LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita e dytë e grevës së punonjëseve të rafinerisë së Ballshit/ Grevistet: Rama vëre dorën në zemër mos kërko vetëm

16 Tetor 2020, 08:31 Nga DOSJA
Dita e dytë e grevës së punonjëseve të rafinerisë

BALLSH- Sot është dita e dytë e grevës së urisë së punonjëseve të rafinerisë së Ballshit. Gratë janë shprehur për mediet se situata është e vështirë, ndërkohë ato iu bëjnë thirrje gjithë grave të Shqipërisë dhe ambasadoreve që t’i mbështesin. Në mbështetje të grave të naftëtarëve, kanë shkuar sot në ambientet e rafinerisë edhe shumë naftëtarë, të cilët po qëndrojnë në hyrje të uzinës.

“Është dita e dytë e grevës dhe unë jam jë pjestare e grevës jam laborante në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh prej 34 viteësh dhe sot gjendem pa asnjë të ardhur familjare. Kemi hyrë në këtë grevë prej kushteve ekonomike dhe duam të na paguajnë pagat e prapambetura dhe rfillimin e punës. Repartet janë në gjendje pune. Me një investim të vogël uzina fillonn në punë. Ne jemi pjestarë të kësaj uzine, me ato 10 milion euro që ndodhet në uznë të lajë rrogat e prapambetura të punëtorëve dhe të diskutojë për rifillimin e punës. Ne jemi sensibilizuar me grevën e shkovë tane dhe do ta vazhdonim dhe ditë më parë. E shikonim që qeveria nuk do e vinte shumë ujin në zjarr dhe këtë grevë menduam ta fillojnë gratë. Kërkesat tona janë më se të realizueshme pagat e prapambetura nuk janë lëmoshë, dhe rifillimin e punës kaq kërkojmë. Gratë e gjithë Shqipërisë të sensibilizohen me gratë e uzinës. Një thirrje edhe për ambasadoret femra, ta kuptojnë në çfarë gjendje jemi ne këtu, është shumë e vështirë gjendja”, u shpreh një greviste.

Ndërsa një tjetër naftëtare i ka bërë një apel kryeministrit Edi Rama që t’u japë një zgjidhje sa më parë. Ajo theksoi se punonjësit duhet të marrin atë që ju takon dhe se nuk mund të paguajnë vetëm taksa.

“Sot kam ardhur këtu të mbështes shoqet e mija që janë futur në grevë. Ato kanë ditën e tyre të dytë dhe e kanë shumë të vështirë. Ne i bëjmë thirrje shtetit të vërë dorën në zemër e të preki problemet tona, sa mirë zoti kryeministër mban një emision të tërë për incerenatorët ndërkohë që ne mbetemi pa punë dhe prespektivë. Uzina e Ballshit të fillojë punë dhe ne skemi pse të hidhemi në rrugë të madhe. Po u investua puna fillon se ne kemi ndaluar edhe herë të tjera dhe puna ka filluar është bërë investimi dhe remonti në bazë të reparteve. Puna fillon dhe ne këtë kërkojmë fillimin e punës dhe rrogat e prapambetura. Ne të gjitha jemi këtu për të mbështetur shoqet tona. Zoti kryeministër duhet të marri një zgjidhje, sa mirë kërkon taksat, do drita ujë. Në taksat tona i mban  shteti ndërkohë ne si mund të hidhemi në rrugë të madhe kemi një vit pa marrë asgjë” , tha ajo.

Ndërkohë, mjekja Eugerta Avdulaj ka thënë se gratë kanë probleme të theksuara shëndetësore.

“Të gjitha kanë problem me ankthin, me hipertensionin, çrregullimin e ritmit që vijnë nga fakti që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë ndenjur në një mjedis të vogël së bashku. Disa prej tyre vuajnë nga problem kronike shëndetësore, si hipertensioni, hipotensioni, problem metabolike si tiroidet dhe diabeti. Dje në urgjencën e spitalit të Ballshit erdhi një zonjë me tension 200 të milimetrit të zhivës. Ajo vazhdon të jetë këtu. Kjo gjë është e papranueshme nga ana mjekësore”, tha mjekja.

Ditën e djeshme, pas 18 ditësh në grevë urie, 10 naftëtarë të Ballshit u zëvendësuan nga punonjëset e kësaj rafinerie. Ndërkohë kreu i sindikatës Sokol Dautaj dha detaje nga takimi i djeshëm mes tyre dhe përfaqësues të kompanisë së uzinës, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje. Dautaj tha se në takim u dhanë vetëm premtime boshe.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Tetor 2020, 06:58

FIER-Policia e Fierit ka arrestuar Skënder Krasniqin, pasi akuzohet se më 22 nëntor të vitit 2015 ka vrarë me mjete të forta 82-vjeçarin Nokë Likometaj. ...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin