EMRAT/ U plagosën me thikë në Burrel, këta janë dy vëllezërit që u dërguan me urgjencë te Trau...
Bota
RAPORTI! KE ‘pozitive’ për integrimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Borrell: Koha t’i ofrojmë rajonit p
10 Maj 2021, 11:23Nga DOSJA
BRUKSEL– Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Bruksel për të diskutuar në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ishte Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili ka deklaruar i pari se situata në Ballkanin Perëndimor është një nga temat më të rëndësishme që do të diskutohej.
“Duam të kemi një pasqyrë të re të situatës në Ballkanin Perëndimor dhe të shohim se si mund të përfshihemi më shumë në rajon,”– tha Borrell.
Borrel theksoi gjithashtu rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në, duke shtuar se gjatë takimit do të diskutohen mënyrat “për t’i ofruar rajonit një perspektivë më të mirë dhe më të fortë evropiane”. Borrell njoftoi se do të diskutojë ndryshimet klimatike dhe bashkëpunimin me SHBA-së në këtë fushë, si dhe marrëdhëniet me Rusinë, situatën në Liban dhe shtyrjen e zgjedhjeve palestineze të planifikuara për 22 maj.
Gjithashtu në këto mbledhje e takime pritej që të merrej një vendim për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut përsa i përket procedurave për integrimin në Bashkimin Europian. Maqedonia e Veriut vijon të ketë mosmarrëveshje me Bullgarinë për çështjet historike, dhe mund të cënojë Shqipërinë, por gjithsesi vendimi përfundimtar për negociatat i takon Këshillit Europian.
Pas takimit, kanë ardhur edhe reagimet nga të gjitha palët, përfshirë dhe komisionerët që kanë marrë pjesë në takim. Këshilli i Bashkimit Europian ka dalë me një document të plotë pas mbledhjes dhe ka sugjeruar vijimin sa më shpejt të procesit të pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Në raport theksohet se është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shkojnë përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në të dy vendet. Komisioneri për Zgjerimin e Europës Oliver Varhelyi ka publikuar një foto pas takimit me ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së. Në një status në rrjetet sociale, Varhelyi shkruan se në takim u konfirmua se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin.
Ndërsa raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur se hijet e nacionalizmit vazhdojnë që të pengojnë bashkëpunimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ajo ka shkruar se i kanë dërguar një letër kancelares gjermane në mënyrë që të përfshihen në përparimin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Maqedonia e Veriut nuk do të diskutojë me Bullgarinë mbi gjuhën dhe identitetin maqedonas. Këtë e ka bërë të ditur, Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev gjatë konferencës së përbashkët që mbajti me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe komisionerin e BE-së për fqinjësi, Oliver Varhelyi, pas takimit në Bruksel. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet më shumë politikisht dhe strategjikisht në Ballkanin Perëndimor.
Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen përsëri të martën në formatin “Çështje të Përgjithshme”, kurse krerët e shteteve ose qeverive do të diskutojnë në qershor se si të integrojnë marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor në prioritetet strategjike të BE-së.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË- Një grua nga Prishtina ka raportuar ditën e djeshme në Polici se ish-burri i saj i ka lënduar gishtin e dorës me derën e shtëpisë. Gruaja ishte nd...
GJILAN- Djali i familjarëve nga Gjilani Haki Haiti, që u helmuan në Durrës nga kërpudhat ka treguar versionin e tij të ngjarjes. I ftuar në emisionin “Shqipëria...
BRUKSEL– Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ndodhet në Bruksel ku pas takimit me Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, dhe komisionerin e BE-së për fqinjës...
BRUKSEL- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon është shprehur se hijet e nacionalizmit vazhdojnë që të pengojnë bashkëpunimin mes BE...
ITALI– Një shtetas shqiptar që banon në Istrana të Italisë është përgjegjës për aksidentin rrugor tragjik që i kushtoi jetën të shtunën vonë pasdite, Luci...
MALAJZI- Ndryshe nga vendet e tjera Malajzia është vendi që pritet të hyjë në karantin totale. Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri i vendi Tan Sri Muhyiddi...
BRUKSEL- Maqedonia e Veriut nuk do të diskutojë me Bullgarinë mbi gjuhën dhe identitetin maqedonas. Këtë e ka bërë të ditur, Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ...
KOSOVË– Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, thotë se hijet e nacionalizmit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin në Ball...
KROACI– Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të angazhohet më shumë politikisht dhe strategjikisht në Ballkanin Pe...