LIVE UPDATES
Aktualitet

STUDIMI/ Merr fund dilema e koronavirusit: Covid-19 nuk doli nga asnjë laborator

18 Mars 2020, 13:27 Nga DOSJA
STUDIMI/ Merr fund dilema e koronavirusit: Covid-19 nuk doli nga asnjë

TIRANË– COVID-19 nuk është krijuar dhe madje, as është manipuluar në laborator. Ky është pwrfundimi i hulumtimit të botuar dje në revistën prestigjoze “Nature Medicine”, me titull: “Origjina fillestare e SARS-CoV-2” me autorë Kristian G. Andersen et al., i cili mund të na bëjë të zgjidhim disa nga pikëpyetjet tona në lidhje me këtë virus që po mban peng një botë të tërë. Studiuesit në këtë përmbledhje nga analiza krahasuese gjenomike e 7 llojeve të njohura coronavirusesh që infektojnë njeriun, SARS-CoV, MERS-CoV, SARS-CoV-2, HKU1, NL63, OC43 dhe 229E, kanë arritur në përfundimin se SARS-CoV-2 (COVID-19) nuk është një virus i ndërtuar në laborator e as një virus i manipuluar me qëllim.

Në bazë të të dhënave gjenetike strukturore dhe biokimike ky virus lidhet me receptorin membranor njerëzor ACE2. Zona proteinike e mbështjellës virusale (RBD) që lidhet me këtë receptor paraqet dhe pjesën më variable të gjenomës së Coronavirusit (Figura 1.a). Kjo zonë proteinike ka një afinitet të lartë lidhjeje me receptorin ACE2 të njerëzve, nuselalës, maceve dhe specieve të tjera që përmbajnë këtë lloj receptori. Ndërsa analizat sugjerojnë që SARS-CoV-2 mund të lidhë ACE2 njerëzore me një aftësi të madhe, analizat matematikore parashikojnë që bashkëveprimi nuk është ideal dhe se sekuenca lidhëse me receptorin është e ndryshme nga ato të paraqitura në më parë për virusin SARS. Kështu që, lidhja me prirje të lartë e proteinës të SARS-CoV-2 për ACE2 të njeriut ka shumë të ngjarë të jetë si rezultat i përshtatjes natyrore me një receptor ACE2 njerëzor që ka çuar në një zgjidhje tjetër optimale lidhëse për virusin, transmeton abcnews.al. Kjo është një provë e fortë që SARS-CoV-2 nuk është produkt i manipulimit të qëllimshëm.

Karakteristika e dytë e virusit COVID-19 është një zonë S1-S2 polibazike (Figura 2.b) në proteinën e mbështjellës virusale, e cila ka një rol përcaktues në infektivitetin viral dhe spektrin e bujtarëve që infekton.
Teoritë e origjinës së virusit
Është e pamundur që SARS-CoV-2 të ketë dalë përmes manipulimit laboratorik të një koronavirusi të ngjashëm me SARS-CoV të mëparshëm. Siç u përmend më lart, zona lidhëse (RBD) e SARS-CoV-2 është optimizuar për t’u lidhur me ACE2 njerëzore me një zgjidhje efikase të ndryshme nga ato të ndodhura më parë.

Për më tepër, nëse do të ishte kryer manipulim gjenetik, një nga sistemet e kundërta gjenetike të disponueshme për betakoronaviruset do të ishte përdorur. Sidoqoftë, të dhënat gjenetike tregojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se SARS-CoV-2 nuk rrjedh nga ndonjë mostër gjenetike e përdorur më parë e virusit. Studiuesit kanë propozuar dy skenarë që mund të shpjegojnë me siguri origjinën e SARS-CoV-2: (i) përshtatjen natyrore në një kafshë bujtare para transferimit në njerëz (zoonotik); dhe (ii) përshtatja natyrore tek njerëzit pas transferimit zoonotik. Ekziston dhe mundësia e përshtatjes përgjatë transmetimit që të ketë dhënë SARS-CoV-2. Meqenëse shumë raste të hershme të COVID-19 ishin të lidhura me tregun Huanan në Wuhan, është e mundur që një burim kafshësh të ishte i pranishëm në këtë vend. Duke pasur parasysh ngjashmërinë e SARS-CoV-2 me koronaviruset e ngjashme të mëparshme SARS-CoV, ka të ngjarë që lakuriqët të shërbejnë si bujtarë rezervuarë për paraardhësin e tij. Pwr shembull, virusi RaTG13, i izoluar nga një lakuriq nate Rhinolophus affinis, është 96% identik në përgjithësi me SARS-CoV-2, por ndryshon në proteinën lidhëse (RBD), gjë që sugjeron se ky virus nuk mund të lidhet në mënyrë efikase me ACE2 njerëzore (Fig. 1a).

Pangolinat Malajziane (Manis javanica) të importuara në mënyrë të paligjshme në provincën Guangdong përmbajnë koronaviruse të ngjashme me SARS-CoV-2. Edhe pse virusi RaTG13 mbetet më i afërti me SARS-CoV-2 në të gjithë gjenomin, disa koronaviruse pangoline shfaqin ngjashmëri të fortë me SARS-CoV-2 në proteinën lidhëse RBD, duke përfshirë të gjashtë mbetjet kryesore RBD (Fig. 1). Kjo gjë tregon qartë se proteina e kurorës së SARS-CoV-2 e optimizuar për t’u lidhur me ACE2 të ngjashëm me atë të njerëzve është rezultat i seleksionimit natyror.

As betakoronaviruset e lakuriqëve të natës dhe as betakoronaviruset pangolin të ekzaminuar deri më tani nuk kanë ngjashmëri me zonën S1-S2 polibazike të SARS-CoV-2. Megjithëse nuk është identifikuar ndonjë koronavirus i kafshëve që është paraardhës i drejtpërdrejtë i SARS-CoV-2 (COVID-19), shumëllojshmëria e koronaviruseve në lakuriqë dhe specie të tjera është vlerësuar masivisht. Mutacionet, insercionet dhe fshirjet gjenetike mund të ndodhin pranë zonës S1-S2 të koronaviruseve, gjë që tregon se kjo zonë mund të lindë nga një proces natyror përshtatjeje. Që një virus pararendës të përvetësojë si vendin e ndarjes S1-S2, gjithashtu edhe mutacionet në proteinën e mbështjellës të përshtatshme për t’u lidhur me receptorin ACE2 njerëzor, një grup kafshësh bujtare do të duhet të ketë një densitet të lartë të popullsisë (për të lejuar që seleksionimi natyror të vazhdojë në mënyrë efikase) dhe një zonë gjenetike për ACE2 që është e ngjashme me atë njerëzore. Autorët theksojnë gjithashtu se është e mundur që një paraardhës i SARS-CoV-2 te njerëzit, të ketë përvetësuar tiparet gjenomike të përshkruara më lart përmes përshtatjes gjatë transmetimit nga njeriu në njeri. Pasi të jenë fituar, këto përshtatje do t’i mundësonin virusit të infektonte një grup të madh rastesh për të çuar deri në katë nivel pandemie.

Të gjitha gjenomat SARS-CoV-2 të sekuencuara deri më tani kanë veçoritë gjenomike të përshkruara më lart dhe rrjedhimisht rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët që i kishte ato gjithashtu.Prania në pangolina të një zone RBD shumë të ngjashme me atë të SARS-CoV-2 do të thotë se mund të konstatohet se kjo ishte ndoshta edhe në virusin që u transmetua tek njerëzit. Kjo çon në mendimin se përshtatja e zonës S1-S2 të ketë ndodhur gjatë transmetimit nga njeriu te njeriu.

Kërkimet themelore që përfshijnë kalimin e koronaviruseve të ngjashme me SARS-CoV në kulturën qelizore dhe/ose më pas në kafshë kanë ekzistuar për shumë vite në laboratorët e nivelit të biosigurisë 2 në të gjithë botën, dhe ka raste të dokumentuara të incidenteve laboratorike të virust paraardhës SARS-CoV. Prandaj, duhet të shqyrtohet dhe mundësia e një lëshimi të paqëllimshëm laboratorik të SARS-CoV-2 (COVID-19). Teorikisht, është e mundur që SARS-CoV-2 të fitojë mutacione në zonën lidhëse RBD (Fig. 1a) gjatë përshtatjes në kalimin në kulturat qelizore, siç është vërejtur në studimet e SARS-CoV.

Sidoqoftë, gjetja e koronavirusëve të ngjashëm me SARS-CoV-2 nga pangolinat me RBDs pothuajse identike, ofron një shpjegim shumë më të fortë dhe më domethënës se si SARS-CoV- 2 mund ti ketë fituar këto përmes rekombinimit ose mutacionit.

Përvetësimi i të dy zonave me anë të mutacioneve ose përshtatjes argumenton kundër skenarëve të bazuar në manipulimin laboratorik.

Për më tepër, një hipotezë se SARS-CoV-2 e ka origjinën nga kulturat e manipuluara qelizore ose kafshëve laboratorike do të kërkonte izolimin paraprak të një virusi paraardhës me ngjashmëri gjenetike shumë të lartë, i cili nuk është gjetur akoma. Gjenerimi i mëvonshëm i një vendi S1-S2 do të kërkonte atëherë kalim të përsëritur në kultura qelizore ose kafshë laboratorike me receptorë ACE2 të ngjashëm me ato të njerëzve, por një punë e tillë gjithashtu nuk është përshkruar më parë.

Në fund të fundit, gjenerimi i një zone me afinitet të lartë lidhës nuk ka të ngjarë të ketë ndodhur në kultura qelizore, pasi metodika të tilla kërkojnë përfshirjen e sistemit imunitar. Autorët kanë arritur në përfundimin se megjithëse dëshmitë tregojnë se SARS-CoV-2 nuk është një virus i manipuluar me qëllim, aktualisht është e pamundur të provosh ose kundërshtosh me siguri të plotë teoritë e tjera të origjinës së tij të përshkruara. Ata mendojnë se, duke qenë se kemi vërejtur të gjitha tiparet e dukshme të SARS-CoV-2 ose i njohur si COVID-19, duke përfshirë edhe zonën lidhëse RBD dhe ndarjen S1-S2 në koronaviruset e tjera të lidhura me këtë virus, nuk besojmë se çdo lloj skenari i bazuar në përpunim të qëllimtë laboratorik është i besueshëm.

Përshtati në shqip: Dr. Eldores Sula, Biolog Molekular

Marrë nga AbcNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi koronavirusi ne bote koronavirusi koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Mars 2020, 12:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve të mëdha, që të ndajnë përgjegjësinë e tyre përballë të gjithë punonjësve që kërko...

Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë