LIVE UPDATES
Politike

“Do shkojmë deri në Strasburg”/ Duma: Nëse zgjedhjet s’do ishin vjedhur, merrnim 75 mandate

8 Maj 2021, 16:27 Nga DOSJA
“Do shkojmë deri në Strasburg”/ Duma: Nëse zgjedhjet

TIRANË- Kandidatja fituese nga radhët e PD, në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, tha se rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të shkojë deri në Gjykatën e Strasburgut.

E ftuar në emisionin “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Duma u shpreh se nëse zgjedhjet e 25 prillit nuk do të ishin vjedhur nga mazhoranca, Partia Demokratike do të kishte fituar 75 mandate.

“Gjëja e parë është riintepretimi i votës së pavlefshme. prezantimi i fletës së votimit dhe mënyra e votimit ka qenë kaq e shpejtë dhe kaq djallëzore, sa dy javë më par ëndërruam emrin në numër. Ajo që më ka ndodhur mua është me qindra fletë 8/9, pra te numri im dhe te numri i PD. Ajo u bë si një listë bastesh, ndaj kishte paqartësi. U ndryshuan rregullat e lojës shumë shpejt. Ne do e çojmë në Kushtetuese dhe Gjykatën e Strasburgut. Ne duam që Shqipëria të bëhet me institucione. Ne duhet t’i japim shansin SPAK, që e konsideroj të pengmarrë nga politika. Por nëse ne nuk i ndjekim të gjitha hapat, për të shkuar deri në Strasburg, nuk do të jemi seriozë”, tha Duma.

Mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme?

Pse jo. Mendoni se ne duhet t’i falim ndokujt ndonjë gjë? Askujt, zero! Kur e keqja përsëritet, ne duhet ta ndalojmë. Patjetër që duhet të ndjekim çdo hap. Dy janë gjërat kryesore, përdorimi i administratës dhe i fondeve për fatkeqësi. Në Rrogozhinë thuhej se tërmeti nuk ka dëme, por aty ishin 1971 dosje, që nga DS1, kaluan te DS3, DS4, kaluan te milionëshet. Njerëzit merrni telefonata ‘nëse nuk voton për ne, nuk merr gjë’. Nëse nuk kishte blerje, PD do të merrte 75 mandate. Të gjithë mendonin se PD do t’i merrte 75 mandate, nëse s’do të kishte vjedhje.

E pyetur për grupin kundër Bashës në PD, që kërkon dorëheqjen e kreut të PD, dhe nëse ky i fundit duhet dorëhequr, Grida Duma theksoi se “Pas çdo palë zgjedhje, çdo parti, e ka dhe do ta ketë reflektimin e vet. Statuti i PD që ka vendosur zgjedhjet për kryetarin dhe strukturat, një muaj pas zgjedhjeve, e ka parashikuar demokratikisht që partia reflekton përmes zgjedhjeve të reja. Padiskutim që duhet të ketë reflektim. Nëse unë nuk do të kem reflektim për veten, nuk duhet ta vazhdoj këtë punë. Elementi tjetër është zgjedhjet brenda partisë. Unë nuk i vlerësoj fare mosmirënjohësit. Këtyre individëve iu dha një vend shumë i mirë në listën e PD. Unë i qëndroj mirënjohjes dhe e vlerësoj kur ajo ndodh, pra kur ma vlerësojnë përsëri, siç iu vlerësua aleatëve. Nuk e imagjinoj dot si mund të japë kryetari i partisë dorëheqjen, kur ky njeri duhet të jetë në krye të një procesi të vjedhjes së votës. Absolutisht që PD mund të fitojë me Bashën në krye, i ka të gjitha parakushtet. PD mori një rezultat tej mase të mirë përtej zero mundësi. Nuk po them që të duartrokasim humbjen, por brenda vetes, PD bëri veprimet e duhura. Patjetër që ka elementë që duhen përmirësuar. Asnjëherë nuk kam zgjedhur që problemet, reflektimet apo analizat që duhet të ndodhin brenda PD, të ndodhin jashtë PD. Nuk ka ndodhur një herë të vetme që ata që kanë pasur një mendim për ta thënë brenda zyrës së kësaj partie të mos e kenë thënë. Ajo që dua unë në këtë moment është që PD të ndjehet dhe të jetë më e bashkuar se kurrë”.

BALKAN WEB

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike grida duma zgjedhjet 25 prill 2021 grida duma zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet