LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Djali shkonte me një k*rvë”, zbulohet dosja sekrete në kasafortën e Enverit, zbardhet biseda me Mehmet Shehun pas fejes

16 Shtator 2019, 11:46 Nga DOSJA

TIRANË- Më 3 shtator ’81 ka qenë vizita e fundit që Enver Hoxha ka bërë në shtëpinë e Mehmet Shehut, ish-Kryeministrit komunist dhe numrit dy të regjimit. Atë mbrëmje ka shkuar për të uruar bashkëpunëtorin e tij më të afërt për fejesën e djalit dhe nga ajo ditë e derisa ndërroi jetë, nuk është shfaqur më aty.

Në bisedën me Ramiz Alinë, mëngjesin e 8 shtatorit ’81, është befasuar nga të papriturat tronditëse që ka mësuar për biografinë e papërshtatshme të nuses që kishte kapërcyer rishtas portën e Bllokut të udhëheqjes. Pas kësaj është interesuar të njihet zyrtarisht me dokumentet që komprometojnë integritetin politik të krushqisë së re të Mehmet Shehut. Atëherë, kur ka siguruar të plotë dosjen përkatëse, e ka thirrur në zyrë dhe ia ka vënë në dukje vetë ish-Kryeministrit.

Pas tri takimeve konfidenciale me këtë të fundit, më 11, 12 dhe 13 shtator të vitit 1981, ka filluar shtjellimin e çështjes me krerët e lartë të partisë e të shtetit, jo thjesht për të denoncuar biografinë problematike të vajzës që ishte futur rishtas nuse në Bllok, por për të qëndruar fort ndaj arsyeve që e kishin motivuar Mehmet Shehun të bëhej pjesë e një krushqie reaksionare. Në këto rrethana të panjohura, Enver Hoxha nisi divorcin me njërin nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, për të vijuar me dizenjimin e prapaskenave që do të kryqëzonin jo thjesht dhe vetëm politikisht Kryeministrin, i cili kishte drejtuar ekzekutivin shqiptar plot 27 vite.

E gjitha kjo sipërmarrje është dokumentuar në dosjen sekrete, që Hoxha e ruante në kasafortën e tij. Në të janë pasqyruar në mënyrë kronologjike dhe me detaje të gjitha bisedat e takimet që ai ka zhvilluar pasi është njohur me të dhënat e papërshtatshme të biografisë së familjes së nuses së djalit të Mehmet Shehut. Në numrin e sotëm, “Panorama” publikon për herë të parë bisedën e Hoxhës me Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain pasditen e 18 shtatorit 1981, për të vijuar me bisedat e tjera që janë konsumuar në zyrën më të rëndësishme të regjimit, në vigjilje të eliminimit të njeriut më të fuqishëm pas Enver Hoxhës…

Dosja-sekrete-Enveri-kasaforta-biseda-faksimile1 copy

BISEDA E SHOKUT ENVER HOXHA ME SHOKËT RAMIZ ALIA DHE HEKURAN ISAI MË 12 SHTATOR 1981

Shoku Enver Hoxha i vuri në dijeni shokët Ramiz Alia dhe Hekuran Isai mbi kritikën e rreptë që i bëri shokut Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike dhe Kryetar i Këshillit të Ministrave, për fejesën e papërshtatshme të djalit të tij, Skënder Shehu, me vajzën e një familjeje me qëndrim shumë të keq politik.

ENVER HOXHA: Dua t’ju vë në dijeni se Mehmetin e ndalova të vazhdonte punën në Korçë dhe ai u kthye. Kështu, dje në mëngjes, e thirra në zyrë për sa jeni në dijeni. Thirra dhe Kadriun të vinte, po ndodhet me punë në Fier. Qëllimi që ju thirra është t’ju vë në dijeni për bisedën që pata me Mehmetin për këtë çështje, se me ju isha konsultuar më parë, më informuat dhe ju informova për sa dija. Tani, si qëndron puna? I thashë, more shoku Mehmet, kë pyete ti që fejove djalin me vajzën e Qazim Turdiut?

Je informuar për qëndrimin politik të tij dhe të familjes së tij? Po, m’u përgjigj ai, jam plotësisht i informuar. Kam pyetur për këtë çështje shokun Feçor Shehu, i cili më solli curriculum vitae, sikurse i thonë, dhe më tregoi se babai i vajzës qenka njeri i mirë. Ne jemi përpjekur ta bëjmë atë agjent, me qëllim që nëpërmjet tij të ndikonim te një vëlla i tij ballist dhe i arratisur, që të mos vazhdojë të punojë kundër nesh. Më vonë, Qazimin e hoqën nga lista e agjenturës. Tani ai i ka prerë marrëdhëniet me të vëllanë. Një vëlla tjetër, – vazhdoi Mehmeti, – gjatë kohës së luftës ka qenë në Itali për studime, pastaj pas çlirimit, meqenëse nuk i kish mbaruar studimet, pushteti ynë e çoi në Jugosllavi dhe kur ne u prishëm me Jugosllavinë, ai mbeti andej.

Vajza, – i paska thënë Feçori Mehmetit, – është e mirë, e ndershme, e zgjuar, i ka të gjitha cilësitë. Po e dëgjoja Mehmetin me vëmendje kur më fliste. Po tjetër gjë, nuk të kanë informuar për këtë familje? – e pyeta. Jo,- u përgjigj ai, – tjetër gjë nuk më kanë thënë. Po dua të të tregoj edhe një gjë,- shtoi pastaj,- djali im nuk ka pasur sjellje të mira, shkonte me një çupë që përbërjen politike të familjes e ka të mirë, po vetë nuk qëndron mirë moralisht, është kurvë, e njohur si e tillë në gjithë Tiranën. E ndërpreva dhe në parantezë i thashë se, për fat të keq, këto që po më thua unë nuk i di, se nuk të lija pa t’i thënë që të merrje masa në kohë. Këto m’i kanë thënë përnjëherë ditët e fundit, bile më kanë treguar edhe të tjera dhe do të t’i them të tëra.

Mehmeti vazhdoi të më tregojë se ka qenë shumë i shqetësuar për djalin dhe e këshilloi t’i priste marrëdhëniet me atë vajzë të përdalë dhe e vërteta është se i ndërpreu, – më tha ai. Tani kujdesu që të martohesh, – e kishte këshilluar Mehmeti. Kështu, kur djali shkoi në Stokholm, marrëdhëniet me atë vajzë jo të mirë i kishte prerë. Më në fund, një ditë pasi ishte kthyer nga jashtë, Skënderi shkoi e i tha Mehmetit: Baba, e kam gjetur një vajzë për t’u fejuar. Cila është kjo? – e kishte pyetur ai dhe djali i tregoi emrin. Pastaj Mehmeti e pyeti më tej: Është e mirë? – Babanë e ka profesor, – ishte përgjigjur djali, i mirë është. Ka ndonjë pjesëtar jo të mirë nga njerëzit e familjes, po ai i ka prerë marrëdhëniet me ta. Thirra pastaj Feçorin, – vazhdoi Mehmeti, – dhe më tha ato që të tregova më parë. Kështu, tok me Fiqretin gjykuam ta përfundonim këtë fejesë, mbasi i ati i vajzës nuk kishte ndonjë gjë negative, lidhje nuk kishte me të arratisurin, vetë vajza gjithashtu ishte e mirë, prandaj vendosëm dhe i thamë djalit që ne jemi dakord që të fejohesh. Me rastin që Feçori i kishte çuar informacionin, Mehmeti e kishte pyetur këtë të fundit: Feçor, ti je shoku ynë, po vihu një herë në këmbën time.

Sikur të të ndodhte një ngjarje e tillë me djalin tënd, çfarë do të bëje? Dhe Feçori i qe përgjigjur se, po të ishte për çupën, do ta merrte. Për të tjerat do shkonte e do të pyeste Mehmetin. Përgjigje e zgjuar kjo nga ana e Feçorit. Pasi mbaroi tregimin Mehmeti, iu drejtova me pyetjen: E thellove përgjigjen që të tha Feçori? Sinjali që të dha ai donte të thoshte se ti duhej të shkoje e të pyesje një shok tjetër. Natyrisht, në këtë situatë kë do të pyesje? Duhej pra, të vije e të më pyesje mua në radhë të parë.

RAMIZ ALIA: Dhe në fakt, Feçori tërthorazi ashtu i tha.
HEKURAN ISAI: I ka folur shumë bukur Feçori.

ENVER HOXHA: Po, po. Pse nuk e bëre ti këtë?, – e pyeta unë. Cila ka qenë arsyeja që ti deshe të lidheshe me këtë familje? Çfarë ka pas bërë Qazim Turdiu që ta lante këtë të kaluar kaq të keqe të familjes dhe të vetë qëndrimeve të tij? – shtova unë. Nuk më sqaron një çikë?! Qazim Turdiu njihet se ka qenë profesor pas çlirimit, por ka mbajtur qëndrim indiferent, kurse gjatë luftës ka qenë ballist.

RAMIZ ALIA: Nga Balli Kombëtar ka anuar ai.

ENVER HOXHA: Pak të duket ty Mehmet, që ky njeri të ketë dy vëllezër të arratisur politikë? – i thashë.

HEKURAN ISAI: Dhe bile, njëri prej tyre me aktivitet kundër vendit tonë. Tani, një njeriu të tillë me një veprimtari armiqësore të vazhdueshme, nëpërmjet të vëllait që ka këtu, ne t’i lutemi të mos ushtrojë aktivitet kundër vendit tonë.

ENVER HOXHA: Po, këto i thashë unë Mehmetit. Shoku Enver, e shoh që kam bërë gabim, – m’u përgjigj ai. Mirë, more shok, pse ta bëje këtë gabim ti që hiqeshe shumë parimor,- iu drejtova unë. Të lejohet ty Mehmet, anëtar i Byrosë Politike, të bësh një gabim të tillë politik? Ne kemi përjashtuar nga Partia Komuniste të tjerë për hiç gjë. Pastaj, në raste të tilla vetë ti ke qenë i pari që ke ngritur zërin. Po dhe shoqja Fiqret, për shkak se një profesor në Shkollën e Partisë mori një vajzë për djalin që e kishte xhaxha nuk e di se ku në djall, bëri gjithë atë zhurmë kundër tij në shkollë.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dosja sekrete e enverit enver hoxha mehmet shehu silva turdiu dosja sekrete e enverit enver hoxha mehmet shehu silva turdiu

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 16 Shtator 2019, 11:11

TIRANË– Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri u përfolën për një marrëdhënie të krisur shoqërore mes tyre, që pas mungesës në dasmën që këngëtari organiz...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës