Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dha mesazhin e qarkullimit të elitave politike në vendin tonë. Ai ngriti shqetësimin se kur do të vijë momenti i brezit të ri për të marrë drejtimin e Shqipërisë. Lideri demokrat iu përgjigj në këtë mënyrë deklaratave të djeshme të Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili tha se do të qëndrojë për 50 vite në politikë.
Në takimin me të rinjtë demokrat, Basha sulmoi kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e shtetit Ilir Meta, të cilët nuk duan të heqin dorë nga qëndrimi për një kohë të gjatë në pushtet dhe politikën shqiptare.
“Por mirë themi një moment që ja lamë por në qoftë se i lemë të përjetshmit në ato karrige kur do të hapen vendet për ju, kur do të hapen vendet siç tha Ariani, kur do të hapen vendet, kur do të qarkullojnë elitat, kjo pra është betëja, ky është çelësi i betejës, Edi Rama nuk e lëshon, vjedh për herë të tretë zgjedhjet dhe thotë o të vjedh edhe të katërtat edhe të pestat, për çfarë, për ta varfëruar më shumë këtë vend, për të përqëndruar më shumë pushtet dhe pasuri nga populli i cili varfërohet. Ai tjetri thotë që do jem edhe 30 vjet apo 40 vjet të tjera bënë politikë që na doli dje në konferencë për shtyp, ky tjetri siç e the në vend që të shijonte pensioni politik dhe të kontribuonte me atë pjesë të trashigimisë pozitive e hedh të gjithën poshtë dhe i thërret njerëzit në një akt të pashembullt të sulmojë shtëpinë e tij, pse, për karrige, por në qoftë se këto karrige janë përjetësisht zëna nga këta tre njerëz apo qoftë edhe 13 sa ishte byroja politike para këtyre. Kur do t’i vijë radha rinisë? Kur? Asnjëherë! S’mund të jetë kështu, nuk duhet të jetë kështu dhe sa më takon mua nuk do të jetë kështu, por kjo nuk është diçka që unë mund ta bëj vetëm. Ajo që mund të bëj dhe do ta bëj siç po e them këtu, sot, tani, do ta them dhe më vonë në këshillin kombëtar është të ndërtojmë instrumentet dhe të garantojmë që gjithë secili prej nesh jush që e do këtë mundësi, t’i jepet kjo mundësi dhe t’i jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo përmes filtrave, jo përmes kë njeh e kujt i servilosesh e pjesë e kujt klani je, por përmes aftësive, dëshirës, vullnetit që keni për të kontribuar. Në momentin që kemi arritur kjo dhe më besoni nuk do arrihet nga sot nesër. Edhe sikur ta kemi të gjithë këtë dëshirë prapë do kërkojë kohë, nuk do arrihet nga sot deri nesër, por do arrihet shumë më shpejt në momentin që e kemi vendosur si objektivin kryesor, ta dini që në këtë moment kemi në duart tona, në shtëpinë tonë, në Partinë Demokratike instrumentin e vetëm që e bën Shqipërinë si gjithë Europa. Se kjo është Europa, vend i mundësive, jo i patronazhit. Vendi i lirisë, vendi i qarkullimit të elitave, vendi i shpresave që lindin pikërisht nga mundësia e çdokujt për të realizuar për më të mirën që ka brenda vetes pavarësisht se biri apo bija e kujt është, pavarësisht se kë njeh e kë nuk njeh. Të gjithë zoti na ka bërë të barabartë, ligjet na garantojnë barazi dhe politika duhet vetëm të bindet dhe ta bëjë këtë realitet. Prandaj, ju falënderoj nga zemra për këtë bashkëbisedim. Nuk e di nëse dikush tjetër kërkon ta marrë fjalën por para se ta mbyll, rinia që më ka ftuar, para se t’ia kaloj mikrofonin Orit dua t’ju them se ky takim i paraprin riaktivizimit pas disa javësh dhe muajsh për shkak të ngjarjes së ngrirjes së procesit të zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike e t’i bëj thirrje të gjithë të rinjve demokratë dhe të gjithë të rinjve shqiptar, t’i bashkohen këtij brilanti të partisë demokratike, Forumit Rinor të Partisë Demokratike me një qëllim, të ndërtojmë të ardhmen së bashku”, u shpreh Lulzim Basha.
LAJMI KRYESOR: Takimi me të rinjtë/ Basha: FRPD u kthye të principatë me një feudal!
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pranoi se nuk është treguar vëmendje e mjaftueshme ndaj Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi ditën e sotme se Alfred Rushaj është në gjendje të rëndëuar shëndetës...
TIRANË– Rregullorja e brendshme e Këshillit Kombëtar është miratuar nga Partia Demokratike. Në rregullore janë të renditura të gjitha vendimet e marr...
Numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, deklaroi se do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojsh...
TIRANË– Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u vendos për largimin e disa nga drejtuesit në komisione parlamentare, kryesisht mbështetës të ish-kryemini...
LUSHNJE – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e parë të tij në degën e Lushnjes. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cil...
BERAT – Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë jashtë kryeqytetit. Anëtarët e tij organizuan takim me përfaq...
TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, komentoi vendimet ...
TIRANË – Shkarkimii Alfred Rushajt nga funksioni i n/kryetarit të Partisë Demokratike dhe kreut të grupit parlamentar sipas kryedemokratit Lulzim Bas...
TIRANË- Në 30-vjetorin e FRESH kryeministri Edi Rama mbjati një fjalim para të rinjëve socialistë. Në grumbullin e njerëzve ka qenë dhe një fëmijë i vogël ...