LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimet në PD, Bardhi: Rushaj u largua në dakordësi me Bashën

15 Janar 2022, 17:10 Nga DOSJA
Ndryshimet në PD, Bardhi: Rushaj u largua në dakordësi me

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, komentoi vendimet e Këshillit Kombëtar të PD, për zëvendësimin e disa aktorëve politikë me të tjerë.

Një prej ndryshimeve ishte dhe ndryshimi i kryetarit të grupit parlamentar, Alfred Rushaj me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj. Sipas Bardhit, ky ndryshim është bërë me konsensus të plotë dhe është vendosur që në këtë situatë që po kalon PD sot, ky vendim do të ishte i duhuri. Po ashtu ai foli dhe për të pezulluarit e përjashtuarit në parti. Për të përjashtuarit, Bardhi tha se nuk do të kenë asnjë shans, pasi ata një javë më parë në protestën e 8 janarit manifestuan dhunë. Për të pezulluarit, Bardhi tha se ka një tjetër mundësi.

Ata duhet të dëshmojnë se janë distancuar nga dhuna e kryer më 8 janar dhe të vijojnë të besojnë te aksioni politik i lidershipit. Dhunën në selinë e PD, Bardhi e argumentoi si një trishtim. Megjithatë ai shprehu mirënjohjen për demokratët të cilët u larguan, në momentin që mbi selinë e PD, nisën të hidheshin gurë e sende të forta.

Pse largohet Rushaj?

Bardhi: Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID.

Pse u vendos Gjekmarkaj?

Bardhi: Kjo sepse zoti Alibeaj është vendosur kryetar grupi dhe është vlerësuar që nënkryetar të jetë Gjekmarkaj. Jo vetëm si demokrat, por si përfaqësues i jetës akademike dhe përfaqësues i katolikëve në Shqipëri. Zoti Rushaj ka pasur pozicion të qartë gjatë këtij debati të brendshëm të PD. Ka qenë i pozicionuar përkrah institucioneve legjitime të PD.

Pse nuk janë lëvizur nga postet, zonja Koti që ka dalë në mbrojtje të Berishës?

Bardhi: Ndryshimet janë si rrjedhojë e kryesisë së partisë. Ndërkohë janë bërë zëvendësimet nga ajo që shikohet nga lista vetëm ndaj kolegëve që kryesia e partisë ka marrë një masë të caktuar, qoftë përjashtimin nga partia apo qoftë pezullimin. Kjo ka qenë vendimmarrja e kryesisë. Zonja Koti nuk është prekur sepse vendimi është marrë ndaj anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit. Kolegët, do të jenë të lirë të ndajë opinionet e tij, vendimet e tij. Në PD do të ketë e ka pasur individë që nuk mendojnë si shumica. E rëndësishme është që secili prej nesh të mos kalojë vijën e kuqe, si dhuna dhe manifestimi i saj.

Çfarë mund të ndodhi nëse zonja Duma do të mbajë postin e zonja Vokshit do të vinin të dyja njëherësh?

Bardhi: Kjo nuk është çështje se kush njeh kë. Zonja Vokshi nuk është më anëtare e PD. Është përjashtuar si organizatore e dhunës në selinë e PD. Ka pasur raportime nga zonja pjesëmarrëse në protestë, për të qëndruar afër personash që kryenin dhunë si fasdë. Është vendosur që Vokshi të përjashtohet nga PD, nga grupi parlamentar e kjo nënkupton se ajo nuk do të mbajë më asnjë funksion. Grupi parlamentar i PD, merr vendimet me shumicë të anëtarëve të tij. Këto janë vendime legjitime.

Të pezulluarit sa do e kenë kohën për të qëndruar të tillë?

Bardhi: Secili prej tyre do të distancohen nga dhuna. Unë kam bindjen se një pjesë nuk e mbështesin një veprim apo akt ndaj dhunës së selisë qendrore të PD. Nuk mbështesin dhunën apo vënien në rrezik të demokratëve. Vneidmi i kryesisë ka që i drejtë, një vendim që i bën thirrje për reflektim. Pres që ata të reflektojnë. Secili prej tyre ka mënyrat e veta për të shprehur distancimin. Unë pres që kolegët të kuptojnë që rruga ku po i çon Berisha është e gabuar.

4 muaj jetë parlamentare dhe shumë ndryshime, çfarë e pret PD?
Bardhi: Këto kanë qenë muaj të vështirë për PD. Uroj që secili prej nesh të gjej forcën për këtë situatë. Për t’iu nënshtruar vullnetit të demokratëve dhe të kuptojnë që halli personal i një individi nuk kthehet në hallin e një partie të tërë. Demokratët hallin që kanë është largimi i regjimit të Edi Ramës. Jam i bindur që ne jemi të gjithë bashkë, por që kjo të bëhet realitet duhet gjetur rruga. E kam thënë dhe e përsëris, që Berisha do të mbajë rrëmujën në PD në një kohë të gjatë, e kjo rrëmujë na ka penguar të bëjmë detyrën tonë.

A mendoni se do të ketë ditë të vështira?

Bardhi: Mendoj që tetë janari të jetë një ditë e hidhur për demokratët. Ajo nuk duhet ndodhur. Më e keqja është lënë pas e të gjithë bashkë të ecim përpara për përgjegjësinë që na kanë dhënë demokratët. Një pakicë e caktuar që dëshiron të vijojë luftën me demokratët kanë bërë zgjedhjen e tyre, por kjo nuk duhet të ndikojë punën e demokratëve që kanë betejën e tyre me Edi Ramën.

Protesta e 8 janarit?

Bardhi: Që në momentin e parë që policia dhe prokuroria i kemi ofruar bashkëpunimin tonë për të verifikuar gjithçka që ka ndodhur. Unë nuk kisha menduar se pavarësisht se bashkëpunëtor të afërt të Berishës e kishin menduar një akt të tillë masiv dhune. Se kisha menduar që organizimi i zotit Berisha do të kalonte në akte të tilla masive. Kam parë në ato orë proteste demokratë që largoheshin në momentin që ndodhi dhunë ndaj selisë. Ata kanë besuar se lëvizja do të ishte paqësore. Kur vijuan aktet e dhunës një pjesë e tyre u tërhoqën. Kam parë filmimet në media. Kam parë planet e transmetuara në media. Atë ditë s’kam pasur mundësi të shoh në detaje se kush ishte prezent në protestë. Kam ndjerë trishtim. Nuk kam njohur asnjë person që ka kryer akte dhune, por e përsëris, kam parë në atë protestë demokratë dhe i jam mirënjohës që s’janë bërë pjesë e akteve të dhunës. Dera e partisë, ata janë në PD, vazhdojnë të jenë demokratë pavarësisht diferencave të vendimeve, por diferenca s’bëhet me tulla dhe gurë të hedhura.

Marrë nga “Balkanweb”

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike alfred rushaj gazment bardhi keshilli kombetar i pd alfred rushaj gazment bardhi keshilli kombetar i pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet