Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Partia “Bindja Demokratike” i është drejtuar KQZ-së për të ankimuar zgjedhjet e 30 qershorit pas rrëzimit në KQZ.
Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Patozi shkruan se partia në të cilën ai bën pjesë është e vendosur për të ndjekur në rrugë ligjore pretendimet e saj se votat më 30 qershor janë deformuar nga PS-ja.
“Ndryshe nga ata, ne nuk po i themi Edi Ramës që të hapë kutitë, ose të largohet. Por nëse ai do të urdhërojë edhe Kolegjin Zgjedhor që të votojë si KQZ-ja, i bie që duke mos hapur kutitë Edi Rama njëkohësisht ta pranojë se ai i ka vjedhur zgjedhjet e 30 qershorit,”-shkruan Patozi.
Deklarata e Plotë e Patozit
Bindja demokratike dërgon në Kolegj Zgjedhor ankimet për 30 qershorin
Nëse nuk hap kutitë, Rama pranon se ka vjedhur zgjedhjet
Bindja demokratike dorëzoi sot në Kolegjin Zgjedhor ankimimet e saj për procesin e 30 qershorit, duke qenë e vendosur për të ndjekur deri në fund në rrugë ligjore pretendimet e saj se vota e deformua nga Partia Socialiste, e cila i administroi dhe i numëroi e vetme zgjedhjet.
Ky vendim erdhi pasi ankimimet tona në Komisionin qëndror të Zgjedhjeve u rrëzuan arbitrarisht me forcën e kartonave të përfaqësuesve të Partisë Socialiste në këtë insistucion. Në të gjitha votimet e kërkesave ankimore të Bindjes Demokratike në KQZ rezultati ishte katër vota pro dhe një kundër. Vetëm kryetari Klement Zguri ishte dakord që të hapeshin kutitë e materialeve zgjedhore dhe ato të qendrave të votimit për listat e këshillave në ato zona zgjedhore ku BINDJA DEMOKRATIKE u lejua të konkuronte.
Ankimimi i zgjedhjeve të 30 qershorit bazohej në të dhënat dhe informacionet e vëzhguesve të BINDJES DEMOKRATIKE në të gjithë territorin, të cilët konstatuan shkelje të rënda që kanë sjellë rritjen fiktive të pjesëmarrjes së votuesve dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve, sidomos në listat e këshilltarëve bashkiakë.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve refuzoi të shqyrtonte dhe të merrte në konsideratë kërkesën ligjore të BINDJES DEMOKRATIKE për të pasur komisionerë dhe numërues në të gjitha zonat zgjedhore ku ajo kandidonte. Kjo i përforcoi dyshimet tona se përfaqësuesit e Partisë Socialiste donin që vetë të firmosin dhe vetë të vulosnin për të gjithë procesin e 30 qershorit, gjë që u vërtetua edhe nga gjetjet e vëzhgusve tanë në të gjithë territorin.
Tashmë është në dorë të Kolegjit Zgjedhor që të vendosë nëse është dakord që publiku të mësojë të vërtetën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ajo që kërkojmë ne është thjeshtë dhe vetëm që brenda kuadrit ligjor shqptarëve t’u jepet mundësia që të shohin se çfarë ndodhi me votën e tyre rreth dy javë më parë.
10 vjet më parë Edi Rama dhe Partia Socialiste u përfshinë në një betejë politikë me devizën “hap kutitë, ose largohu”, duke iu referuar zgjedhjeve politike të vitit 2009, në të cilat kishin humbur, por duke pasur komisionerë dhe numërues në çdo qendër votimi. Ndryshe nga atëherë, ne nuk patëm askund komisionerë dhe numërues, ndaj edhe kemi shumë herë më tepër të drejtë se Partia Socialiste në atë kohë.
Ndryshe nga ata, ne nuk po i themi Edi Ramës që të hapë kutitë, ose të largohet. Por nëse ai do të urdhërojë edhe Kolegjin Zgjedhor që të votojë si KQZ-ja, i bie që duke mos hapur kutitë Edi Rama njëkohësisht ta pranojë se ai i ka vjedhur zgjedhjet e 30 qershorit.
Deri më tani kutitë e votimit janë hapur vetëm në Lezhë pas ankesës së Eduart Ndocajt, i cili kandidonte për kreun e Bashkisë. Pasi u hapën dhe u rinumëruan votat në 11 qendra votimi, nga kutiat vetëm tre vota rezultuan me probleme.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FRANCË- Ish-ministrja franceze për çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau, tashmë deputete në Parlamentin Evropian, vlerësoi se Ballkani “nuk është as...
TIRANË – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sërish nuk arritur të marrë vendim për shpërndarjen e 22 mandateve të tjera.Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri vijon...
TIRANË- Ditën e sotme ka pasur një debat nga Partia Demokratike dhe ministria e Financave mbi rritjen e çmimit të naftës dhe karburanteve në vend.Pë...
TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një tjetër reagim në lidhje me atë që ai vetë e quan ‘Ramaforma’. Në një status në rrjetet sociale, Meta ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS-së drejtuesit socialistë të katër qarqeve të Veriut, ku edhe u zgjodh koordinator politik.Bëhet fj...
TIRANË- Miq apo armiq? Deputeti i PS-së, Ervin Bushati dhe sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata janë përballur me njëri-tjetrin në stu...
TIRANË– Mesa duket gjithë mosmarrëveshjet mes Agron Tufës dhe Spartak Brahos kanë marrë fund.Sot ata janë parë duke diskutuar bashkë në Komisionin e Ligjev...
Tiranë- Lefter Maliqi ka deklaruar së fundmi se tenderët e burgjeve bëhen nga Ministria e Brendshme dhe drejtohen nga nipi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgj...
Tiranë– Agron Duka ka deklaruar pretendimi se Arben Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, është paradoksale dhe qesharake.Reagimi: Pas Presidentit, radhë...
Tiranë- Debate të ashpra ka pasur sot në Komisionin e Ligjeve. Adriatik Alimadhi ka deklaruar se duhet të hapen dosjet e komunizmit që shqiptarët të dinë të vër...