vizitori ka ulur kokën, është kthyer pas dhe është larguar me nxitim. Kjo nuk ka zgjatur më shumë se tre apo katër minuta, me aq sa familjarët kanë mundur të konstatojnë.

Mua më thonë me vonesë për të mos më shqetësuar, ndonëse vetë ishin më tepër të alarmuar. Një mesoburrë, veshur me pantallona xhins dhe një këmishë apo triko gri. Kaq kemi fiksuar. Tmerrësisht pak. Kamerat janë ca më tutje. Por dikush e di dhe unë do ta gjej. Në atë shtëpi banoj unë me time shoqe dhe tre fëmijët e mi, prindërit e bashkëshortes sime dhe familja e tyre.

Personi i mëngjesit të së hënës së 15 korrikut, nuk ka kthyer kokën asnjëherë nga banesat e tjera të ndodhura përballë apo anash nesh. Ka pasur adresë të saktë. Shtëpinë time.

Po e ndihmoj. Unë banoj në;

Rruga “Ali Visha” nr 75

Ky që iku, e di.  Lajmërimin e bëj për të tjerët…

Jam mësuar me trysni e kanosje individuale, nga më të çuditshmet. Pushtetarë, politikanë, banditë, të gjithë e kanë një mërzi, por asnjërit s’i kam shpifur asnjë germë.

Z.Meta

Rama

Lleshi

Bendo

Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Jam mësuar me komedi të bezdisura përgjimesh, vëzhgimesh, kombinimesh, mbikqyrjesh.

Pas daljes së përgjimeve të Bild, Kryeministri bëri kanosjen publike, se do më hidhte mua në gjyq. E mirëprita më dëshirë ta bënte. Ishalla e bën mendova me zë, se kjo i hap shteg ardhjes së dosjes 184 në gjyq.

Shpresova kot.

Taulant Balla më ka denoncuar si comedian, për një vepër, të cilën prokurorët s’po e gjenin ku ishte në raport me mua.

Me 11 tetor 2018, unë bëra kallzim penal për numrin dy të mazhorancës. Prej 10 muajsh, gjykatësja e nderuar, Enkela Bajo, na ka mundësuar jo më shumë se tre seanca.

Me 11 mars 2019, pas një kanosje publike në një televizion, unë bërë kallzim në polici dhe më pas në Prokurori. Jam ende duke pritur të gjendet njeriu lehtësisht i identifikueshëm. Janë katër muaj. Por do pres drejtësinë, ashtu me atë takatin e saj aktual. Në profesionin tim, e kam mundur këtë drejtësi shumë here, aq sa jam ndjerë keq nga kjo fitore…

Disa nga dosjet, ngjarjet, çështjet në hetim dhe jo, ku unë kam hasur përballje e përplasje deri në zgrip, janë shumë. Po rendis pak prej tyre.

1-Peticioni për ish-Guvernatorin Fullani, ku unë, pjesë e një grupi me disa miq kokëkrisur, mblodhëm 15 mijë firma me kërkesën për ta mundësuar përballjen e tij me drejtësinë. Kjo më kushtoi mbi 1500 ditë, izolim profesional, pamundësi pune,presion personal dhe familjar. Por, kasta sërish shpërbleu sërën e vet, Fullanin me qindra-mijëra dollarë, për arsye stresi.

2-Intervista me 1 shtator dhe 5 nëntor 2015, me shefin e antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, kryedenoncuesin e ish-ministrit Sajmir Tahiri dhe platformës kriminale canabis. Ne këtë afere, brenda saj Jaeld Çela, Gjergj Kohila, Sokol Bode..Dihet kush janë.

3-Intervista dhe denoncimet e rënda me oficerët e antidrogës, Bledar Naçi dhe Antonio Nazeraj.

4-Intervista denoncuese e nënkomisar Emiljano Nuhu, oficerit të infiltruar në shumë operacione. Telashet e dala nga kallzimi për deputetin Rrahja, kryebashkiakun Artur Bushi, kryedeputetin Taulant Balla e mjaft njerëz në polici dhe Prokurori. Ka ende shumë ai denoncim.

Intervista me ish-drejtorin e policisë, Arben Hyseni, një rrëfim ku trazoheshin mjaft kusure të trafiqeve.

6-Intervista dhe denoncimi me drejtues Shkëlqim Pepkolaj, zv/drejtor i Policisë Vendore Kukës, për skandalin e lirimit të trafikantit Naser Gashi dhe Laboratorin e Heroinës në Has, hetim i kryesuar aso kohe nga Pepkolaj.

Të gjitha keto kallzime e denoncime, unë si shumë kolegë të mi, i kam ndjekur dhe vijoj ta bëj.

Bashkëpunimi me kolegë të “Bild” ishte një tjetër punë serioze. Ata ende nuk kanë përfunduar punën e tyre me investigimin e bërë në Shqipëri. Kanë mjaft sa të na lënë pa fjalë dhe japin leksion lirie.

Kolegë të “ARD” që kam kontaktuar, duan një hulumtim serioz për Mafian dhe Pushtet-politikën në Tiranë. U sugjerova Xibrakën  si dosje, meqë ka rrënjë dhe investigim të madh gjerman dhe ende u hollua pa shkuar në piramidën e fajit.

Një tjetër dosje në redaksinë e Shijak Televizion, e kemi gatin për publikim. Shqetësim serioz do të jetë, sigurisht. Janë skandale me paranë, me thesarin, me financat , me kompanitë, me klientët që shumë prej tyre, kryeministri Rama  i ka në tryezën e Qeverisë dhe të Shtëpisë.

Nuk po përmend marrjen pjesë në pafundësi emisionesh dhe lajme të tjera të rënda ku kam debatuar.

Ka shumë lajme se janë shumë vite pune. Po të jetoja në Amerikë, ku njeriu nuk këmbehet me asgjë, unë do ta vrisja Spiunin te Porta.

Kjo ështe fotografia ime.

Të tjerët janë sjellë si mafiozë pranë banesës sime. Ndonëse dyshoj se do jetë zelltar policie. Mbase i dypunësuar..

Ftoj KM të më ndihmojë ta gjejmë.

Ai e di, kushdo qofshin postierët e mjerë, nuk garojnë dot me mua në marrëdhënien me Zotin . Besoni! Të drejtët, Zoti i mban me hatër!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basir collaku edi rama mesazhi i basir collakut per ramen basir collaku edi rama mesazhi i basir collakut per ramen

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet